Veprimtari të shumta në Shoqatën “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia

Nga: Beqir SINA – Philadelphia PA
Më: 2 tetor 2017

Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, bëri promovimin e dy botimeve të fundit me titujt : ” Optika Letrare”-Këndvështrim dhe “Hyjnia në sytë e tu” – poezi, të intelektualit shqiptar nga Struga, mikun e kësaj shoqate, Dr. Bexhet Asani.
Në kuadrin e veprimtarive, që organizon Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, ishte edhe ajo e mbajtur në ditën ndërkombëtare letrare, të LNSHP ” Pegasi”- Albania, nën siglën ” Day of Change” të mbajtur në disa shtete të botës.
Kjo veprimtari u mbajt ditën e shtunë, më datë: 30 shtator 2017, në qendrën e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, për promovimin e dy botimeve të fundit me titujt : ” Optika Letrare”-Këndvështrim” dhe “Hyjnia në sytë e tu” – poezi, të intelektualit shqiptar nga Struga, mikun e kësaj shoqate, Dr. Bexhet Asani.
Në këtë veprimtari morën pjesë , drejtuesit kryesorë të kësaj shoqate, si dhe veprimtar, miq dhe dashamir të tyre, të ardhur enkas nga zonat për rreth, përfshirë edhe dy bashkëqytetarët e autorit, dy struganët e njohur z. Haxhi Dauti, Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan, dhe Inxh. Sali Musai- “Komandant Profi” nga Struga, autori i librit “Mbahu Nënë …”, të cilët edhe përshëndetën autorin si dhe vlerësuan punën e madhe që bën Shoqata “Bijët e Shqipes” në komunitetin shqiptar.
Me këtë rast, Shoqata “Bijtë e Shqipes” promovojë edhe uniformat e nxënësve, bluzat bojë qielli më logon – stemën në krahun e majtë, e cila ka të qëndisur, kuq e zi, një trandafil të kuq me shqiponjën dy krenare në mes, e rrethuar me një “aureolë” ku shkruhet me shkronja të mëdha për rreth saj: “Shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, e cila, thanë ata është bër e njohur në ditën e parë të shkollës shqipe për vitin shkollor 2017-2018, nga drejtuesit e shoqatës, të cilët u tha se i kishin suprizuar të gjithë nxënësit e prinderit e tyre, duke e filluar këtë vit shkollor me bluzat me stemën e shkollës së tyre.
“Bluzat me stemën e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, tha njëri prej anëtarëve të kryesisë së shoqatës, janë të dhuruara nga bisnesmeni shqipëtar z. Mezan Resuli, dhe natyrisht që do t’ia shtojnë vlerat shkollës këtyre fëmijëve, si dhe do të ndihmojnë në paraqitjen e jashtme dhe sa më dinjitoze të nxënësve të kësaj shkolle,”
Gjithashtu, po në këtë veprimtari Shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka nderuar me nga një, “Çertifikatë Mirënjohjeje”, tre gazetat e komunitetit, gazetarët e tyre: gazetën shqiptaro amerikane Illyria – Kryeredaktorin Ruben Avxhiu, gazetën më të vejtër shqiptare Dielli – Kryeredaktorin Dalip Greca, dhe gazetën e përditëshme Bota sot, të cilat i dorzojë në emër të shoqatës, z. Vlashi Fili, dhe z. Llazar Vero. Veprimtaria e promovimit të autorit të dy librave, Dr. Bexhet Asani, filloi me një përshëndetje rasti dhe  kumtesat lidhur me dy librat, dhe aktivitetin e Dr. Bexhet Asanit, të mbajtur nga kryetari i kësaj shoqate,z. Tajar Domi, kumtesat e gazetarit Llazar Vero, Inxh. Sadik Elshani, publicist, si dhe përshëndetjet e Kryetarit të Këshillit Shqiptar Amerikan, z. Haxhi Dauti, veprimtarit Sali Musai-, dhe, Hysë Hasa, që jeton në Filadelfia dhe është anëtar dhe veprimtar i palodhur i shoqatës Bijtë e Shqipes.
Kryetari i Shoqatës, z. Domi, mbasi përshëndeti autorin, dhe mysafirët e kësaj veprimtarie, në fjalën e tij, vuri ndër të tjera në pah edhe kontributin e madh të Shoqatës që ai drejton, në promovimin, kultivimin dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare.
“Shoqata Atdhetare Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia, hodhi hapat e para të saj 15 vite më parë, më 24 shkurt 2002, si nismë e një grupi atdhetarësh e intelektualësh shqiptarë, të cilëve, në vitet që do të pasonin, iu bashkuan disa qindra bashkatdhetarë të tjerë, me banim në Filadelfia e qytetet e tjerë të Amerikës, në Kanada e disa shtete te Europës, si dhe në Atdheun tonë mëmë, në Shqipëri. Kështu, ajo erdhi duke u rritur e mbështetur çdo vit e më shumë, duke u organizuar çdo vit e më mirë e duke shtuar veprimtaritë e saj, vit pas viti, gjithnjë e më cilësisht. Tashmë, shoqata “Bijtë e Shqipes” nuk është vetëm një emër i bukur, por një organizëm në funksion të bashkësisë sonë, këtu në Filadelfia. Nëpërmjet punës së madhe, gjatë tërë këtyre viteve, ajo është bërë e njohur në të gjithë diasporën shqiptare.” tha Domi.
Ai më pas vlerësoi shumë autorin e këtyre dy botimeve me titujt : ” Optika Letrare”-Këndvështrim” dhe “Hyjnia në sytë e tu” – poezi, të intelektualit shqiptar nga Struga, Dr. Bexhet Asani, dhe veprimtarinë e tij, në një material biografik, duke e quajtur atë edhe si mikun e kësaj shoqate.
“Këtu në këtë qendër, tha ai janë promovuar veprat e mëdha të disa autorve të mëdhenjë shqiptarë, dhe natyrishtë që ne jemi të nderuar sot që në kuadrin e këtyre veprimtarive të shumta që ne bëjmë , gjatë gjithë vitit, po promovojmë edhe Dr. Bexhet Asanin” theksojë Kryetari i Shoqatës atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia,z. Tajar Domi.
Anëtari i këshillit drejtues të kësaj shoqate, Llazar Vero, një gazetar i njohur dhe veteran i gazetarisë shqiptare, lexoji kumtesën që kishte përgatitur ai me titull :”Dy fjalë mbi “Optikën letrare” të Dr. Bexhet Asanit.
Ai tha ndër të tjera se : “Si një kapitull më vete në këtë vëllim do të veçoja trajtimet dhe vleresimet letrare të Dr. Bexhet Asanit,  për autorë të tjerë bashkatdhetarë dhe kryesisht të trevave afër tij. Dhe, kjo ka arësyen e vet. Duke njohur më mirë jetën dhe terrenin ku vendosen ngjarjet në tregimet dhe romanet e autorëve që trajton, apo botën shpirtërore me gëzimet dhe shqetësimet e veta të këtyre njerëzve, edhe gjykimi apo analiza do të jetë më e saktë dhe ndihmuese”.
Publicisti Sadik Elshani i cili është doktor i shkencave të kimisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane, duke lexuar kumtesën e tij ”Hyjnia e syve”, të Dr. Asanit, e quajti atë një popezi e fuqishme e atdhedashurise dhe mallit per vendlindjen.
“Në, vështrim për vëllimin poetik “Hyjnia e syve” (Strugë, 2017) të poetit Bexhet Asani, tha z. Elshani, gjejë një përmbledhje më të re poetike e autorit Bexhet Asani, ku mbizotërojnë vargjet e atdhedashurisë,  mallit për vendlindjen, por edhe dashurinë, bukuritë e natyrës, miqësinë, mirësinë njerëzore. Janë këto poezi të rrjedhshme, të drejtpërdrejta, me plot frymëzim e angazhim intelektual e shoqëror. Kushdo që e lexon, e shijon këtë vëllim poetik, menjëherë e ndien se këto vargje janë shkruar nga një njeri që jeton në mëgrim, larg atdheut, larg vatrës së tij. është kjo dashuri për atdheun, malli për vendlindjen, njerëzit e saj, prindërit, miqtë e poetit – e kaluara dhe e tanishmja e vendit, kombit tonë” tha publiciti Sadik Elshani.
Në fund veprimtarinë e  përshëndeti edhe vet autori i dy librave me titujt : ” Optika Letrare”-Këndvështrim” dhe “Hyjnia në sytë e tu” – poezi, Dr. Bexhet Asani.
Aktiviteti do të mbyllej sipas traditës, që ka krijuar Shoqata “Bijtë e Shqipes”, mbas marrjes nga një kopje të librit me autografin e autorit, duke shtruar një koktej,  mjaft të pasur me ushqime dhe pije për të gjithë pjesëmarrësit.