PROMOVOHET LIBRI “PER JETE ME TY” I AUTORIT IVZI ÇIPURI

Shoqata Atdhetare-Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia, organizoi me 15 Mars 2009 ne qendren e saj kulturore promovimin e librit me poezi “Perjete me Ty” te Ivzi Cipurit. Ideja per promovimin e ketij libri u rekomandua nga miqte e shoqates se siperme, nisur nga deshira per te bere te njohur kete liber per vlerat e vecanta dhe mesazhet qe ky liber percjell per lexuesin ne ditet tona kur baza e shoqerise – familja, ka hyre dhe po thellohet ne nje krize te vertete sociale, kulturore, ekonomike,etj. Motivi i miqeve ishte: perderi sa autori beri sakrificen me te madhe duke hapur zemren dhe i dhuroi publikut boten shpirterore te jetes se tij familjare, dhe me qene se vlerat e mesazheve ne kete liber kalojne dimensionin personal familjar dhe mund t’i sherbejne shoqerise, u ngul kembe qe te behej promovimi i ketij libri.

Ne promovimin e librit moren pjese masivisht anetare te shoqates se siperme, miq e dashamires te vete autorit. Ishte vete kryetari i kesaj shoqate, gazetari njohur Llazar Vero, Sekretari i shoqates dhe autor i disa librave, Vlashi Fili, nenkryetari i Shoqates se Shkrimtarve Shqiptaro-Amerikane, Mehill Velaj, shkrimtarja, poetja, gazetarja dhe publicistja e njohur ne diasporin shqiptare dhe ne Shqiperi, Raimonda Moisiu, autori i shume librave ne proze, poezi dhe publicistike, Gjeto Turmalaj,etj.

Ne promovim recensuan: Llazar Vero, kryetar i shoqates, i cili hapi dhe drejtoi gjithe aktivitetin, sekretari i shoqates, Vlashi Fili, i cili lexoi tekstin e plote te artikullit derguar nga Albana Melyshi Lifschin “Perkushtim i nje bashkeshorti” botuar me pare ne gazeten “Iliria” (me porosine e vete autores ne pamundesi te vinte vete), Mehill Velaj (paraqiti materialin “Vargje malli te nje mergimtari”), Raimonda Moisiu paraqiti materialin “Nje vellim qe te terheq nga menga me shume tinguj serenata dashurie….”,

Pr.Dr. Besnik Budaj, Sadik Elshani- anetar i kryesise se shoqates “Bijte e Shqipes”etj. Pas recencave te siperme shume diskutante vleresuan vellimin me poezi per vlera te vecanta ne permbajtjen e tij, mesazhin qe jep libri si dhe nivelin e larte artistik te vepres. Kryetari i shoqates Llazar Vero lexoi dhe tre mesazhe drejtuar vete autorit Ivzi Cipuri dhe organizatoreve e pjesmarresve ne promovim derguar nga zoti Adnan Memhmeti – president i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, nga Dalan Luzaj – kryetar i shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, Iliriana Sulkuqi- shkrimtare, poete dhe publiciste me banim ne Nju Jork.

Filadelfia, 18 Mars 2009.