Hapet shkolla e pare shqipe në Filadelfia

Ceremoni me rastin e hapjes së kësaj shkolle

7 mars 1887 – Ditë historike për gjithë popullin shqiptar, hapet shkolla e parë shqipe në qytetin e Korçës. Kjo datë ngelet në historin e Shqipërisë dhe përkujtohet dhe festohet si “Dita e mësuesit”. Në të gjithë vendin tonë, në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë si dhe në tëgjithë botën ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët, urimet për ata që kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e bukur të mësuesit nuk shterin.

7 Mars 2004 – 117 vjet më vonë nga data historike e më sipërme përkujtohet kjo datë edhe ndër shqiptarët e Filadelfias, por nëmënyrë krejt të veçantë nga festimet e viteve të tjera. Çelet simotra e të parës, shkolla e parë shqipe në Filadelfia. Përforcohet historia nëkëtë ditë. Por ndërsa shkolla e parë shqipe mbush 117 vjet, shkolla e parë shqipe ndër shqiptarët e Filadelfias sapo fillon jetën e saj. Kryesia e Shoqatës “BIJTË E SHQIPES” sapo realizoi një nga dëshirat dhe objektivat e saj, në kuadrin e të gjitha detyrave që ajo i ka vënë vehtes për lartësimin e emrit që ajo mban.

Por çfarë rruge u përshkrua deri në ardhjen e kësaj date.

30 korrik 2003 – Në mbldhjen e zakonëshme të këshillit drejtues të shoqatës, nga anëtarja e këshillit drejtues, mësuesja në pension, znj. Elvira Budo, hidhet ideja e hapjes së shkollës së parë shqipe në Filadelfia. U la detyrë për të gjithë anëtarët e këshillit që të mendojnëpër këtë problem.
15 nëntor 2003 – Në mbledhjen e këshillit drejtues të shoqatës, veç problemeve të tjera diskutohet edhe për problemin e shkollës shqipe. Vendoset që në mbrëmjen e Flamurit të bëhet tek të gjithë shqiptarët njoftimi për hapjen e shkollës shqipe.

26 nëntor 2003 – Në mbrëmjen e organizuar nga shoqata “BIJTE E SHQIPES”, për të përkujtuar 28 Nëntorin, ditën e shpalljes sëPavarësisë, përpara 500 shqiptarëve të mbledhur për këtë festim, nga znj. Elvira Budo, në emër të këshillit drejtues të shoqatës, bëhet njoftimi i vendimit të këshillit drejtues për hapjen e shkollës së parë shqipe në Filadelfia, si dhe bëri thirje për daljen vullnetarë të mësuesve që dëshirojnë të japin mësim në këtë shkollë.

15 dhjetor 2003 – Këshilli drejtues sinjalizohet se mësuesja Luljana Toshi ka shprehur dëshirën për të dhënë mësim në shkollën që do të hapet. Kjo ishte edhe mësuesja e parë e regjistruar për këtë shkollë . Më vonë shprehin gadishmërin e tyre edhe mësuesit: Sotiraq Binjaku, Mimoza Priftanji, Mirela Qirici, Mirjana Kina. Në sallën e ceremonisë së hapjes së shkollës dt. 7 mars shprehu dëshirën edhe mësuesja Lindita Hyska.

23 janar 2004 – Këshilli drejtues i shoqatës mer vendim dhe krijon komisionin për arsimin. Kryetare e komisionit zgjidhet znj. Elvira Budo si mësuese e vjetër. Gjithashtu caktohen detyra për sejcilin anëtar të këshillit drejtues për realizimin me sukses të hapjes së shkollës shqipe dhe konkretisht:

Z. Llazar Vero – Për sigurimin e abetareve nga Shqipëria.
Znj. Elvira Budo – Si kryetare e komisionit të arsimit të përpiloi skicë-programin për shkollën shqipe si dhe për regjistrimin e fëmijëve.
Z. Vlashi Fili – Të vendosi lajmërimin në website të shoqatës dhe të ndjeki problemet nëpërmjet website si dhe regjistrimet që mund tëbëhen në web.
Z. Sotiraq Pema – Të përpiqet për të siguruar sallat ku do të zhvillohet mësimi. Duke marë para sysh gjeografinë e gjërë të banimit tëshqiptarëve në Filadelfia, nga north e northist deri ne sauth e sauthwest, u sygjerua që mundësisht të sigurohen të paktën dy salla në mënyrëqë shkolla të shtrij aktivitetin e saj sa më pranë fëmijeve.
Z. Jorgaq Toshi, znjsh. Laureta Petoshati, znj. Meri Barbone dhe z. Viktor Furxhi të bëjnë propogandimin e hapjes së shkolles nëmënyrë që me atë të njihen sa më shumë familje shqiptare.

U vendos unanimisht që shkolla e parë shqipe në Filadelfia të hapet ditën e diel më dt. 7 mars, ditën e mësuesit. Po ashtu u venos qëblerja e abetareve të mbulohet nga shoqata dhe femijëve tu jepet falas.
10 shkurt 2004 – Regjistrohen fëmijët e parë, nxënësit e ardhshëm të shkollës shqipe. Ata janë: Vitjon Fili, Armela Vruzhaj, Andi Vangjeli, Emiljano Vangjeli, Brendo Agaraj.

15 shkurt 2004 – Mbledhja e këshillit drejtues të shoqatës posaçërisht për problemet e shkollës shqipe. Marin pjese edhe mësuesit Luljana Toshi dhe Sotiraq Binjaku. Ne këtë mbledhje u diskutua për programet që duhen hartuar, për hartimin e tyre në dy grupe tëveçuara, për fëmijët fillestar dhe për ata me mosh 10-14 vjeç të cilët janë më të avancuar, për ditët më të përshtatëshme për zhvillimin e shkollës, për ceremonin e hapjes së shkollës dhe çfarë do të programojmë në këtë ceremoni, etj etj.
Në këtë mbledhje z. Sotiraq Pema njoftoi për sigurimin e dy sallave ku do të zhvillohet mësimi. Ato janë në këto adresa:

1- Në northeast: 7340 Jackson st – Philadelphia, PA 19135.
2- Në southwest: 6214 Grays Av – Philadelphia, PA 19142.

Muaj shkurt 2004. – Vazhdon regjistrimi i fëmijëve. Numri i tyre ritet nga dita në ditë. Gjatë gjithë kohës anëtarë të këshillit drejtues takohen shpesh ne grupe të veçanta dhe diskutojnë për problemet e shkollës duke përcaktuar dhe rrugëzgjidhje për këto probleme.

20 shkurt 2004 – Njoftohemi se janë siguruar 60 copë abetare nga Shqipëria dhe do të nisen menjëherë me postë në adresë tëambasadës shqiptare në Washington.

5 mars 2004 – Mbledhja e fundit e këshillit drejtues të shoqatës para hapjes së shkollës, për të parë ku jemi me përgatitjen e ceremonise për hapjen e shkollë shqipe. Në mbledhje mernin pjesë edhe mësuesit vullnetarë. Se bashku me mësuesit diskutohen jo vetëm problemet e hapjes së shkollës por edhe të ecurisë së mëtejshme të saj.
Mbrin njoftimi se abetaret e nisura nga Shqipëria kanë mbritur në ambasadë.

6 mars 2004 – Abetaret për shkollën mbrijnë në Filadelfia. Ato i sjell zv. ambasadori z. Gjergji Gaçe.

7 mars 2004 – Ja më së fundi erdhi dita e shënuar. Hapet shkolla e parë shqipe në një ambjent festiv me një ceremoni shumë të bukur.

Ceremonia e çeljes së shkollës shqipe u bë në adresën 7340 Jackson st. – Philadelphia PA 19135, ku u mblodhën të gjithë nxenësit e ardhshëm të shkollës të cilët ishin me mosha të ndryshme, nga 6-14 vjeç.

Dita e 7 marsit 2004 agoi mjaft e bukur. Një qiell i pastër blu pa asnjë re, një djell i shndritshëm që ngrohte ëmbël duke krijuar njëatmosferë më të ngrohtë se çdo ditë tjetër. Duket sikur Zoti vet po vë dorë mbi këtë shkollë duke e bekuar atë.

Qysh në orën 10:30 filluan të grumbullohen fëmijët e parë të shkollës. Ata shoqëroheshin nga prindërit e tyre.

Një sallë e sistemuar bukur me tavolina e karige të regulluara qysh më parë nga anëtarët e këshillit drejtues dhe të zbukuruar me tullumbace shumë ngjyrëshe. Në krye një flamur i madh shqiptar me fushën e kuqe dhe shqiponjën e zezë dy krenore në mes. Portretet e Naim Frashërit, bilbilit të gjuhës shqipe; Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu, simboli i forcës, qëndresës e burëris; Ismail Qemali, simbol i patriotizmit, zgjuarsisë e dipllomacisë; Nënë Tereza, simbol i paqes, humanizmit e sakrificës. Në mes stema e shoqatës, fusha e kuqe, shqiponja e zezë në mes të cilës një libër i hapur ku shkruhet:
“Të kujdeset e të ngrejë lartë trashëgiminë, gjuhën dhe kulturën shqiptare”.

Në njërën anë të sallës një stendë me fotografi nga qytetet e Shqipërisë. Ky ishte dekori i ambjentit ku u zhvillua ceremoniae çeljes së shkollës së parë shqipe në Filadelfia.

Në sallë plot fëmijë të veshur bukur si për ditë feste, se me të vërtetë për ta kjo ditë ishte festë. Pranë tyre prindërit që i shoqëronin. Kishin ardhur eehe anëtarë të shoqatës “BIJTE E SHQIPES” si dhe simpatizantë të saj. Duhet përmëndur se kishin ardhur edhe shqiptar nga Washingtoni e New Yorku.
Asistonte gjithashtu përfaqësuesi i ambasadës shqiptare ne USA, zv.ambasadori z.Gjergji Gaçe.

Në këtë mënyrë salla ishte mbushur mbi kapacitetin e saj. Kështu që shumë vetave ju desh të rinin në këmbë, që gjithsesi këta ishin mëtë “fituar” se sa pjesa tjetër që nuk mundnin të hynin dot në sallë dhe e ndoqën zhvillimin e ceremonisë jashtë salle.
Në sallë dëgjoheshin nga artopalantet, këngët e bukura të fëmijëve shqiptar, të cilat i kishte përgatitur më shumë kujdes i riu Florian Bezhani që me pasionin e tij drejton radion shqip në internet këtu në Filadelfia.
Ceremonia filloi me himnet amerikan dhe shqiptar të cilët shoqëroheshin në kor nga të pranishmit në sallë, fëmijë e të ritur. Ishte me tëvërtetë kënaqësi kur shikoje fëmijët që me dorë në zemër si edhe të riturit këndonin:
“Rreth flamurit të përbashkuar, …………..”
Llazazar Vero, zv.kryetar i këshillit drejtues të shoqatës mbajti fjalën e rastit për çeljen e kësaj ceremonie. Ai foli për rëndësin e kësaj dite të shënuar ndër shqiptarët e Filadelfias dhe falenderoi të pranishmit në sallë, fëmijët që kanë dëshirën për të mësuar gjuhën e bukur shqipe dhe në mënyrë të veçantë mësuesit e parë të kësaj shkolle, që megjithë vështirësit që paraqet emigracioni nuk munguan të dalin vullnetar për të mësuar gjuhën tonë fëmijëve dhe që ajo të mos harohet edhe këtu larg atdheut tonë. Në fund ai e mbylli me recitimin e njëpjese të poezisë të bilbilit të gjuhës shqipe, Naim Frashërit.

Pas kësaj nxënësja Dorela Priftanji, e bija e mësueses së kësaj shkolle, Mimoza Priftanji, recitoi vjershën me titull “Për gjuhën tonë” qëautori Vlashi Fili, sekretar i këshillit drejtues të shoqatës, e kishte përgatitur enkas për këtë ditë. Në fund të kësaj poezie autori bën thirje:
Duhet të jemi të gjithë krenarë,
Se kemi një gjuhë fisnike.
Ju bëj thirje o shqiptarë,
Mos haroni gjuhën shqipe.
Anëtarja e këshillit drejtues të shoqatës znjsh. Laureta Petoshati recitoi pjesë nga poezitë e Ndre Mjedës dhe Gjergj Fishtës. Vargjet e Ndre Mjedës:
Përmbi za që lshon bylbili,
gjuha shqipe m’shum gullon,
përmbi erë që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.
Si dhe ato të Gjergj Fishtës:
Pra, mallkue njai bir shqiptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
Tingëllonin aq bukur në këtë ceremoni festive.
Ceremonia më pas vazhdoi me përshëndetje të bukura.

I pari e mori fjalën anëtari i shoqatës Ligor Luarasi dhe pas tij mësuesi vullnetar Sotiraq Binjaku, i cili veç përshëndetjes kërkoi falje për emocionet e mëdha që kishte në ato çaste megjithëse kishte vite të tëra në profesionin e mësuesit. Po ashtu përshëndetën edhe Sotiraq Pema, i cili veç të tjerave njoftoi edhe për punën e bërë për sigurimin e sallave të kësaj shkolle; Suzana Vangjeli, si prindi i dy fëmijëve tëregjistruar në shkollë; Muhamet Merolli, shqiptar i ardhur në Amerikë para 30 vjetëshdhe Vlashi Fili i cili midis të tjerave solli edhe dy fakte që vërtetonin lashtësin e gjuhës shqipe.

Në fund të përshëndetjeve znj. Elvira Budo qartësoi mënyrën organizative të ecuris së kësaj shkolle.
Moment shumë i bukur ishte kur, kryetari i këshillit drejtues të shoqatës, Doc. George Ziu ju dorëzoi në mënyrë ceremoniale fëmijëve më të vegjël të shkollës, abetaren me një letër shoqëruese ku shkruhej:
“Jam libri më i dashur për të gjithë fëmijët shqiptar. I tillë do të jem edhe për ju.

Abetarja
Mësojini të gjitha ato që ka brenda ky libër, mbasi kështu do të shkruani dhe lexoni në gjuhën e bukur shqipe që është gjuha e prindërve tuaj.
Këshilli drejtues i shoqatës “BIJTE E SHQIPES”

Filadelfia
7 mars 2004