SHKOLLA SHQIPE NË FILADELFIA HAPI DYERT PËR VITIN E RI SHKOLLOR 2004 – 2005

Më 12 shtator 2004 shkolla shqipe në Filadelfia filloi ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2004 – 2005.

Mbas sezionit të parë që kjo shkollë zhvilloi në periudhën 7 mars deri më 7 qershor 2004, sezion ky shume produktiv që u pa në përparimin e fëmijëve që frekuentuan këtë shkollë, dhe ku u vu re një dëshirë e madhe nga ana e fëmijëve për të mësuar gjuhën e bukur shqipe, ky që filloi do të jetë viti i parë i plotë . Ky vit do të jetë me koncepte më të plota dhe konkretisht
– Shkolla do të ketë ecurin e saj të mbështetur në programet e përgatitura sipas niveleve që janë në këtë shkollë.

– Mësimet do të zhvillohen të ndara sipas lëndëve të përcaktuara në programin e shkollës.

– Gjatë gjithë vitit do të ketë kontrolle të përgatitjes së nxënësve në bazë të të cilëve do të bëhet edhe vlerësimi, pra gjatë gjithë vitit nxënësit do të vlerësohen

– Në mbështetje të vlerësimeve ditore do të bëhet vlerësimi përfundimtar i nxënësve.

– Në përfundim të vitit shkollor të gjithë nxënësit do të paisen me dëftesën vlerësuese, për vazhdimin e vitit tjetër.

Për ti’a aritur këtij qëllimi Këshilli Drejtues I Shoqatës “BIJTE E SHQIPES” ka marë të gjitha masat e nevojshme për të realizuar suksesin e këtij viti shkollor.