Misioni yne
Te Ruajme Gjuhen, Kulturen dhe Traditat Shqiptare
Shoqata Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” eshte nje organizate jo fitim prurese Shqiptaro-Amerikane me rrenje ne Philadelphia, PA, misioni i se ciles eshte te bashkoje komunitetin shqiptar te promovoje dhe te ruaje gjuhen Shqipe, kulturen, dhe identitetin kombetar. Shoqata e realizon misionin e saj nepermjet veprimtarive kulturore, atdhetare, dhe shkolles Shqipe. Shoqata u ofron ndihme dhe perkrahje bashkeatdhetareve duke qene zeri promovues i interesave te komunitetit.


SHTEPIA E SHQIPTARIT
Bijtë e Shqipes” hapin dyert e Shtëpisë së Madhe të Shqiptarëve në Filadelfia
Të ndjehesh shqiptar do të thotë të besosh tek vlerat e kombit tënd, të mbartura e të përcjellë nëpër breza, edhe pse gjeografikisht shumë larg atdheut.
Në datën 13 tetor 2024, e gjithë rruga Willits Rd, lagjet përreth saj dhe ndërtesa e Qendrës Komunitare dhe shkollës “ Gjuha jonë” ngjasonte me një Shqipëri të vogël. Flamujt kuq e zi, amerikan, tingujt dhe ritmet e këngëve dhe valleve tona, shqiptarë të ardhur nga Evropa, Kanadaja, nga shtetet te ndryshme të Amerikës, fëmijë dhe rinj, të veshur kuq e zi dhe kostume popullore. Mirëseardhje me karamele, urimi “Ta gëzojmë shtëpinë!” përgëzime dhe përqafime nga të njohur dhe të panjohur, por të gjithë të gëzuar dhe krenarë. Komuniteti shqiptar i Filadelfias e realizoi nismën e madhe. Ky komunitet është modeli i rilindasve që: shkrinë pasurinë/ dhe një barrë me flori/ për dijen në Shqipëri.
On behalf of the entire association and the Albanian American community, we extend our heartfelt gratitude to U.S. Senator Bob Casey, Senator Jimmy Dillon, Pat Gallagher for State Representative, Councilmember Mike Driscoll, for their support and presence at our grand opening event.
