Mesazh i këngëtares lirike Ertmonela Jaho drejtuar shoqatës tonë.

I nderuar zoti Bujar.
Jam Ermonela Jaho.
Miq të përbashkët që ishin në ceremoninë e festimit të festës së flamurit në Philadelphia më shkruan për të më uruar për titullin “Anëtare Nderi”  në shoqatën “Bijtë e Shqipes” kaq të dashur për mua. Kjo gjë më përloti dhe u ndjeva e nderuar, por edhe qe një surprizë sepse nuk e dija dhe nuk më ishte komunikuar dhe thënë asgjë. Doja tu falenderova nga thellësia e zemrës për këtë titull nderi. Ju përshëndes dhe përqafoj të gjithëve me shum respekt dhe mall pasi kam qenë e ftuar në shoqatën “Bijtë e Shqipes” nga i nderuari Llazar Vero dhe bashkeatdhetarë të tjerë në Philadelphia vite më parë dhe ruaj një kujtim shumë të bukur emocionues në zemrën time.
Me respekt.
Ermonela Jaho