Statuti

BijteeShqipes

Sipas ligjeve në Pennsylvania – U.S.A.

Rishikuar në vitin 2010 dhe miratuar në mbledhjen e përgjithëshme të shoqats më datën 23 Prill 2011 dhe 26 Prill 2014

*****

ARTIKULLI I
EMRI DHE MOTOJA

Neni 1 – Emeri i kësaj shoqates është: Shoqata Atdhetare-Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”.

Neni 2 -Motoja e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” është: Të kujdeset, të inkurajojë dhe të ngrejë lartë trashëgiminë, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

ARTIKULLI II

OBJEKTIVAT

Objektivat e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” janë:

  1. a. Të kujdeset, të inkurajojë dhe të ngrejë lartë trashëgiminë, gjuhën dhe kulturën shqiptare, të mbajë gjallë dashurinë për Shqipërinë dhe atdheun tonë të dytë SH.B.A.
  2. b. Të bashkojë shqiptarët e Filadelfias (PA), të zonave për rreth, pa përjashtuar qytetet e tjera të SH.B.A.-së, pa dallim krahine,  feje apo ideje. Ndalohen veprimtaritë me karakter politik, fetar, racist, terrorist, përçarës, dhe çdo veprimtari tjetër që cënon imazhin dhe qëllimin e shoqatës “Bijtë e shqipes”.
  3. c. Të forcoje dashurinë, respektin dhe shpirtin e ndihmës e të sakrificës për njëri tjetrin.
  4. Të ruaje dhe të forcoje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me organizatat e tjera shqiptare në SH.B.A. dhe gjetkë.
  5. e. Të ruaje një jetë të gjallë shoqërore, kulturore, artistike dhe sportive në gjirin e komunitetit shqiptar.
  6. f. Të ruajë dhe të forcoje marrëdhëniet midis brezave të ndryshëm të emigracionit shqiptar. Të ngrejë larte punën vetëmohuese dhe traditat e mira të të parëve tanë, emrin e mirë që ata kanë krijuar me punën, sjelljen dhe qytetarinë e tyre dhe t’i çojë ato përpara. Me krenari të manifestohet identiteti ynë kombëtar dhe të veprohet në pajtim me kulturën dhe rregullat e shoqatës “Bijtë e Shqipes” në ngjarjet publike dhe private.

 

ARTIKULLI III

ANETARESIMI

Neni 1 – Do të jetë anëtar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe që plotëson këto kushte:

  1.      a. Ai/Ajo që pranon dhe zbaton statutin e shoqatës.
  2.      b. Ai/Ajo që paguan regullisht kuotën e caktuar për anëtarësim.
  3.  c. Ai/Ajo që ka moral të mirë dhe respekton ligjet e vendit ku banon.

Neni 2 – Çdo anëtar duhet të pajiset dhe të mbajë kartën e anëtarësimit të nënëshkruar nga kryetari dhe sekretari i shoqatës.

Neni 3 – Shoqata “Bijtë e Shqipes” do të ketë anëtare aktive, anëtarë nderi dhe anëtarë të   përjetshëm

A–Anëtarësimi aktiv. Çdo person që përmbush kushtet e vendosura në Artikullin III, Nenin 1, mund të regjistrohet si anëtar aktiv i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

  1.           1. Ai/Ajo të mbajë larte emrin e kombit shqiptar.
  2.           2. Ai/Ajo duhet të jetë veprues në jetën e shoqatës, të marrë pjesë në veprimtaritë që organizon shoqata, të kryej
    detyrat që i ngarkon Këshilli  Drejtues dhe të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve që mund të dalin në jetën e shoqatës.
  3.          3. Anëtarësimi në shoqatë është çift, pra për të dy bashkëshortët nën një pagesë kuote.

B–Anëtarësimi i nderit.
Çdo person që është dalluar për dashurinë dhe respektin që ka për shqiptarët dhe Shqipërinë,që punon dhe kontribuon për  përparimin e komunitetit shqiptar mund të zgjidhet si ANETAR NDERI në Shoqatën “Bijtë e Shqipes” me votën e këshillit drejtues. Anëtari i Nderit nuk ka të drejtë të zgjidhet ose të votoje.

C–Anëtarësimi i Përjetshëm.
Çdo anëtari që ka qënë aktiv për më shumë se 20 vjet mund t’i jepet Anëtarësimi I Përjetshëm në Shoqatën “Bijtë e Shqipes” dhe duhet të çlirohet nga detyrimi i kuotizacionit.  Anëtari i Përjetshëm gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrat si të gjithë anëtarët aktiv  të kësaj shoqate.

Neni 4 – Përjashtimi nga anëtarësimi
        a-Çdo anëtar që nuk përmbush detyrimet sipas pikave a,b,c, të nenit 1 në artikullin III, humbet të drejtën e anëtarësimit të
mëtejshëm në Shoqatën “Bijtë e Shqipes”.
         b. Përjashtimi nga shoqata bëhet pa kushte.
c. Të përjashtuarit nga shoqata nuk kanë të drejtën e kthimit të kuotave apo ndonjë fondi tjetër që mund t’i kenë
dhuruar shoqatës.

Neni 5 – Të ardhurat.
                a. Të ardhurat në shoqatë krijohen nga kuotat e anëtarëve dhe formave të tjera të ligjëshme.
b. Shoqata është e hapur për të gjithë ata që duan të bëjnë dhuratë në të holla, pa përjashtuar këtu edhe dhuratat
në objekte materiale.
c. Të ardhurat në të holla pranohen në të tre format: kesh, urdher-pages ( mani order ) dhe çek të adresuara per
“Bijtë e Shqipes”.
d. Të ardhurat futen në arkën e shoqatës me dokument të rregullt në dy kopje, një prej të cilave ruhet në financën
e shoqatës dhe tjetra i jepet paguesit.
e. Për efekt pagese të kuotave, viti fiskal i shoqatës fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor të çdo viti.
f. Kuota vjetore për çdo anëtar që është në marrëdhënie pune është $ 50.00.
g. Për pensionistët, të papunët dhe studentët kuota vjetore është ½ e kuotës së anëtarëve në marrëdhënie pune
d.m.th. $ 25.00
h. Kuota për anëtarët e rinj, vitin e parë është $ 55.00 mbasi $ 5.00 është pagesa për kartën e anëtarësimit.
i.  Shoqata “Bijtë e Shqipes”, sipas nevojës,mund të ndryshoje vlerën e kuotës vjetore. Ky ndryshim bëhet vetëm nga
organi më i lartë i shoqatës, mbledhja e përgjithëshme, me më shumë se 50 % të votave të anëtarëve të pranishëm
në mbledhje.

ARTIKULLI   IV

  1.                Libri Robert’s Revised Rules of Order, bashkëkohor dhe i rishikuar, si tani dhe në të ardhmen do të jetë autoriteti referues për të gjitha problemet e proçedurës që nuk janë trajtuar në këtë statut, ose nga rregullat specifike të proçedurës dhe rregullat e miratuara nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”.
  2. ARTIKULLI V
     ORGANI DREJTUES
    Neni 1 – Organi më i lartë drejtues dhe legjislativ i shoqatës është Mbledhja e Përgjithëshme e shoqatës, që mblidhet në afatinkohor të përcaktuar në këtë statut.
    Neni 2 – Organi drejtues midis dy mbledhjeve të shoqatës është Këshilli Drejtues i shoqatës i zgjedhur nga mbledhja epërgjithëshme e shoqatës me votim të fshehtë.
    Neni 3 – Këshilli Drejtues i shoqatës, sipas vendimit në mbledhjen e përgjithëshme të shoqatës, mund të përbëhet nga 9-15anëtarë. Në mbledhjen e tij të parë Këshilli Drejtues zgjedh kryetarin e tij. Ky i fundit zgjedh dhe i njofton  Këshillit            Drejtues

    • N/Kryetar i parë
    • N/Kryetar i dytë
    • Sekretari

    Neni 4 – Të drejtat dhe detyrat e Këshillit Drejtues.
           A – Detyrat e Këshillit Drejtues.
    a. Të zbatoje me përpikmëri normat e statutit të shoqatës të aprovuara nga mbledhja e përgjithëshme e shoqatës
    b. Të rendise dhe të zbatoje të gjitha vendimet e dala nga mbledhja e përgjithëshme e shoqatës
    c. Të organizoje të gjitha veprimtaritë e shoqatës. Organizimi i këtyre veprimtarive si dhe vet veprimtaritë e shoqatës të jenë
    konform ligjeve dhe normave të shtetit Amerikan.
    d. Të ngrejë komisionet e nevojshme për jetën e shoqatës.
    e. Nëpërmjet sektorit të financës të mbajë nën kontroll dhe të administroje punën dhe fondet e shoqatës konform këtij
    statuti. Nuk duhet të lejoje që shoqata të pësoje defiçit financiar.
    B – Të drejtat e Këshillit Drejtues.
    a. Të propozojë individë të shquar për veprimtarinë e tyre në të mirë të shoqatës, të komunitetit shqiptar e të Kombit
    Shqiptar, si anëtarë nderi të shoqatës, apo edhe vlerësime të tjera që mund të krijohen në vazhdim të jetës së
    shoqatës.
    b. Të ushtroje kontroll dhe të mbikqyrë të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, komisioneve dhe drejtuesëve në punën e tyre. Në rast se vëren shkelje të statutit dhe rregullave të shoqatës, të propozoje, nëpërmjet kryetarit, shkarkimin e shkelësve. Vendimi për shkarkim merret me votat e 50%+1 të anëtarëve të Këshillit Drejtues të pranishëm në mbledhje, mbasi janë bërë verifikimet dhe dëgjimet e duhura.
    c-Të miratoje, ndryshoje ose heqi apo shtoje nene, me qëllim përmirësimin e punës së shoqatës. Çdo nen i hequr, ndryshuar, apo shtuar nga Këshilli Drejtues është i përkohshëm deri në mbledhjen e përgjithëshme të shoqatës ku vendoset përfundimisht për ndryshimin në fjalë.

  1.    d. Kontrollon dhe verifikon të gjithe regjistrat e llogarisë së shoqatës që mbahen nga arkëtari. Në përfundim përpilon proçes- verbalin e kontrollit që firmoset nga kryetari, n/kryetari, sekretari dhe arkëtari.
  1.        C – Të përgjithëshme.
    1. a. Këshilli Drejtues i shoqatës duhet të mblidhet jo më pak se katër herë në vit.
      b. Në mbledhjet e zakonshme Këshilli Drejtues aprovon veprimtaritë midis dy mbledhjeve dhe përcakton masat deri në

    mbledhjen e ardhëshme.

    1.    c. Vendimet e Këshillit Drejtues merren me votat e 50 % + 1 të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
    2.     d. Mbledhjet e Këshillit Drejtues janë të rregullta kur në të marrin pjesë mbi 50 % të anëtarëve. kufizim i përgjegjësisë ka për qëllim t’i japë te drejtën cilitdo drejtues për mbrojtjen  maksimale nga përgjegjësia personale, që lejohet nga neni 15 Pa. C.S.A. # 5713, si edhe të çdo ligji tjetër aplikues ose rregullues, që është në    fuqi ose i fuqizuar më pas

      .Neni 5 – Afati i detyrës.

      1. a. Këshilli Drejtues zgjidhet nga mbledhja e përgjithëshme e shoqatës një herë në dy vjet.
      2. b. Afati i detyrës së kryetarit të shoqatës i përcaktuar në artikullin V, neni 3, do të jetë 2 vjet. Më pas, në vazhdim,

      kryetari mund të zgjidhet edhe për një afat më tepër.

      1. c. Kryetari i shoqatës që ka drejtuar për dy afate, mbas një ndërprerje 2 vjeçare, mund të propozohet për t’u zgjedhur

      përsëri kur shihet e arsyshme nga shoqata dhe Këshilli Drejtues se puna e tij është për përparimin e shoqatës.

      Rizgjedhja ka fuqinë e pikës “b” të po këtij neni.

      1. d. Anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues mund të zgjidhen pa kufizim afati.

             e.Kryetari që ka përfunduar afatet e drejtimit ka të drejtën e zgjedhjes si të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit  Drejtues të

      përcaktuar në pikën “d” të këtij neni.

      1. f. Në rast se vendi i kryetarit ngelet bosh, zv/kryetari i parë e zëvendëson atë për afatin e ngelur deri në mbledhjen e

      përgjithëshme të shoqatës kur bëhen zgjedhjet e reja.

      1. g. Në rast vdekje, dorëheqjes apo shkarkimit nga detyra të ndonjë drejtuesi, përveç kryetarit vetë, kryetari duhet të

      zgjedhë një anëtar që të shërbeje në pjesën e mbetur, deri në zgjedhjet e reja.

      Neni 6 – Mbledhjet

    1. a. Mbledhja e përgjithëshme e shoqatës bëhet një herë në vit.
    2. b. Data e mbledhjes së përgjithëshme caktohet nga Këshilli Drejtues i shoqatës brenda afatit kohor të vitit, dhe duhet të

    jetë deri në muajin prill të vitit pasardhës.

    1. c. Këshilli Drejtues mund të thërrasë një mbledhje të posaçme të shoqatës me kusht që në këtë mbledhje të jenë të pranishëm 50 % + 1 anëtar të shoqatës.
    2. d. Mbledhja e posaçme e shoqatës thirret në rast se vendimi i Këshillit Drejtues është marrë me më tepër se 50 % e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues.
    3. e. Këshilli Drejtues mund të mblidhet në mbledhje të posaçme në rast se këtë e shikon të arsyeshme kryetari.
    4. f. Vendimet e mbledhjes së përgjithëshme të shoqatës janë në fuqi kur miratohen me më shumë se 50 % të anëtarëve

    prezent në mbledhje.

 

Neni 7 – Kompesimi

  1. a. Gjithë jeta e shoqatës është ndërtuar në baza vullnetare.
  2. b. Të gjithë drejtuesit, duke përfshirë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe të komisioneve duhet të shërbejnë pa kompesim.
  3. c. Këshilli Drejtues duhet të ketë fuqinë të rikthejë shpenzimet e anëtarëve të kryesisë dhe të komisioneve për shpenzimet administrative dhe shpenzimet për veprimtaritë e shoqatës, kur këto shpenzime janë aprovuar nga Këshilli Drejtues i shoqatës apo nga kryetari në raste të jashtëzakonëshme.
  4. d. Shpenzimet e bëra duhet të justifikohen me faturat përkatëse. Pagesa bëhet me dokument të regullt.
  5. e. Në rast të mungesës së faturave, për raste të jashtëzakonëshme, të hollat kthehen në bazë të një proçes verbali që duhet të jetë firmosur nga kryetari, sekretari dhe anëtari i kryesisë që ka bërë shpenzimin.

Neni 8 – Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve drejtues.

Kryetari

  1. a. Kryetari zgjidhet nga mbledhja e parë e Këshillit Drejtues, me votim të fshehtë dhe me jo më pak se dy kandidatë.
  2. b. Çdo anëtar ka të drejtë të zgjidhet kryetar, mbështetur në artikullin V, neni 3, si dhe artikulli V, neni 5, pika “b” dhe “c”.
  3. c. Kryetari duhet të jetë nënështetas amerikan apo banor i përhershëm, dhe të flase rrjedhshëm të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht.
  4. d. Kryetari ka për detyrë të raportoje veprimtarinë e tij dhe te Këshillit Drejtues në mbledhjen e përgjithëshme të shoqatës.
  5. e. Si kryetar ekzekutiv i shoqatës duhet të drejtojë me dinjitet të gjitha veprimtaritë që zhvillon shoqata.
  6. f. Ka të drejtë të thërrasë e të drejtoje të gjitha mbledhjet e zakonëshme dhe ato jashtë radhe të Këshillit Drejtues.
  7. g. Ka të drejtë të marrë çdo lloj vendimi për ngjarjet e çastit kur ato nuk bien ndesh me statutin e shoqatës.Këtë vendim duhet ta raportoje për aprovim në mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues.
  8. h. Nënëshkruan të gjitha dokumentat zyrtare të shoqatës.
  9.      i. Ka të drejtë të mbikqyrë veprimtarinë financiare të shoqatës dhe duhet të jetë bashkënënshkrues i të gjitha çeqeve.
  10. j. Tërheq fonde ose bën transferta bankare për shumat e nevojshme që duhen në jetën e shoqatës. Për shuma mbi $ 3000 duhet miratimi i Këshillit Drejtues.

N/Kryetarët

  1. a. Nënëkryetarët njoftohen në mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues nga kryetari i sapozgjedhur mbasi ky, i ka përcaktuar ata qysh më pare. Për këtë përcaktim ai mund të këshillohet ose jo me cilindo anëtar të Këshillit Drejtues.
  2. b. N/kryetarët kanë për detyrë, në fushën e vet, të zbatojnë detyrat e caktuara nga Këshilli Drejtues për gjallërimin e jetës së shoqatës dhe të ndihmojnë kryetarin në punën e tij.
  3. Në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues përgatisin plan – programet për veprimtaritë e shoqatës dhe pas aprovimit ndjekin zbatimin e tyre.
  4. d. Në mungesë të kryetarit përfaqësojnë shoqatën në të gjitha veprimtaritë e saj.

N/kryetari i parë

  1. a. Mbulon veprimtarinë në fushën që i cakton Këshilli Drejtues me propozim të kryetarit.
  2. b. Eshtë ndihmësi i parë i kryetarit gjatë jetës së shoqatës.
  3. c. Në mungesë të kryetarit drejton mbledhjet e Këshillit Drejtues të shoqatës.
  4. d. Në pamundësi të punës (sëmundje, vdekje, largim nga Sh.B.A.) të kryetarit zgjidhet nga Këshilli Drejtues me detyrën e “Kryetarit zëvendësues”.

N/kryetari i dytë

  1. a. Si edhe n/kryetari i parë, ndihmon kryetarin në jetën e përditëshme të shoqatës.
  2. b. Mbikqyr veprimtaritë e komisioneve të shoqatës.
  3. c. Në rast se n/kryetari i parë caktohet si “Kryetar zëvendësues” n/kryetari i dytë zëvendëson n/ kryetarin e parë. Në këtë rast Këshilli Drejtues mund të zgjedhë ose jo, një tjetër në postin e n/kryetarit të dytë.

Sekretari

  1. a. Në bashkëpunim me kryetarin dhe n/kryetarët duhet të përgatisë dhe të kordinoje mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe të            shoqatës.
  2. b. Mban protokollin e mbledhjeve të Këshillit Drejtues dhe ato të përgjithëshme të shoqatës, të cilat i mbyll me nënëshkrimin e tij.
  3. c. Bën regjistrimin e të dhënave të anëtarëve të rinj në bazë të fletës së anëtarësimit që plotësojnë anëtarët.
  4. d. Pajis të gjithë anëtarët e rinj me dokumentat përkatëse ku përfshihen, veç të tjerave, statuti i shoqatës dhe karta e anëtarësimit.
  5. e. Mirëmban listën e anëtarëve në regjistrat e posaçëm.
  6. f. Plotëson, ruan dhe administron gjithë dokumentacionin e shoqatës dhe veprimtarive që organizon shoqata.
  7. g. Ruan vulën e shoqatës dhe e përdor atë vetëm për qëllimet e shoqatës.
  8. h. Nënëshkruan, bashkë me kryetarin, të gjitha dokumentat që lëshon shoqata për të tretët.

Arkëtari

  1. a. Arkëtari mund të jetë ose jo anëtar i Këshillit Drejtues, por detyrimisht duhet të jetë anëtar i shoqatës.
  2. b. Eshtë kujdestar i të gjitha fondeve të shoqatës ”Bijtë e Shqipes”.
  3. c. Dokumenton në regjistra të veçantë të gjitha veprimet (hyrjet dhe daljet) financiare të shoqatës.
  4. d. Përgatit fondet e depozituara (çek, mani order, kesh) me distinë të rregullt dhe me miratimin e kryetarit apo shefit të finances bën derdhjen e tyre në bankë.
  5. e. Mban në kasafortën e arkës një shumë të caktuar kesh, sipas vendimit të Këshillit Drejtues.
  6. f. Mbledh dhe regjistron kuotat e anëtarëve duke u dhënë atyre kopje të mandat arkëtimit.
  7. g. Raporton në Këshillin Drejtues të shoqatës gjëndjen financiare të shoqatës çdo tre muaj.
  8. h. Në përfundim të çdo veprimtarie të shoqatës, që veç shpenzimeve sjellin edhe të ardhura në shoqatë, bën bilancin financiar dhe ua shpërndanë anëtarëve të Keshillit Drejtues.
  9. i. Duhet të jetë pengesa kryesore për shkeljet financiare që mund të bëhen. Nuk duhet të bëjë asnjë pagesë pa dokumentin e shpenzimeve.
  10. j. Mban lidhje të ngushta me shefin e financës të shoqatës. Në rast nevoje kërkon ndihmën e tij për çd problem financiar.
  11. Neni 9 – Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të shoqatës.

    1. Çdo anëtar i shoqatës ka për detyrë të paguaje rregullisht kuotën vjetore, në të kundërt nuk gëzon të drejtën e
      b. Anëtarët e shoqatës kanë për detyrë të marrin pjesë në mbledhjet e përgjithëshme të shoqatës ku mund të thonë fjalën c. Çdo anëtar ka për detyrë të informoje shoqatën apo Këshillin Drejtues për realizimin e detyrave të ngarkuara nga
      d. Çdo anëtar ka të drejtë të kërkoje ndihmë në rast se ka vështirësi për detyrat që mund t’i ngarkohen.
      e. Çdo anëtar ka të drejtë të qartësohet për çdo problem të shoqatës, për realizimin e detyrave të shoqatës,për problemet
        1. f. Çdo anëtar i shoqatës ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Drejtues si vëzhgues dhe mund të jap
          g. Çdo anëtar i shoqatës ka të drejtë të propozoje ndryshime në statutin e shoqatës. Propozimi duhet të ndjekë rrugën financiare, për projektet që ka shoqata, etj. mendime për problemet që ngrihen në mbledhje. Mbledhjet e Këshillit Drejtues janë të hapura për cilindo anëtar të shoqatës.   caktuar në këtë statut për aprovimin e vendimeve në mbledhjet e shoqatës, parashikuar në artikullin V, neni 6, pika f

Artikulli VI

Zgjedhjet

  1. a. Zgjedhjet në Shoqatën “Bijtë e Shqipes” bëhen një herë në dy vjet.
  2. b. Mbledhja e përgjithëshme e shoqatës caktohet nga Këshilli Drejtues i shoqatës. Data e mbledhjes duhet të caktohet

gjashtëdhjetë (60) ditë më parë.

  1. c. Anëtarët e shoqatës njoftohen për mbledhjen e përgjithëshme dhe zgjedhjet jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë para

mbledhjes. Njoftimi bëhet nëpërmjet lajmërimit që vendoset në faqen elektronike të shoqatës. Deri ditën e mbledhjes

shfrytëzohen edhe rrugë të tjera për lajmërimin e anëtarëve.

  1. d. Para se të kalohet në zgjedhjet e reja, mbledhja e shoqatës zgjedh komisionin e verifikimit të votave. Në fillim

përcaktohet numëri i anëtarëve të këtij komisioni prej 3 – 5 veta dhe pastaj me votim të lirë zgjidhen anëtarët e këtij

komisioni. Komisioni cakton një prej tyre si kryetar të tij.

  1. e. Në komisionin e verifikimit të votave nuk duhet të marrin pjesë kandidatë për në Këshillin Drejtues.
  2.      f. Mbledhja e shoqatës para se të kaloje në zgjedhje, përcakton numërin e anëtarëve të Këshillit Drejtues (9 – 15 vetë por

gjithmonë numër tek).

  1. g. Propozimi për kandidatët e Këshillit Drejtues mund të bëhet nga cilido anëtar. Kjo është në fuqi edhe për anëtarët e

Këshillit Drejtues të vjetër që me fillimin e proçedurës së zgjedhjeve u ka përfunduar afati i drejtimit të shoqatës dhe

janë shfuqizuar.

  1. h. Në fletë votimet duhet të jenë shënuar një ose më shumë kandidatë mbi numërin e anëtarëve të këshillit të ri të

vendosur më parë si në pikën “f” të këtij neni.

  1. i. Votimi për kandidatët e këshillit të ri drejtues bëhet me vota të fshehta.
  2. j. Çdo anëtarë i shoqatës duhet të heqë nga lista ata që ai/ajo mendon, por duhet të lërë në listë numërin e kandidatëve që            ka vendosur mbledhja e shoqatës, në të kundërt flet – votimi quhet i pavlefshëm.
  3. k. Kandidatët për në Këshillin Drejtues kanë të drejtën e votës.
  4. l. Komisioni i numërimit të votave, mbas përfundimit të votimit, merr kutinë e votimit dhe shqyrton një për një

fletë – votimet.

  1. m. Mbas nxjerjes së rezultateve komisioni i numërimit të votave përpilon proçes verbalin përkatës të firmosur nga të

gjithë anëtarët e komisionit dhe njofton shoqatën për rezultatet e votimit.

  1. n. Fletvotimet së bashku me proçes verbalin e komisionit ruhen në arkivin e shoqatës.
  2. o. Këshilli drejtues i zgjedhur duhet të filloje menjëherë nga puna në mbledhjen e tij të parë ku zgjedh kryetarin dhe

njoftohet menjëherë pjesëtarëve në mbledhjen e shoqatës.

ARTIKULLI I VII

 KOMISIONET

Veprimtaria e shoqatës do të kryhet nëpërmjet komisioneve që do të mbulojnë fusha të ndryshme të jetës së saj, nën drejtimin e Këshillit Drejtues të shoqatës.

  1. a-Numëri i komisioneve dhe anëtarëve të tyre caktohen nga Këshilli Drejtues.

b.Kryetari i komisionit zgjidhet nga Këshilli Drejtues, ndërsa anëtarët nga kryetari i komisionit.

  1. c. Çdo kryetar komisioni duhet të paraqesë para Këshillit Drejtues planin e veprimtarisë së komisionit. Këshilli

Drejtues bën ndryshime, n.q.s. duhen dhe e aprovon atë.

  1. d. Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë të drejtën e të qënit kryetar apo anëtar i një komisioni.
  2. e. Kryetarët e komisioneve duhet të raportojnë në mbledhjen e Këshillit Drejtues për punën e tyre.
  3.   f. Këshilli Drejtues ka të drejtën e krijimit të komisioneve të reja sipas nevojave gjatë jetës së shoqatës.
  4. KOMISIONET E PERHERESHME
    1. Komisioni i veprimtarive

    Ky komision ka për detyrë të propozoje para Këshillit Drejtues, të përgatisë, të organizoje dhe të drejtoje veprimtaritë kulturore, përkujtimore dhe promovuese.

    1. Komisioni i shkollës shqipe

    Ky komision ka për detyrë të drejtoje veprimtarinë e shkollës shqipe”Gjuha jonë”, të paraqesë pranë Këshillit Drejtues masat vjetore për afrimin e fëmijëve në këtë shkollë, të punoje për të siguruar bazën materiale të nevojshme për zhvillimin normal të mësimit në të gjitha klasat e shkollës, të orientojë e të ndihmojë mësueset në ceremonitë festive që organizon shkolla gjatë vitit dhe në mbyllje të vitit mësimor, të përgatisë dhe të shpërndajë me ceremoni dëftesat e nxënësve dhe çdo dokument tjetër që u jepet nxënësve në mbyllje të vitit shkollor.

    1. Komisioni i komunikimit
    2.  Ky komision ka për detyrë të organizojë e të drejtojë të gjitha lidhjet publike të shoqatës me të tretët, të krijojë mundësinë e sigurimit të fondeve të dhuruara nga bashkia e qytetit, shoqatat dhe grupimet që bëjnë dhurata si dhe biznesmenët shqiptarë dhe amerikanë të Filadelfias dhe jashtë saj. Të krijojë dhe të mbajë lidhje me mediat e shkruara dhe vizive si dhe të krijojë mundësinë e pjesëmarrjes së këtyre mediave në disa nga veprimtaritë e shoqatës.
      1. Komisioni i gazetës së shoqatës

      Ky komision ka për detyrë të krijojë gazetën e shoqatës në format të pranueshëm për kohën, të organizojë furnizimin e vazhdushëm të gazetës me materiale të plota, të organizojë mënyrën e shpërndarjes së gazetës që ajo të ketë efektin maksimal për të cilin ajo do të dalë.

      1. Komisioni i argëtimit Ky komision ka për detyrë të organizojë veprimtaritë argëtuese, kulturore dhe sportive, si dhe të propagandojë pjesëmarrjen maksimale të bashkëatdhetarëve tanë në këto veprimtari.
      2. Komisioni i anëtarësimeve

      Ky komision ka për detyrë të propagandojë tek bashkëatdhetarët, Shoqatën “Bijtë e Shqipes”, të afrojë anëtarë të rinj në shoqatë duke ruajtur anëtarësimet egzistuese.

      1. Komisioni i mirëmbajtjes së qendrës kulturore.

      Ky komision ka për detyrë të eliminojë difektet që mund të lindin në godinën e Qendrës Kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” me shpenzime sa më të vogla.

      1. Komisioni i gruas dhe rinisë

      Ky komision ka për detyrë të punojë për afrimin e grave dhe të rinjeve e te rejave  në Shoqatën “Bijtë Shqipes”, të propozojë në Këshillin Drejtues të shoqatës dhe të organizojë veprimtari të ndryshme me gratë dhe të rinjtë.

      1. Komisioni i finances

      Ky komision ka për detyrë të grumbullojë dhe administrojë fondet e grumbulluara nga anëtarët, bizneset, veprimtaritë e shoqatës dhe fondacionet e ndryshme, në interes të plotësimit të misionit të shoqatës dhe të veprimtarive të saj. Rakordimi i të dhënave dhe paraqitja e raporteve financiare të bëhen në përshtatje me rregullat Federale dhe të shtetit të Pensilvanisë për organizatat jo- fitimprurëse

    3. ARTIKULLI I VIIIAMENDAMENTET
      1. a. Amendamentet kanë për qëllim të korigjojnë, të shtojnë apo të heqin në nga statuti i shoqatës fraza apo nene të reja që

      dikton apo i ka kaluar koha dhe që bien ndesh me ligjet e vendit apo ato që kanë nevojë për rregullime.

      1. b. Amendamentet mund të paraqiten nga një grup anëtarësh apo edhe nga anëtare të veçantë.
      2. c. Amendamentet duhet të paraqiten në Këshillin Drejtues të shoqatës jo më pak se 90 ditë para mbledhjes së shoqatës.
      3.  d. Amendamentet duhet të paraqiten me shkrim dhe të renditura qartë, pa nënkuptime, për qëllimin që propozohen.
      4. e. Amendamentet shikohen menjëherë në Këshillin Drejtues dhe po qe se qëllimi i tyre është në dobi të jetës së shoqatës,

      dhe nuk bien ndesh me statutin e shoqatës apo ligjet e vendit, paraqiten për aprovim në mbledhjen e përgjithëshme të

      shoqatës.

      1. f. Amendamentet, si në Këshillin Drejtues ashtu dhe në mbledhjen e shoqatës aprovohen me votat e më shumë se 50 % e

      pjesëmarrësve në mbledhje.

      1. g. Amendamentet e aprovuara nga mbledhja e përgjithëshme e shoqatës hyjnë në fuqi menjëherë.

       

      AMENDAMENTI NR. 1 

       

      Nëse Shoqata do të mbyll veprimtarinë e saj, Këshilli Drejtues, pasi të shlyej detyrimet apo të përcaktojë kushtet e pagesës së të gjitha borxheve të shoqatës ndaj një a më shumë organizatave të tjera që funksionojnë ekskluzivisht si bamirëse ose për qëllime edukimi dhe arsimimi dhe që në atë kohë eventualisht kualifikohen si organizata të përjashtuara nga taksat sipas nenit 501(c)(3) të Kodit të Shërbimit për të Ardhurat e Brendëshme ( Internal Revenue Services) të vitit 1954 (apo sipas neneve apo kushteve përkatëse të ndonjë Ligji tjetër të Shërbimit të Brendshëm (Internal Revenue) të Shteteve të Bashkuara, për të ardhmen do të  marrë vendimin përkates. Për ndonje pronë tjetër që nuk përfshihet në kushtet e mësipërme, do të vendoset dhe zgjidhet nga Komisioni Qendror Kulturor i Shoqatës tonë, i cili është ngritur dhe do të funksionojë për qëllime të tilla.

       

      FUND

 

 

  1. .