MBREMJA E FLAMURIT 2001

Grupi nismëtar i krijuar për një bashkësi të shqiptarëve në Filadelfia, përveç përgjegjësisë që mori përsipër për këtë krijim, mendoi që qysh në vitin 2001 të filloi të festohet dita e shpalljes të Pavarësisë edhe në Filadelfia. Kështu u punua për këtë qëllim. U bisedua me këngëtar dhe orkestër. U përcaktua edhe lokali ku do të mblidheshin shqiptarët për të festuar.

Më 25 Nëntor 2001 mbi 400 bashkëatdhetarë (në kapacitetin e plotë të sallës) u mblodhën dhe festuan së bashku. I ftuar këngëtari Frederik Ndoci me grupin e vet orkestral.

Mbrëmjen e hapi z. Vlashi Fili, anëtar i grupit nismëtar. Në fjalën e rastit ai përmëndi rëndësinë e madhe të festës së pavarësisë kur vendi ynë, megjithëse i cunguar nga grabitjet e shumta tokësore më së fundi shpallet shtet i pavarur. Po ashtu ai theksoi se festimi i kësaj feste në kushtet tona te emigracionit merr nje rëndësi të veçantë, sepse kjo festë ka bashkuar gjithmonë shqiptarët.

U ekzekutuan hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërise dhe më pas kënga dhe vallja shqipëtarçe buçitën në sallë. Për pesë orë me radhë shqiptarët festuan së bashku.

Në përfundim të kësaj mbrëmje te bukur të gjithë përgëzonin organizatorët per inisiativën e bukur që kanë marrë, për të festuar së bashku ditën e Flamurit tonë.

Filadelfia 25 Nëntor 2001