Një ditë e vecantë në shkollën shqipe “Gjuha Jonë” Philadelphia.

Në ditën e parë të shkollës shqipe për vitin shkollor 2017-2018, nga drejtuesit e shoqatës u njoftuan të gjithë nxënësit e prinderit e tyre se këtë vit shkollor do të kemi bluzat me stemën e shkollës sonë. Bluzat me stemën e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, të dhuruara nga bisnesmeni shqipëtar z. Mezan Resuli do t’ia shtojnë vlerat shkollës sonë si dhe do të ndihmojnë në paraqitjen e jashtme sa më dinjitoze të nxënësve tanë. Ju shprehim mirënjohje të pakufishme z. Mezan Resuli për këtë ndihmë kaq bujare e kuptimplote.
Sot me datë, 1 Tetor 2017, u bë e mundur shperndarja e tyre për të gjithë nxënësit e pranishëm. Këto bluza do të vishen gjatë orarit të mësimit të gjuhës shqipe si dhe në programet e tjera mësimore që shkolla jonë do të organizoi jashtë ambjenteve të saja.
Sot në shkollën shqipe “Gjuha Jone” u vazhdua me traditën e festimit te datëlindjeve të nxënësve që i kanë patur ato gjatë muajit. Por kësaj radhe u festuan datëlindjet për nxënësit që i kanë patur datëlindjet e tyre në muajt Korrik e Gusht në të cilet shkolla jonë ishte me pushimet verore Kështu që sot festuan datelindjet për 9 nxënës: Alissa Qypi, Daniol Billa, Emilian Hasa, Naula Ferko, Sophia Sali, Art Rukiqi, Megi Billa, Eljan Tafa e Megan Kaca.
Si gjithmonë salla qëndrore e godinës së shoqatës ishte mbushur me nxënës të shkollës, prindër, mësuesit dhe anëtarë të shoqatës. Stafi drejtues i shkollës dhe ai i shoqatës kishin përgatitur si zakonisht tortën e madhe me urimin gezuar datelindjen e qirinj. Të gjithë nxënësit qe kishin datelindjet u rreshtuan përreth tortës me qirinj të ndezur. Kënga “Shumë urime për Ju” e kënduar nga të pranishmit në versionet shqip e anglisht ja shtuan emocionet nxënësve që kishin datëlindjet.
Pas fikjes së qirinjve, mësueset Raimonda Bardhi, Kozara Doko, Irini Zenelaj, Elvana Pone e Mereme Mema i dorëzuan dhuratat simbolike të përgatitura nga shoqata për nxënësit. Më pas aktiviteti vijoi me bërjen e një fotoje grupi dhe me shpërndarjen e tortës së datëlindjeve të përgatitur për këtë qëllim. Zërat e embël të fëmijëvë dhe gëzimi i nxënësve vazhduan përgjatë gjithë kohës së pushimit dhe pastaj të gjithë nxënësit nën drejtimin e mësueseve të tyre filluan orën e dytë të mësimit.
Bujar Gjoka
Filadelfia, 02 Tetor 2017.

Filadelfia, 02 Tetor 2017