KUR VJEN NENTORI

Shёnime dhe mbresa nga festimet pёr Ditёn e Flamurit nё Filadelfia

Kur vjen Nёntori tё gjithё, mё shumё se kurrё, mendojmё flamurin, ditёn e madhe tё Pavarёsisё, tё lirisё, tё mbrothёsisё. Zё fill kjo rrugё qё nё nёntorin kur Heroi ynё Kombёtar Gjergj Kastriot Skёnderbeu, ngriti Flamurin kuq e zi nё kёshtjellёn e Krujёs , nё vend tё flamurit tё pushtuesit osman. Udhёtoi ky flamur, pёr gati pesё shekuj, nё mё shumё se 300 beteja tё popullit shqiptar kundёr pushtuesit deri nё 28 Nёntorin e vitit 1912, kur plaku i urtё Ismail Qemali, sё bashku me trimat e pushkёs dhe tё fjalёs si Luigj Gurakuqi e Isa Boletini, e ngriti atё pёrsёri tё lirё nё Vlorёn tonё tё dashur. U prinё ky flamur edhe luftёtarёve tё lirisё kundёr pushtuesve nazifashist nё Luftёn e Dytё Botёrorё dhe ngrihet pёrsёri i lirё nё njё ditё nёntori tё vitit 1944. Ёshtё pёrsёri ky flamur qё u prinё trimave tё UCK-s kundёr hordhive sёrb deri nё pavarёsimin e Kosovёs. Realizohet kёshtu edhe njё pjesё e ёndrrёs sё burrave trima dhe tё mёnçur tё 1912-s. Kemi akoma pёr tё bёrё.

Kemi akoma pёr tё bёrё, pёr tё qenё pёrherё tё bashkuar me mёnçuri rreth kёtij flamuri, nga mё tё vjetrit, nga mё tё pastёrtit , nga mё tё ndershmit nё Botё.

Kur vjen Nёntori , kudo nё trojet shqiptare, kudo ku jetojnё shqiptarёt, emocionet shtohen, kujtimet gjallёrohen, historia ёshtё mё afёr nesh, vjen Dita e Flamurit, siç e thёrrasin emigrantёt. Fillojnё pёrgatitjet, shtohen veprimtaritё, ndjehen tё gjithё mё shumё atdhetarё. Nё qytetet mё nё zё tё Botёs ngrihet solemnisht flamuri i kombit tonё, flamuri i kuq me shqiponjёn dykrenore nё mes. Shqipёria ёshtё kudo nё kёtё muaj, nё kёtё ditё tё shёnjtё tё shqiptarёve, nё Kryeditёn e gjithё vitit pёr shqiptarёt e vёrtetё.

Edhe shqiptarёt nё Filadelfia kanё kohё qё i kanё filluar pёrgatitjet pёr kёtё ditё tё shёnuar. Janё bёrё pёrgatitjet pёr mbrёmjen festive, pёr ngritjen e Flamurit mё 27 Nёntor nё qendёr tё Filadefias, nё shtizёn e Bashkisё sё kёtij qyteti historik pёr Amerikёn. Ёshtё viti i dytё radhazi qё Shoqata Atdhetare – Kulturore Shqiptare-Amerikane “Bijtё e Shqipes” nё kёtё qytet organizon ceremonin e ngritjes sё flamurit tonё kombёtar. Janё marrё tё gjitha masat edhe pёr porositjen e flamujve shqiptar dhe amerikan, pёr bluzat e kuqe mё shqiponjёn dykrenore nё mes, etj. Dhe kёngёt nuk janё harruar. Kompozitori kuksian Hamdi Gjana po punon me fёmijёt e Shkollёs Shqipe “Gjuha Jonё”, qё ka hapur kjo shoqatё prej 11 vjetёsh, kёngё mjaft tё bukura , tё kompozuara nga ai vet.

Erdhi dita e mbrёmjes festive pёr shqiptarёt e Filadelfias. Ёshtё mbrёmja e parё qё hap radhёn e disa mbrёmjeve qё organizohen nё kёtё qytet. Organizojnё mbrёmje tё tilla dy biznesmenё shqiptarё, organizon edhe kisha shqiptare, ndoshta edhe ndonje tjetёr, por jo pёr mburrje, por vetёm mbrёmja e Shoqatёs “Bijtё e Shqipes” i kushtohet tёrёsisht kёsaj dite, ёshtё nё shёrbim tё komunitetit. Edhe ato pak pare qё mbesin pas veprimtarisё, shkojnё pёrsёri nё shёrbim tё shkollёs shqipe, nё ndihmё tё familjeve nё raste fatkeqesish, pёr veprimtaritё kulturore qё bёn gjatё vitit shoqata etj. dhe nuk shkojnё nё xhepat e disa individёve, tё bizneseve tё tyre. Pёrgatitja e sallёs ku do tё organizohet mbrёmja festive ka kohё qё ka filluar. Ka zёnё vend nё skenё si çdo vit portreti i madh nё pikturё i Ismail Qemalit. Nё tavolina janё vendosur tollumbacet kuq e zi.

Tё gjithё antarёt e Kёshillit Drejtues tё Shoqatёs janё tё zёnё me detyrat qё kanё marrё pёrsipёr. Sadiku, Bujari, Dritani, Zana,Krista, Dhimua,, Ivziu, Vlashi, Llazari, Bashkimi, Petriti, janё pёrherё nё lёvizje dhe tё shqetsuar paksa pёr mbarёvajtjen e festёs. Çdo gjё duhёt tё jetё nё nivelin e festёs mё tё madhe tё vitit pёr shqiptarёt, dhe kёtё mund ta bёjnё njёrёz tё pёrkushtuar ndaj komunitetit tё tyre , ndaj flamurit.

Nё festimet e kёtij viti na nderuan me pjesёmarrjen e tij senatori i Shtetit tё Pensilvanisё, zoti Anthony H. Williams dhe disa antarё tё stafit tё tij; Anёtari i Dhomёs sё Pёrfaqёsuesve tё Shtetit tё Pensilvanisё, zoti Ed Nielson me tё shoqen e tij Doris, dhe miku i shqiptarёve dhe i shoqatёs tonё gjykatёsi Mattheё Carrafiello sё bashku me bashkatdhetarin tonё, bamirёsin Beniamin Risilia.

Nga Nju Jorku erdhi grupi i fёmijeve tё drejtuar nga Pranvera Cobo. Mungonin nё kёtё mbrёmje pёrfaqёsuesit e vendit tonё nё ambasadё dhe konsullatё. Ftesat ua dёrguam me kohё por as njё pёrgjigje mirёsjelljeje nuk na dёrguan apo njё pёrshёndetje me email. Ёshtё detyrё dhe nё nderin e tyre kjo.

Kёshilli Drejtues i Shoqatёs “Bijtё e Shqipes” zuri vend nё krye tё sallёs tё restorantit Cansstater V.V. Tingujt e himneve kombёtare te Amerikёs dhe tё Shqipёrisё mbushёn sallёn dhe te gjithё pjesёmarrёsit nё kёmbё nderonin dhe kёndonin sё bashku kryekёngёt e ketyre vendeve.

Mbrёmjen e hapi kryetari kёsaj Shoqate zoti Sadik Elshani i cili pasi pёrshёndeti tё ftuarit e nderit, ndёrmjet tё tjerash tha : “ Ky ёshtё 28 Nёntori, kjo ёshtё porosia e madhe e 28 Nёntorit. Tё jemi gjithmonё sё bashku nёn njё flamur, nёn flamurin kuq e zi, flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Tё jemi pёrherёv tё bashkuar se kёshtu na thёrret Himni Ynё Kommbёtar, se kjo ёshtё porosia e fundit qё na la Skёnderbeu, para se tё kalonte nё botёn e lavdisё sё pёrjetshme.”

Pas kёsaj fjalёn e rastit e mbajti Sekretari veteran i kёsaj shoqate, zoti Vlashi Fili. Nё fjalёn e tij duke bёrё njё udhёtim tё shpejt tё rrugёs heroike tё flamurit tonё nё historinё e Shqipёrisё, ai tha: “Sё pari, para mё se pesё shekujsh kur strategu i madh, gjenerali i lavdishёm, biri i fisit tё Kastriotёve, Gjergj Kastriot – Skёnderbeu ngriti nё Krujёn legjendare flamurin e lirisё dhe pёr mё se njё cerek shekulli udhёhoqi luftёtarёt e popullit tonё nё mbrojtje tё kёsaj lirie tё kёrcёnuar pa ndёrprerje.

Pёr herёn e dytё liria u fitua 101 vjet mё parё, pёr tё mos humbur mё, me shpalljen e mёvetёsisё sё Shqipёrisё me ngritjen e Flamurit Kuq e Zi nё Vlorё nga atdhetari i madh, plaku i mёnçur Ismail Qemali.

Mos tё harrojmё edhe Nёntorin e 1944-ёs, kur Shqipёria, aleate e SHBA-s, Rusisё dhe Anglisё nё Luftёn e Dytё Botёrore , dha ndihmesёn e saj nё mposhtjen e nazi-fashizmit. Bijtё dhe bijat e popullit luftuan me heroizёm deri nё sakrificat sublime pёr njё jetё tё lirё dhe demokratike. “

Duke pёrfunduar fjalёn e tij zoti Vlashi Fili tha se ёshtё “Njёkohёsisht rasti mё i mirё pёr ne tё shprehim vlerёsimet, respektin dhe falendrimet pёr popullin amerikan, shtetin dhe qeverinё e kёtij vendi tё madh demokratik , pёr mbrojtjen, solidaritetin dhe ndihmёn qё i ka dhёnё popullit dhe vendit tonё pёrgjatё njё shekulli tё tёrё.”

Pas kёsaj ceremonie tradicionale fjalёn e morёn kёngёtarёt Luljeta Pёllumbi, Mikel Bega dhe Fredi Nazifi qё me pёrvojёn dhe zёrat e tyre e ben mё tё bukur kёtё mbrёmje. Me tingujt e këngëve kalonim nga njё krahinё nё tjetrёn dhe na dukej se me ne festonte e gjithё Shqipёria. Njё vend tё veçantё zuri nё kёtё mbrёmje dhe DJ i talentuar Ervin Cani me tingujt e valleve popullore dhe muzikёn e zgjedhur tё vallzimeve.

Por pёr mua pjesa mё e bukur e mbrёmjes ishin zёrat e fёmijёve tё Shkollёs Shqipe “Gjuha Jonё” qё ka hapur kjo shoqatё prej 11 vjtetёsh. Ata janё pёrgatitur nga kompozitori me pёrvojё Hamdi Gjana qё ka mё se dy vjetё qё punon me kёta fёmijё. Ai sjellё nё sallё me zёrat e pastёr tё fёmijёve kёngёt e kompzuara prej tij me aq dashuri dhe pasion, kёngё kushtuar Atdheut, mallit pёr tё , gjuhёs shqipe, etj. Eshtё njё jetё e tёrё kushtuar fёmijёve dhe muzikёs pёr ta.

Pas tyre e morёn “fjalёn” fёmijёt e ardhur nga Nju Jorku. Pjesёmarrёsit i pёrshёndesnin tё dy grupet e fёmijёve me duartrokitje te zjarrta . Kanё emocione tё vecanta kёngёt e fёmijёve ndaj priten pёrherё me ngrohtёsi.

Njё e papritur e kendshme kёtё herё vjenё nga larg, nga Parma e Italisё. Ish kryetari i Shoqatёs Atdhetare “Skёnderbeg” nё kёtё qytet, juristi Gentian Alimadhi qё ka ardhur pёr vizitё tek prindёrit kёtu nё Filadelfia, na afrohet me vajzёn e tij Noemin katёrvjeçare tё lindur nё Itali, me propozimin qё ajo tё kёndoj njё kёngё shqiptare pёr fёmijё. Dhe Emi e vogёl, siç e thёrrasin prindёrit hipёn nё skenё dhe me zёrin e bukur sjell midis nesh kёngёn e mirёnjohur tё fёmijёve shqiptarё “Globi rrotullohet”. Sa kujtime dhe emocione solli kjo vajzё e vogёl qё ndoshta nesёr do ta shohim nё skenat e mёdha tё kёngёs. Tё faleminderit Emi!

Tingujt e valleve tona popullore mbushёn sallёn. Ja djemtё e Librazhdit zbresin nё logun e kёrcimit nёn tingujt e vecantё tё valles sё mirёnjohur tё Rajcёs. Ja Bujar Çela, Ruzhdi Karaj… me zonjat dhe fёmijёt e tyrё hyjnё nё njё konkurs se kush e kush ta kёrcej mё bukur kёtё vallё qё tё mbёshtjell nё vorbullёn e saj marramendёse. Njё tjetёr valle e dёgjuar , vallja e Kukёsit e rёndё dhe kryelartё, ja ashtu siç e kёrcen oficeri veteran dhe autori i mjaft librave Hysё Hasa nga Vila e Kukёsit. Krahё tij ёshtё miku i tij, dibrani i palodhur pёr komunitetin, Haki Çollaku. Vallja, si jeta, i do shokёt tё mirё.

Kёshtu, kalojmё nga krahina nё krahinё tё Atdheut tonё tё dashur me vallet tona tё mrekullueshme popullore qё kanё ‘pushtuar” shumё herё sheshet dhe skenat e festivaleve botёrore, europiane dhe ballkanike me bukurinё e tyre, me ritmin, muzikёn, veshjet shumёngjyrёshe tё valltareve. Ёshtё edhe njё fakt interesant. Brezi i ri ёshtё i dashuruar pas kёtyre valleve. E kush ra nёn magjinё e tyre dhe nuk mbeti i dashuruar pёrjetёsisht? Ato tё bёjnё me krahё, tё ngrejnё zemrёn peshё, tё japin diçka nga krenaria e tyre, nga hijshmёria, pёrpjekja, bukuria. Ato i flasin tokёs dhe qiellit, zemrёs dhe mendjes, ashtu lashtёsisht, shqiptarisht .

E pamё kёtё dashurin tё tё rinjёve pёr vallen edhe tri ditё mё vonё, pas mbrёmjes festive, para sheshit tё Bashkisё sё Filadelfias, kur u ngrit pёr tё dytin vit me radhё flamuri ynё kuq e zi . Ёshtё flamuri ynё qё i fton tё rinjtё tё jenё pranё tij dhe ashtu si valёvitja e tij ata hapin krahёt dhe hidhen nё valёt e valleve shqiptare. Na ngrohёn zemrat.

27 Nёntor 2013. Nё krahun verior tё Bashkisё sё Filadelfias, kishin filluar pёrgatitjet pёr ceremoninё e ngritjes sё flamurit tonё kombёtar qё herёt nё mёngjes. Haki Collaku me tё birin Drinin punonin pёr ngritjen e tendёs qё kishin pёrgatitur pёr kёtё ngjarje. DJ Ervin Cani vendos pajisjet nёn tend dhe tingujt e muzikёs shqiptare pёrhapen nё sheshin para Bashkisё. Vijnё njёri pas tjetrit antarёt e kryesisё sё shoqatёs, pastaj njё grup bashkatdhetarёsh , njё grup tjetёr me tё studentё shqiptarё tё Shkollёs sё Mesme “Abraham Linkoln”. Pak mё vonё njё grup tjetёr nga Shkolla e Mesme e Northeastit dhe sheshi mbushet me vallatarёt e rinjё, djemё e vajza si lule. Janё nga gjithё Shqipёria. Midis tyre janё Olsi Jazaj, Xhevahir Sinani, Franko Ahmetaj, Arjol Shpuza, Mariklen Kercini, Kevin Deliaj, Eniona Kiamo, Arsi Prendi, Helena Sazhdanaku, Bedri Devollaj, Armir Rexhepi, Refiola Memushi, Klea Shurdha, etj. Qё tё gjithё me flamuj nё duar, apo hedhur krahёve. Flamujt tanё mbushin sheshin. Midis tyre edhe flamuj amerikanё, flamuj tё vendit tё madh tё demokracisё, tё vendit mikpritёs tё shqiptarёve emigrantё.

Pёr pak minuta vendoset qetёsia. Nёn tingujt e Himnit Amerikan tё gjithё nderojnё me respekt atё çka bёrё Amerika pёr vendin tonё nё kёto 100 vjet, nderojnё popullin punёtor amerikan , bijtё e bijat e tij qё i shёrbejnё demokracisё kudo nё botё. Pastaj nёn tingujt e Himnit tonё Kombёtar , zoti Llazar Vero ngre flamurin shqiptar nё shtizёn e lartё, pёrkrahё flamurit amerikan.

Fjalёn pёrshёndetёse e mbanё zoti Sadik Elshani. Midis tё tjerash duke folur pёr kёtё ditё tё shёnuar pёr popullin tonё ai theksoi se 28 Nёntori ёshtё dita mё e lavdishme e popullit shqiptar. ,“Pёr shqiptarёt, vazhdoi mё tej folёsi, nuk ka simbol mё tё shёnjtё se ky flamur. Flamuri kuq e zi e ka udhehequr popullin shqiptar nё beteja tё pafundme nё luftёn pёr liri dhe pavarёsi . Eshtё ky flamur i lirisё qё konkretizon dhe pasqyron shpirtin e pastёr dhe karakterin e fortё, dinjitetin dhe vlerat e larta morale tёshqiptarёve. Ёshtё ky flamur qё bashkon shqiptarёt dhe territoret e tyre. Ky flamur ёshtё historia e Shqipёrisё e qёndisur nё të.”

“Ngritja e flamurit shqiptar nё Bashkinё e Filadelfias, nё venlindjen e Pavarёsisё dhe Kushtetutёs amerikane, ёshtё njё nder i veçantё pёr Shqipёrinё, shqipatrёt dhe vecanёrisht pёr komunitetin shqiptaro-amerikan tё Filadelfias .”

Fjala pёrshёndetёse e Kryetarit tё Shoqatёs zotit Sadik Elshani u mbyll midis duartrokitjeve tё tё pranishmёve.

Pёrsёri kёngё e valle shqiptare. Studentёt vallazojnё dhe nuk ndjejnё tё lodhur. Janё bёrё njё me vallet dhe flamujt qё mbajnё nё duar. Kёshtu pёr mё shumё se dy orё. Herё pas here nё valet tona pёrfshihen edhe qytetarё amerikanё qё i tёrhёq ritmi dhe pasioni i tё rinjёve tanё pёr kёto valle.

Prej sheshit tё bashkisё nё qendёr tё qytetit festimet e Ditёs sё Flamurit vazhdojnё nё Qёndrёn Kulturore tё Shoqatёs. Ato vazhdojnё deri nё mbrёmje vonё, me kёngё e valle dhe me nga njё dolli shqiptarçe : “Pёr Flamur !”, “ Gёzuar Ditёn e madhe tё Flamurit!”, ”Tё rrojё Shqipёria !”

Llazar Vero,
Filadelfia, Nëntor 2013