DY ANETARË TË RINJ NË SHOQATË NGA SHQIPËRIA

Këto ditë bënë një vizitë disa ditore, në Filadelfia, dy miq nga Shqipëria: z. Rifat Hasa dhe z. Dorjan Kongoli.
Z. Rifat Hasa, një ushtarak nga Kukësi me banim në Tiranë, kohët e fundit ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë dhe është duke u rikuperuar dhe kthyer në jetën normale. Ai bëri një vizitë te djali i tij që banon këtu në Filadelfia.
Ditët e fundit z. Kiço Kokthi u kthye në Filadelfia mbas disa ditë pushimi që kaloi në vendlindje. Në kthim kishte marrë me vete edhe nipin e tij z. Dorjan Kongoli.
Z. Dorjan Kongoli, një bisesmen nga Përmeti por me banim në Tiranë. Ai merret me veshjet e këmbëve të cilat i sjell nga Kina e largët. Ka mbështetur dhe ndihmuar shoqatën “Bijtë e Shqipes” dhe premtoi se me t’u kthyer në Shqipëri do të na sigurojë dhe dërgojë librat për shkollën Shqipe “Gjuha Jonë”, për vitin shkollor 2017-2018.
Megjithë se janë nga qytete të ndryshme, Rifati nga Kukësi kurse Dorjani nga Përmeti, si dhe janë me profesione të ndryshme, kanë të përbashkëta se të dy janë me banim në Tiranë, të dy kanë ardhur të përkohshëm në Filadelfia, me vizë turistike dhe të dy, pothuajse në të njëjtën kohë u anëtarësuan në Shoqatën “Bijtë e Shqipes”.
Rifat Hasa, një ditë para se të largohej për në Shqipëri, paraqiti fletë anëtarësimin në shoqatë. Një ditë më vonë, bëri të njëjtën gjë edhe Dorjan Kongoli, pra paraqiti edhe ai flet anëtarësimin. Por ndërsa Rifati u largua nga Filadelfia me mbresat më të mira nga takimet me shokët e miqtë që njihte dhe bëri këtu, anëtarë të shoqatës, Dorjani do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera.
Të dy zotërinjtë e mësipërm, tashmë janë regjistruar si anëtarë të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe janë anëtarët më të rinj jashtë Filadelfias, me banim në Shqipëri.
Ne i kemi mirëpritur ata në shoqatën tonë dhe u kemi uruar mirëseardhjen.
Filadelfia, 31 Korrik 2017