KRIJOHET SHOQATA “BIJTE E SHQIPES”

Mbas një pune intensive gjatë një viti, nga grupi nismëtar më 24 shkurt 2002 mblidhen rreth 60 shqiptar në një mbledhje të përgjithëshme. Në këtë mbledhje mbas shumë diakutimesh e shkëmbim mendimesh u vendos:

1 – Krijimi i shoqatës Atdhetare-Kulturore me qendër në Filadelfia. Një gjë e tillë u shoqërua edhe me anëtarësimet e para. Pra data e krijimit të shoqatës është 24 shkurt 2002.

2 – Shoqata hë për hë të drejtohet nga një bord drejtues deri në zgjedhjet e para të shoqatës së zgjeruar.

3 – Projekt-statuti i hartuar të kthehet në statut dhe të dërgohet në Harisburg për aprovim dhe regjistrim.

4 – Të gjithë anëtarët e parë të shoqatës të punojnë për shtimin e rradhëve të shoqatës dhe zgjerimin e saj.

Anëtarët e parë të shoqatës ishin: Besnik Budo (pensionist), Elvira Budo, Bedri Buzi, Edlira Budo (studente), Ilir Meçaj, Elida Meçaj, Llazar Gode, Llazar Vero, Tatjana Vero, Laureta Petoshati, Petrit Disha, Fotika Disha, Sotiraq Pema (student), Spiro Ndrio, Adile Ndrio, Vlashi Fili, Yllka Fili, Viktor Furxhi, Greta Furxhi, Sotiraq Voda.

Shoqata zgjodhi bordin drejtues që do të çonte shoqatën në zgjedhjet e para të përgjithshme, të përbërë nga këta anëtarë:

1-Elvira Budo
2-Llazar Vero
3-Laureta Petoshati
4-Viktor Furxhi
5-Vlashi Fili
6-Sotiraq Pema
7-Ilir Meçaj.

Bordi drejtues caktoi në detyrë të përkohëshme, Laureta Petoshati me detyrën e sekretares dhe studentin Sotiraq Pema me detyrën e llogaritar-arkëtarit.