TAKIM ME PROF. DR. FATMIR ZANAJ

Disa ditë më parë, z. Petrit Zanaj, ish kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe ish shef i financës së kësaj shoqate dhe kryetar i forumit të ish ushtarakëve në shoqatën “Bijtë e Shqipes”, na njoftoi se së shpejti do i vinte për vizitë disa ditore, vëllëi i tij, Prof. Dr. Fatmir Zanaj me banim në Tiranë. Të gjithë u gëzuam se do të njiheshim me një njeri të nderuar, por njëkohësisht dhe vëllai i mikut tonë.
Me kërkesën tonë, Petriti pranoi që njohjen ta bënim në mjediset e shoqatësë. Disa ditë mbas mbërritjes së z. Fatmir Zanaj në Filadelfia u organizua takimi i parë me të, ditën e Mërkurë më 26 Korrik 2017. Mbasi z. Petrit Zanaj dhe z. Llazar Vero e njohën me mjediset e shoqatës dhe shkurtimisht me jetën dhe veprimtaritë e saj, u ulëm për bisedë në një tavolinë, të përgatitur qysh më parë, në mjedisin e klubit të shoqatës. Në praninë e një kafeje dhe një godë raki shqiptare, fillimisht mbas prezantimit të rastit me të gjithë shokët që morën pjesë në këtë takim, u zhvillua një bisedë e ngrohtë miqësore. Gjatë takimit bisedat rrodhën natyrshëm dhe temat kaluan nga njëra tek tjetra, por që mbizotëronin temat e ndryshme nga vendi jonë. Në përfundim të takimit, z. Petrit premtoi se ditën e Shtunë, më 29 Korrik do të organizonte një takim tjetër me z. Fatmir. Ashtu ndodhi. Në ditën e caktuar u organizua edhe takimi i dytë, ku z. Petrit shtroi edhe një koktejl të thjeshtë.
Në të dy takimet, patën rastin që të ishin midis nesh, për herë të parë, edhe disa miq të tjerë.
Në takimin e parë mori pjesë edhe çifti Bllaka, z. Brahim Bllaka dhe bashkëshortja e tij, Mine Bllaka (Parllaku), me origjinë nga Istogu i Kosovës por banues në Belgjikë. Zonja Mine është nga fisi “Parllaku, prandaj bashkëshortët Bllaka shoqëroheshin nga Enver Parllaku, anëtar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Gjithashtu merrte pjesë edhe biznesmeni përmetar, me banim në Tiranë, z. Dorjan Kongoli, nip i z. Kiço Kokthi që sapo kishin ardhur së bashku nga Shipëria, si dhe ushtaraku Rifat Hasa që ka ardhur si vizitor tek i biri.
Në takimin e dytë, midis të tjerëve mernin pjesë edhe Shpëtim Braka nga Kukësi e Miftar Dauti (Avdili) nga Kukësi por me banim në Nju Jorku.
Në të dy këto takime, bisedat rodhën lirshëm dhe kënaqësia ishte e dyanëshme.
Por kush është Prof. Dr. Fatmir Zanaj?
Për ta njohur më mirë me këtë pedagog në Universitetin e Tiranës, i kërkuam ndihmë vëllait të tij, z. Petrit Zanaj dhe ai nuk na e kurseu atë.
Prof.Assoc/Doktor Fatmir Zanaj
Datlindja: 10 Qershor 1951
Shkolla fillore/8 vjecare/gjimnazi “Ali Demi”-Vlorë
Uinversiteti i Tiranës 1971-75, dega Filozofi/Shkenca Politike
1975-Redaktor në radiotelevizionin shqiptar, radio e jashtme
Dhjetor 1975 – Shtator 1980 – Mësues në shkollën e mesme “Bajram Curri”-Tropojë.
Shtator 1980-Gusht 1993 – Petagog në Uinversitetin e Tiranës – Fakultetit i shkencave politike – juridike.
Gusht 1993 – Dhjetor 1993 – Kualifikim shkencor në Itali, CNR Unversiteti i Salernos.
Janar 1994-Shtator 1997 – Departamenti i Strategjive politike dhe ekonomike pranë Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Shtator 1997 – Korrik 2002 – Drejtor i Informacionit dhe Mardhënieve Publike ne Ministrinë e Mbrojtjes.
Korrik 2002 – Prill 2007 Diplomat në Ministrinë Jashtëme
Maj 2008-Shtator 2013 – Petagog dhe Z/v rektor i Universitetit jo publik “Justiniani i parë”
Shtator 2013 dhe në vazhdim – Universiteti i Tiranes – Pedagog në Fakultetin e shkencave sociale.

Botime shkencore-Tekste Akademke

-“Sociologjia e së Drejtës”
-“Filozofia e së Drejtës”

Monografitë shkecore

-“Shkatërrimi i Tretë”
– “Informacioni dhe Mardhëniet Publike në Forcat e Armatosura”
– Mjaft studime dhe artikuj në revistat shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Filadelfia, 31 Korrik 2017