EDHE 100 JOANA

Joana Shehu ditën e Dielë, më 14 Nëntor 2010 mbushte 12 vjeç. Ajo është në klasën e dytë të shkollës shqipe “Gjuha jonë” dhe dëshironte që ditën kur linte 12 vjet të jetës së saj ta festonte me shoqet dhe shokët e shkollës. Dhe astu ndodhi.

Ditën e Dielë, më 14 nëntor kur si zakonisht zhvillon mësimet shkolla shqipe e Filadelfias, Joana erdhi me disa karamele, kapkeik (cupcake) dhe pije për të qerasur shoqet dhe shokët e saj në shkollë.

Ora e parë e mësimit u zhvillua normalisht, kurse në pushimin mbas kësaj ore të gjithë fëmijët e pesë klasave të shkollës, dolën në pjesën e prapme të qendrës kulturore ku është ngritur lokali i shoqatës. Zhurmat e fëmijëve e mbushën lokalin. Hanin e pinin, bisedonin me zë të lartë, uronin Joanën, kërkonin të delnin fotografi me të e ta kishin kujtim.

Kështu kaluan minutat dhe erdhi çasti kur joana do shuante dy qirinjte e vendosur mbi dy kapkeik (cupcake), njëri mbi numërin “Një” dhe tjetri mbi numërin “Dy” që përbënin shifrën 12 të jetës së Joanë. Sipas traditës të gjithë në kor i kënduan Joanëa “Shumë urime për ty….”. Pastaj Joana mendoi një dëshirë (që sigurisht nuk tregohet, ngelet vetëm brënda Johanës, mbasi po të tregohet, tradita thotë se nuk realizohet), mori frymë thellë dhe shuajti qirinjtë. Duartrokitje të forta për Joanën.

Edhe kruesia e shoqatës i kishte bërë Joanës një dhuratë simbolike, një qenush të vogël dhe një libër shqip të cilën ia dha z. Llazar Vero me urimin në emër të kryesisë.

Pastaj shumë foto me shoqet, por edhe vetëm. Nuk harroi Joana të ketë një kujtim edhe me mësueset e shkollës, por në veçanti me mësuesen e saj të dashur, Nikoleta Papaj, mësuesen e klasës së saj.

Mbas çasteve të bukura të festimit të datëlindjes së Johanës, në shkollë u vendos përsëri qetësia, vazhdoi ora e dytë e mësimit.
Edhe ne i urojmë Joanës: Ta gëzosh datëlindjen, edhe 100 vjet të tjera. Qofsh gjithmonë e gezuar dhe e lumtur. Suksese në shkollë por edhe në mësimin e gjuhës shqipe.

Filadelfia, 14 Nëntpr 2010