SHOQATA “BIJTE E SHQIPES” ANALIZON ECURIN E SAJ

U mbushën 5 vjet nga jeta e Shoqatës “Bijtë e shqipes”. Para pak muajsh ajo festoi me krenari 5 vjetorin e saj. Dhe ajo ka me se të mburet, me se të krenohet, sepse anëtarët e saj, bijtë e shqipes, e kan ngritur lart, nga viti në vit, ecurinë e saj. Për çdo vit, anëtarët e kësaj shoqate, mblidhen, analizojnë punën e bërë dhe përcaktojnë masat për vitin pasardhës. Kështu ndodhi edhe më 13 tetor 2007, kur anëtarët e shoqatës u mblodhën në qendrën e tyre kulturore për të analizuar ecurinë e deritanishme e për të marë përsipër detyra të reja. Veçse këtë vit, analiza e punës së shoqatës përkonte edhe me përfundimin e afatit të këshillit drejtues, pra edhe me zgjedhjen e këshillit të ri drejtues,

Mbledhjen e hapi z. Llazar Vero, kryetar i shoqatës. Mbasi falenderoj pjesëmarrësit, iu bëri edhe një herë të ditur rendin e ditës së mbledhjes, megjithëse të gjithë anëtarët ishin të njohur me të ditë më parë, nëpërmjet letrave që ishin dërguar në adresë të tyre.

Raportin, “Detyrat që ka patur këshilli drejtues i shoqatës dhe masa e realizimit të tyre” e mbajti z. Vlashi Fili, sekretar i shoqatës. Në të, bëhej analiza e punës së këshillit drejtues në veçanti dhe gjithë shoqatës në përgjithësi. Në raport prekeshin problemet kryesore të shoqatës si: shtimi i radhëve të shoqatës, ecuria e shkollës shqipe “Gjuha jonë”, veprimtaritë që kanë mbajtur gjallë qendrën kulturore, marrëdhëniet e shoqatës me të tretët, lidhja e saj me komunitetin dhe sidomos me bizesmenët tanë, etj. etj.

“….Shoqata jonë, tha midis të tjerave referuesi, nga viti në vit, i ka shtuar radhët e saj. Po ashtu, sot në saje të punës frutdhënëse, jo vetëm jemi njohur në USA por kemi krijuar lidhje me shume shoqata në të gjithë botën ku punojnë dhe jetojnë bashkatdhetarët tanë…….Po ashtu është i pesti vit që vazhdon jetën e saj të suksesëshme shkolla shqipe “Gjuha jonë”, ku mësojnë gjuhën tonë të bukur fëmijët e familjeve shqiptare. Por duhet ndihma e të gjithë prindërve për të sjellë fëmijët në shkollë. Vetëm kjo kërkohet nga ata, të tjerat i ka marë përsipër shoqata.”

Z. Petrit Zanaj mbajti raportin financiar të shoqatës. Në të pasqyrohej puna për stabilizimin e kompjuterizimit të aktivitetit financiar si dhe stabilizimin e financës së shoqatës nëpërmjet mbledhjes së rregulltë të kuotave nga anëtarët, si dhe të ndihmës së dhënë nga familjet Risilia, Merolli dhe Pasholli, gjithashtu dhe profesori i nderuar Z. Sejfi Protopapa. Po ashtu, me shifra konkrete ai bëri të qartë gjithë aktivitetin e shoqatës. Midis të tjerave z. Petrit Zanaj theksoi: “….Sot, sejcili nga ne t’i bëj thirrje ndërgjegjes së vet, miqve e shokëve, të ndihmojnë këtë krijesë të mrekullueshme, Shoqatën “Bijte e shqipes”. Ne ju garantojmë, se fondet e mbledhura do të administrohen me ndershmëri e trasparencë. Me to do të ngrejmë bibliotekën tonë dhe ambjente krejtësisht shqiptare…. Përveç zbatimit të rregullave e ligjeve të shtetit amerikan, ne si kryesi kemi menduar të aplikojmë proçedura të tilla, të administrimit të pareve, në mënyrë që t’i pritet rruga çdo mendimi abuziv ose mundësie për veprime të pakontrolluara….”

Pastaj Z. Llazar Vero, kryetar i shoqatës, në fjalën e tij, midis të tjerave theksoi:
“…..Tani shoqata jonë ka një biografi me të cilën mund të krenohemi në si kryesi, anëtarët e shoqatës dhe gjithë shqiptarët. Mund të krenohemi jo vetëm me ato që kemi realizuar, dhe që nuk janë pak, por dhe se si i kemi realizuar: me atdhedashurinë në zemër, me ndershmëri maksimale, me tolerancë dhe dashuri për njeri – tjrterin, që fati na hodhi rrugëve të kurbetit…” Më tej ai analizoi punën e bërë nga kryesia e shoqatës, veprimtarirë e shumta që kan gjallëruar qëndrën tonë kulturore, shkollën, që këtë vit filloi vitin e pestë shkollor, ndihmën që japin anëtarët e shoqatës, si dhe detyrat që dalin për festimin sa më të mirë të 95 vjetotit të pavarësisë.

Më pas e morën fjlën diskutantët, Ardian Veseli, Viktor Furxhi, Sadik Elshani, Edmond Zherka, Bashkim Bërdufi, Ivzi Cipuri, Prof. Anastas Dodi, Besnik Xhafa, Elvira Budo, Barjam Gjata, Sotiraq Pema, Gledisa Sanxhaku, Dr. Besnik Budo, të cilët pasqyruan edhe një herë punën e bërë deri tani dhe çfarë mendohet për të ardhmen. Në përgjithësi u vlerësua puna e këshillit drejtues gjatë këtyre dy vjetëve.

Z. Edmond Zherka duke vlerësuar punën e madhe që bëhet në shkollën shqipe propozoi që të bëhet një koncert me fëmijët e shkollës, me rastin e festave të mbylljes së vitit, Krishtlindjeve dhe vitit të ri.
Z. Bashkim Bërdufi vuri theksin tek puna që duhet bërë për përfundimin e bibliotekës të librit shqip.
Prof. Anastas Dodi, shprehu kënaqësinë e të qënit anëtarë i kësaj shoqate, që ka bërë kaq shumë deri tani për ruajtjen e kultuarës dhe gjuhës tonë.
Znj. Elvira Budo, vuri theksin në domosdoshmërinë e një gazete për të publikuar më shumë punën e shoqatës .

Z. Barjam Gjata, theksoi domosdoshmërinë e një organizimi më të mirë të mbrëmjes së Flamurit, për t’a pasuruar atë edhe me veshjet e bukura kombëtare.
Z. Sotiraq Pema, theksoi problemin e marrjes përsipër të punëve të shoqatës. “….Duhet të themi çfarë duhet të bëjmë gjithsejcili nga ne, dhe jo të themi vetëm se çfarë duhet bërë….”, theksoi ai midis të tjerave.
Dr. Besnik Budo, theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e shtimit të radhëve të shoqatës.

Mbas diskutimeve u kalua në pikën tjetër të rendit të ditës, atë të zgjedhjeve të këshilit të ri drejtues. Para kësaj u diskutua dhe u aprovua që numëri i anëtarëve të këshillit drejtues të rritej në 13, nga 11 që ishte, si dhe u hodh për diskutim e miratim, një ndryshim në statutin e shoqatës, me propozim të Z. Petrit Disha, anëtar i shoqatës. Propozimi u miratua njëzëri. Po ashtu u zgjodh edhe komisioni i numurimit të votave. Mbas këtyre u propozuan kandidatët për në këshillin drejtues. Pati propozime të anëtarëve të këshillit të mëparshëm por edhe emra të rinj. Nga propozimet dolën gjithsej 16 kandidatë.

Votimi u bë me vota të fshehta. Mbas numurimit të votave rezultoi se, anëtarët e këshillit të ri, që do të drejtoi shoqatën për dy vjetët e ardhëshme do të jenë: Bashkim Bërdufi, Elvira Budo, Edmond Zherka, Gledisa Sanxhaku, Ivzi Cipuri, Llazar Vero, Petrit Pasholli, Petrit Zanaj, Sadik Elshani, Sotiraq Pema, Suzana Vangjeli, Viktor Furxhi dhe Vlashi Fili.

Menjëherë pas shpalljes të rezultateve të votimit, këshilli i ri bëri mbledhjen e parë ku me vota unanime, u zgjodh në detyrën e kryetarit, z. Llazar Vero.
Duke uruar z. Llazar Vero për rizgjedhjen si kryetar i shoqatës, të pranishmit, kaluan në biseda të lira, në shoqërinë e koktejlit të zakonshëm që organizon shoqata pas çdo veprimtarie.
Në mbledhjen e ardhëshme të këshillit drejtues do të përcaktohen edhe pozicionet organizative që do të ketë sejcili anëtar i kryesisë.

Filadelfia, 15 Tetor 2007