THIRRJE

Ka kohë që në Qendrën Kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” po rihet mendimi për një ambjent më të madh që të jetë më i përshtatshëm. Kjo nga që jo pak herë është vënë re se ambjenti ekzistues është i vogël dhe jo pak herë në veprimtaritë e shoqatës salla ka qenë e tejmbushur, siç ishte rasti i mbylljes së semestrit të parë në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”, më 20 Dhjetor të këtij muaji. Për këtë edhe në Këshillin Drejtues të shoqatës është diskutuar disa herë ky problem.
Para disa muajsh një grup anëtarësh, shumica pensionistë, u bënë nismëtarë për grumbullimin e parave për qëllimin që thamë më lartë. “Ne e kemi të qartë që shumat që japim ne janë shumë të vogla dhe nuk mund të bëjnë të mundur realizimin e shumës që duhet për një ambjent më të madh të shoqatës, por le ta fillojmë ne e të bëhemi shkëndija e parë për të realizuar qëllimin, për të cilin mendojmë se vetëm bizneset me dhurimet e tyre mund të realizojnë atë që sot dëshirojmë. Kemi bindjen se të tjerët do na ndjekin”. Kështu u shprehen ata kur e filluan nismën. Dhe ishin të parët që paguan nga $ 100. Pas tyre filluan të shtohen të tjerë bashkatdhetarë dhe shuma filloi të rritet me $ 200, $ 300, $ 500 e së fundi edhe me $ 2.000.
Më poshtë po japim emrat e të gjithë bashkatdhetarëve, anëtarë apo jo anëtarë të shoqatës të cilët kanë kontribuar deri tani.
Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në komunitetin tonë në Filadelfia që të kontribuojnë sipas mundësive në mënyrë që shoqata jonë që përfaqëson Komunitetin Shqiptar në Filadelfia të ketë një ambjent të madh ku të ushtrojmë veprimtari të tilla që nuk mund t’i realizojmë në Qendrën Kulturore ekzistuese. Ne ju premtojmë që çdo kontribut do të jetë shumë transparent pa lejuar as shkeljen më të vogël, ashtu si kemi qenë deri më sot. Bëhuni pjesë e kësaj nisme, për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në Filadelfia.
Këshilli Drejtues i shoqatës
“Bijtë e Shqipes”
Filadelfia, Dhjetor 2015
Silvana Çumani…………$ 2.000
Nuri Kupa…………..…. $  500
Shkëlqim Roçi………….$  300
Mendin Asani…………..$  300
Arben Xheka……………$  200
Ahmet Shabani………….$  200
Neritan Çanole………… $  150
Lulzim Stafa…………….$  100
Rrap Rrokaj……………..$ 100
Kiço Kokthi………………$ 100
Vlashi Fili………………..$ 100
Hamdi Gjana……………..$ 100
Sami Zaimaj……………..$ 100
Eqerem Murataj………….$ 100
Llukan Dylgjeri…………..$ 100
Hys Hasa……………..….$ 100
Abedin Teme…………….$ 100
Llazar Vero………………$ 100
Bujar Çela…………….…$ 100
Kimet Hasa…………..….$ 100
Adil Likaj……………..….$  100