FESTA E FLAMURIT

23 nëntor 2002- Festohet 90 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor1912).

Në këtë festë të madhe, mblidhen rreth 400 shqiptarë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës “Bijtë e shqipes”.

Festimi filloi me pershendetjen e rastit dhe më pas vazhdoi me Himnin Kombëtar të Amerikës dhe Shqipërisë.
Të ftuar: grupi orkestral nën drejtimin e kompozitorit Ferit Hoxha dhe këngëtarja Brunilda Hoxha

Festues në sallë

Nën tinguj e muzikës shqiptare, bashkëatdhetarët tanë festojnë gëzushëm me këngë e valle, për rreth 5 orë.
Për këtë mbrëmje, bordi drejtues i shoqatës kishte emetuar dhe shpërndau bluza të bardha me Flamurin Shqiptar të stamposur në gjoks, nën të cilin ishte shënuar 1912 – 2002.