SHKOLLA SHQIPE “GJUHA JONE” FILLOI VITIN E RI SHKOLLOR

Diten e djele, me 8 Shtator 2013, ne godinen e shoqates:”Bijte e Shqipes”, filloi viti i ri shkollor per mesimin e gjuhes shqipe. Shkolla “Gjuha Jone” eshte e hapur cdo te djele, prej ores:10 ne mengjes deri ne oren 12 te drekes.Ishte kenaqesi te shikoje femijet me prinderit prej dore,te qeshur,pake te ndrojtur diten e pare te fillimit te vitit shkollor ne gjuhen shqipe.Fillimi i vitit shkollor u be i mundur ne saj te punes vunetare te keshillit drejtues te shoqates:”Bijte e Shqipes”. Edhe kete vit qe eshte i njembedhjeti per kete shkolle, pjesmarrja e femijeve ne dite e pare ishte e mire, por duke ditur numrin e familjeve shqipetare ne Filadelfia, kjo pjesemarrje duhet te ishte me e madhe. Prinderit qe shoqeronin femijet plotesonin flet-regjistrimet e femijeve duke i lene at ate njiheshin me njeri-tjetrin

Keshilli drejtues i shoqates:”Bijte e Shqipes”, u bene thirrje gjithe bashkeatdhetareve , per mos t’u treguar indiferente, per te mos u justifikuar, qe femijet tane te mesojne dhe te mos harrojne gjuhen tone.

Krahas, keshillit drejtues te kesaj shoqate,nje ndihmese te madhe japin mesueset tona:Kozara Doko,Rajmonda Bardhi,Irini Zeneli,qe kane dhene dhe japin nje ndihme te madhe per mesimin e gjuhes,historise,kultures,tradites,shqipetare ne Filadelfia,SH.B.A.

Ne kete dite te pare,te fillimit te vitit shkollor per mesimin e gjuhes shqipe,krahas femijeve “me te vjeter”, erdhen edhe femije per here te pare si Sara Shehu,Henri Isaku,Devin Pane, Oriel Sinani, Amalia Molla, Muhamet Ferko, Arber Hasa,etj. Po ashtu erdhen edhe zonjushat amerikane, Megan Pajollari dhe Lisa Blaszczyk, te cilat kane deshire te mesojne gjuhen shqipe per te komunikuar me te dashurit dhe familjet e tyre. Jane per t’u pergezuar keto zonjusha amerikane,per kurajon dhe zellin e tyre per te mesuar gjuhen shqipe.

Po ashtu ne kete dite te shkolles pati edhe anetaresime te reja. Ne shoqate tashme bejne pjese edhe znj. Irena Shehu,(Cepele), znj. Julida Isaku,(Cepele) dhe z. Ferat Ferko si anetaret me te rinj te shoqates.

Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, ne sallen e veprimtarive ne Qendren Kulturore te shoqates, ku ishin te pranishem prinder, femije, mesueset dhe anetare te shoqates, u zhvillua edhe nje ceremoni e thjeshte ku pershendeten z. Sadik Elshani, z. Llazar Vero, z. Vlashi Fili dhe znj. Suzana Vangjeli.

Ne perfundim te ceremonies z. Sadik Elshani, anetareve te grupit te femijeve qe moren pjese ne festivalin qe u zhvillua ne Nju Jork ne qershor te ketij viti, u dhuroi nga nje mikrofon ne miniature si dhurate e bere nga organizuesit e festivalit.

Fillim te mbare kesaj shkolle qe ka vite te tera qe u meson gjuhen shqipe femijeve te familjeve shqiptare

Suzana Vangjeli
Antare e Kryesise:”Bijte e Shqipes”
Filadelfia,SH.B.A.

Filadelfia, Shtator 2013