U ORGANIZUA PIKNIKU ME SHQIPTARET

Shoqata Atdhetare-Kulturore, Shqiptare-Amerukane “BIJTE E SHQIPES”, në bazë të programit të sajë, organizoi ditën e diel dt. 3 gusht 2003, një piknik argëtues me shqiptarët. Pikniku u bë në parkun e bukur Neshaminy State Park në North-East të Philadelphia-s. Megjithë kohën jo të mirë që bëri (natën duke u gdhirë e djelë ra shi, kurse të djelën në mëngjes koha ishte e vrejtur), pjesmarja në piknik ishte e kënaqëshme. Në të morën pjesë disa familje nga North-East, Port Riçond, Upper Darby, Quakertown, Fishtown, Drexel Hill, Levittown, etj. Në këtë piknik pjesmarësit në biseda të lira u njohën më nga afër me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen mendime për problemet qëshqetësojnë sot ata.

Momenti më i këndshëm i piknikut ishte kur në bazë të programit që kishte hartuar këshilli drejtues i shoqatës, u organizuan lodra tëndryshme popullore shqiptare të cilat krijuan një ambjent shumë të këndshëm dhe gazmor, si:
1 – Vrapim me këmbë të futura në thes.
2 – Vrapim me lugë në gojë mbi të cilën ishte vendosur një vezë e zjerë.
3 – Tërheqje litari.
4 – Kalim nën litar me trup të përkulur por pa vendosur duart në tokë, etj.
Lodrat u organizuan të grupuara për fëmijë, të ritur dhe gra. Situata shumë gazmore krijuan të gjitha lodrat por në mënyrë të veçantë, tërheqja e litarit me gratë. Dhe kjo ishte edhe më e bukura, mbasi në të gjitha lodrat u akyivizuan edhe gratë. Për fityesit e lodrave u shpërndanë edhe çmime simbolike.

Ushqimet e përgatitura qysh më parë në shtëpi nga të gjitha familjet, si dhe ato që u përgatitën në çast në B.B.Q.-yt e parkut dhe qëmbushnin tavolinat, u shijuan nga të gjitha familjet në këtë ambjent të këndshëm dhe të freskët.

Po ashtu u organizua edhe llotua tashmë tradicionale në të cilën kryesia e shoqatës kishte vënë dy objekte.

Vendi në park ku u zhvillua pikniku ishte zgjedhur paraprakisht (në marëveshje me administratorët e parkut) pranë pishinave të parkut, në të cilat disa nga fëmijët kaluan momente të freskëta.

Deri vonë mbasdite, të gjitha familjet kaluan një ditë të këndëshme që do ta kujtojnë gjatë.