Të nderuar bashkatdhetar.

Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia falenderon të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar tek godina e bashkisë Filadelfia, më datë 28 Nëntor 2014. Pjesëmarrja masive e të rinjve e bëri festën edhe më të bukur. Njëkohësisht falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në mbrëmjen Jubilare që organizoi shoqata jonë më 29 Nëntor 2014, për 102 Vjetorin e Pavarsisë dhe 70 Vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia falenderon veçanërisht personat e mëposhtëm që ndihmuan financiarisht në organizimin e festës së 102 Vjetorit të Pavarsisë:

TeleALBA me president Jorgo Xhori & Petrit Shahaj – Paketë Telivizive Shqiptare me një vit abonim falas plus marrës digital TVIP, me vlerë $360.00 + 2 Gift cards nga $100.00 secila. (Për llotarinë e organizuar në mbrëmjen Jubilare)

Eldion Pajollari (State Farma Agency) – 2 gift cards nga $100.00 secila (Për llotarinë e organizuar në mbrëmjen Jubilare) + për mbështetjen e aktivitetit të ngritjes së Flamurit, me kafe & Donuts për pjesëmarrësit në festë.

Bastri Bajo – $300.00

Josif Rrapi (Alexa Pharmacy & York st. Pharmacy) – $250.00

Astrit Daku (Amici Restorant NJ) – $200.00

Shpetim Daku (Bellini Grill Restorant) – $100.00

Ramazan Koka – $ 100.00

Law Office of Todd Jacobs LLC – $100.00

Terra Insurance services, LLC – $100.00

Sadik Elshani – $100.00

Tajar Domi – $100.00

Jakup Domi – $100.00

Frida Sulo – $50.00 + 2 bileta për ndeshjen(76ers vs Bucks)  për llotarinë e organizuar në Mbrëmjen Jubilare të Pavarsisë.

Adrian Cani – $25.00

Një falenderim të veçantë dëshirojmë të bëjmë gjithashtu:

z. Hamdi Gjana, Ervin Cara dhe fëmijët e grupit artistik të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”  Philadelphia për programin e paraqitur në mbrëmjen Jubilare të  më 29 Nëntor 2014.

DJ. Ervin Cara dhe Anila Halilaj për mbajtjen gjallë të atmosferës me tërësinë e këngëve e valleve popullore shqiptare në festën e ngritjes së Flamurit.

Fredi Xhema për blerjen dhe dhurimin e Flamurit Kombëtar që u ngrit në mënyrë ceremoniale tek godina e bashkisë më datën 28 Nëntor 2014.

Haki Çollaku për stendën e flamujve për Festën Kombëtare si dhe punën vulnetare për rregurrimin e çatisë dhe ambjenteve të tjera të godinës së shoqatës.

Ruzhdi Karaj për sjelljen e gjeneratorit që u përdor në ditën e ngritjes së Flamurit tek Bashkia e Philadelphias.

Armir Koka, Haki Mana & Ruki Sula për fotot dhe vidiot e bëra në Mbrëmjen Jubilare dhe ceremoninë e ngritjes së Flamurit tek godina e bashkisë.

Këshilli Drejtues i Shoqatës
“Bijtë e Shqipes