PËR “BIJTË E SHQIP[ES”

Ju shqiptarë të Filadelfisë
Shoqatë të denjë keni krijuar
E krenari “Bijtë e Shqipes” keni pagëzuar
Tërë shqiptarët i keni nderuar

Gjuhën – Nënë keni menduar, e shkollën shqipe keni krijuar
Kryesia juaj thellësisht na ka nderuar
E shtëpi të madhe, mikpritëse po ndërtoni
Besoj së shpejti bukur do ta mbaroni.

Kryesia juaj është largpamëse dhe e zgjuar
Unë si atdhetar devotshmërinë e saj kam çmuar
E unë si Risiliot me gjithë zemër ju uroj mbarësi
I madhi Zot ju dhëntë fuqi dhe krenari.

               Beniamin Risilia
         Filadelfia, 1 Maj 2020 Shënim.

Kjo poezi është krijuar nga z. Beniamin Risilia dhe i kushtohet Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Ky autor është dhuruesi më i madh në jetën e kësaj shoqate. Me dhurimin e tij prej $64.000 në vitin 2005 është blerë ndërtesa që u bë Qendra Kulturore e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në adresë: 5043 Torresdale Ave. – Philadelphia PA 19124, për regullimin e së cilës punoi edhe ai vet së bashku me mikun e tij, të ndjerin Behar Alimadhi. Poezia ka rëndësi për vlerësimin dhe respektin që i bën z. Beniamin Risilia, punës së Shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe këshillit drejtues të aj, vlerësim ky që ai e ka shprehur vazhdimisht në vite.