NJE SHTEPI E RE PER “BIJTE E SHQIPES”

NJË SHTËPI E RE PËR “BIJTË E SHQIPES”
Ka kohë që në rrethe të ngushta të anëtarëve të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia bisedohet për nevojën e një godine tjetër më të madhe për nevojat e saj. Kjo jo thjeshtë si një trill, por si një nevojë logjike e përmirësimit të kushteve për nxënësit e Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”, për mjedise të veçanta për secilën klasë, për më shumë hapsirë për veprimtaritë social – kulturore etj. Ishin bërë edhe disa përpjekje për gjetjen e ndonjë godine të përshtatshme, ishin hedhur edhe hapat e para për mbledhjen e fondeve nga një grup anëtarësh të shoqatës… dhe kaq.
Kështu derisa në këshillin e shoqatës erdhi një tjetër propozim konkret  për një godinë që plotësonte më së miri nevojat që ishin prej kohësh në rend të ditës në 332 Willits Rd. në Northeast të Filadelfias, zonë ku jeton një pjesa e madhe e komunitetit shqiptar në këtë qytet.
Për të siguruar shumën e nevojshme kërkohet mbështetja e gjithë bashkatdhetarëve dhe bizneseve të këtij komuniteti. Për këtë qëllim ditën e dielë, më 7Janar, në qëndrën kulturore të shoqatës u mblodhën së bashku këshilli drejtues i shoqatës, një grup biznesmenësh dhe veprimtarë të shoqatës për të diskutuar për mundësitë dhe rrugët që duheshin ndjekur për realizimin e objektivit. Ishte përgatitur për këtë qëllim një stend me foto të godinës dhe mjediseve për rreth saj nga sekretari i shoqatës  Vlashi Fili, blloqet e sekretuar për mbledhjen e fondeve, etj.
Pasi kryetari  këshillit drejtues të shoqatës, zoti Tajar Domi u uroi mirëseardhjen të pranishmëve, më tej paraqiti një pasqyrë të kushteve aktuale të punës në shoqatë dhe objektivit ku synojme të arrijmë së bashku. Mbas një njoftimi sqarues nga z. Vlashi Fili, nëpërmjet fotove të godinës, që ai kishte përgatitur, fjalën e morën biznesmenë dhe veprimtarë të komunitetit si Bastri Bajo, Petraq Budo, Petrit Zanaj, Elmaz Xhemali Kalosh Kupa, Kiço Kokthi, Muhamet Bici, Ruzhdi Kotarja, Ruzhdi Karaj, Bashkim Bërdufi, Eqerem Murataj, Sadik Elshani, autori i këtij shkrimi si dhe zoti Ben Risilia, dhuruesi i shumës prej 64 mijë dollarësh me të cilën u ble, para 13 vitesh godina që kemi sot. Ajo që përshkoi të gjitha diskutimet ishte optimizmi dhe propozimi për rrugët më efektive për arritjen e rezultatit. Nuk munguan edhe dhurimet e para të shumave nga biznesmenë dhe veprimtarë të komunitetit. I pari ishte vetë kryetari i këshillit drejtues të shoqatës zoti Tajar Domi që njoftoi se dhuronte një çek me  1000 dollarë, pastaj edhe të tjerë me shuma të ndryshme. Në fund të shkrimit do të japim listën e dhurusve të parë, menjëherë mbas mbledhjes.
Takimi vlerësoi si një rrugë më rezultative propozimin e biznesmenit Ruzhdi Kotarja për organizimin e një mbrëmje për grumbillimin e fondeve.
Ndërkohë Këshilli Drejtues i shoqatës po punon për hapjen e llogarive bankare si GO FOND etj. ku do të përfshihen të gjithe bashkatdhetarët, mbështetës të mbrothësisë së çdo komuniteti, kudo që janë.
Ishte me të vërtetë një atmosferë e ngrohtë dhe vëllazerore, mjaft optimiste. Nga zemra të buronte urimi: Kështu qofshim  të bashkuar dhe me dashuri, deri në fund !
Llazar Vero
Filadelfia, 08 Janar 2018
Dt. 07 Janar 2018

1-Haki Çollaku……………………..$ 2.000
2-Jakup Domi………………………$ 1.500
3-Bujar Çela……………………..…$ 1.200
4-Idajet Ago………………………..$ 1.000
5-Bastri Bahja…………………   …$ 1.000
6-Tajar Domi………………………$ 1.000
7-Dritan Matraku…………………..$ 1.000
8-Artan Fili…………………………$    500
9-Elian Zanaj………………………$    200
10-Vlashi Fili………………………$   100
11-Sami Zaimaj……………………..$   100
12-Elmaz Xhemali………………….$    100