KRIJOHET GRUPI NISMETAR I SHOQATES

Shtimi i numurit të emigrantëve shqiptarë në Amerikë, sidomos në dhjetëvjeçarin që kaloi dhe vitet në vazhdim, justifikon dhe shtimin e numurit të shoqatave të ndryshme midis shqiptarëve. Sot në Filadelfia, numëri i shqiptarëve është jo i vogël, numur ky që nga viti në vit vazhdon të rritet.

Jemi shumë larg vendit tonë dhe më tepër se kurrë kemi shumë nevojë për bashkim, kemi shumë nevojë për njëri-tjetrin. Të veçuar nuk jemi asgjë, të bashkuar do të jemi më shumë.

Kishte kohë që midis disa shokëve me banim në Filadelfia diskutohej problemi i bashkimit të shqiptarëve rreth nje qëndre te vetme. Diskutohej se si mund të bëhej kjo, }farë duhet parapërgatitur, mbi çfarë rregullash duhej mbështetur, etj, etj. Dhe u fillua nga puna nën moton. “Gjithmonë dhe të gjithë së bashku”. Grupi inisiator përbëhej nga këta shqiptarë:  Llazar Vero, Vlashi Fili, Ilir Meçaj, Elvira Budo, Viktor Furxhi, Laureta Petoshati dhe Sotiraq Pema. Ky grup inisiator, gjatë periudhës 2000-2001, filloi dhe hapat konkrete për të qënë të përgatitur në krijimin e shoqatës. Gjatë kësaj kohe u përpilua një projekt-statuti që ishte domosdoshmëri për krijimin e një shoqate. Ky projekt-statut kaloi në disa faza diskutimi e korigjimi deri sa mori formën që ka sot.

Gjatë kësaj periudhe grupi nismëtar mblidhet disa herë dhe përcakton detyra që kur të bëhet mbledhja e përgjithëshme me shqiptarët, për krijimin e shoqatës, ajo të kurorëzohet me sukses. Po ashtu bisedohet me shqiptarët në çdo takim ku bëhej e qartë qëllimi i krijimit të shoqatës