GËZUAR PËRVJETORIN

Është fundviti 2013 dhe në shoqatën “Bijtë ë Shqipes” Filadelfia festat dhe organizimet festive nuk kanë të sosur. Pas realizimin me sukses të darkës madhështore të festës së pavarsisë dhe ceremonisë zyrtare të ngritjes së Flamurit tonë kombëtar në ambjentet e Bashkisë së Filadelfias i erdhi rradha dhe veprimtarive për anëtarët e kësaj shoqate që e mbajnë gjallë këtë shoqatë. Është viti i dytë që në shoqatën tonë festohen përvjetorët e plotë të datëlindjeve të anëtarëve të saj. Edhe këtë vit kjo veprimtari u zhvillua nën përkujdesjen e sekretarit të shoqatës z. Vlashi Fili i cili bëri përpjekjet maksimale që kjo veprimtari të zhvillohet me pjesëmarrjen maksimale. Kerkesës së tij për dërgimin e një pjese mbresëlënëse nga jeta e tyre dhe ndarjen e saj me pjesëmarrjesit ju përgjigjën disa nga anëtarët e shoqatës. Dhe kështu ai nisi me përgatitjen e materialit dhe faqet filluan të mbusheshin një nga një. Z. Vlashi filloj të shqetesohej se materiali të mos ishte shumë i gjatë por ky shqetësim i iku shpejt pasi në këtë material shkruhej jetëshkrimi i shkurtër i anëtarëve që kontribojnë dhe i shtojnë jetën shoqatës nëpërmjet punës së tyre vullnetare, pranisë fizike në aktivitete apo financiarisht.

E kështu nën atmosferën e festave filloi aktiviteti. Pas përshëndetjes që kryetari i shoqatës z. Sadik Elshani i bëri te pranishmëve për pjesëmarrjen në këtë aktivitet rradha i erdhi dëgjimit të materialit të përgatitur për secilin anëtar që kishte patur përvjetor të plotë gjatë vitit 2013. Rradha filloi me jetëshkrimin e anëtarëve qe e kishin dërguar të parët materialin pranë sekretarisë së shoqatës. Në jëtëshkrimin e secilit përshkruheshim gjëra interesante për jetën e tyre, kujtesa nga jeta fëminore, rinore apo prindërore, dëshira apo ambicjet e tyre, ardhja ne Amerikë dhe ndërtimi i jetës së re larg atdheut mëmë etj. Të pranishmit mësuan më shumë për njëri-tjetrin. Në emër të Këshillit Drejtues të Shoqatës z. Vlashi Fili i uroj edhe një herë: “Festofshi sa më shumë përvjetorë te lindjes. Gëzim dhe lumturi paçi gjithmonë në familjet tuaja. Jetë të gjatë e të lumtur”.

Më pas e morën fjalën edhe Sotiraq Binjaku, Hys Hysa, Haki Collaku, Bega Koka, Eqerem Murataj dhe Llazar Vero, të cilët vlerësuan pozitivisht punën e shoqatës, falenderuan për nderin që ju bë atyre që kishin përvjetorët në këtë veprimtari dhe treguan episode të shkurtëra shtese nga jeta e tyre. Aktiviteti vazhdoi me kokteillin e pergatitur për këtë aktivitet. Pervec ushqimeve dhe pijeve që kishte përgatitur për këtë aktivitet shoqata, shumë pije e gatime tradicionale ishin përgatitur nga amvisat që ishin të pranishme në këtë aktivitet. Diskutimet që pasuan gjatë koktaillit, komentet dhe bisedat ja shtuan bukurinë këtij aktiviteti.

Duhet theksuar se ne si shoqatë zhvillojmë shumë veprimtari për të përkujtuar ngjarje historike të kombit tonë, figura të shquara patriotike, të artit, letërsisë, kulturës, historisë etj, por kjo veprimtari i përkushtohet totalisht anëtarëve të shoqatës. Një veprimtari e thjeshtë por shumë mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit.

Në fund të pranishmit falenderuan organizatorët për këtë veprimtari dhe uruan që veprimtari të tilla të organizohen edhe në të ardhmen. Kushtet e vështira atmosferike ja zhvogëluan pjesëmarrjen kësaj veprimtarie por jo bukurinë dhe kënaqësinë që sjell kjo veprimtari me karakter të vecantë.

Bujar Gjoka
N/kryetar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”

Filadelfia, Dhjetor 2013