Dorëzohet “Nderi I Komunitetit” znj. Silvan Çuman

Para pak kohësh, Këshilli Drejtues i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” , midis disa vlerësimeve që miratoi, ishte edhe ai me titull “Nderi i Komunitetit” për mjeken dentiste  znj. Silvana Çumani.
Sot, ditën e Martë më 16 janar 2018, ky vlerësim iu dorëzua znj. Silvana në mjediset e qendrës së biznesit që ajo drejton.
Në motivacionin e këtij vlerësimi thuhet: “Mjekes së palodhur, zonjës së parë shqiptare-amerikane të shquar në biznes në Pensilvani, veprimtares dhe kontribueses së mbrodhësisë shpirtmadhe në mbështetje të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe komunitetit.”.  Gjatë dorëzimit të këtij vlerësimi znj. Silvana Çumani shprehu gëzimin dhe falenderimin për Këshillin Drejtues të shoqatës, duke u ndjerë mjaft e vlerësuar nga shoqata. Ajo shprehu gjithashtu se do të jetë vazhdimisht përkrahëse e shoqatës dhe do ta ndihmojë atë herë pas here.
Gjatë kësaj ceremonie të shkurtër, për efekt të ndalesës së punës të punonjësve që ajo ka punësuar, u bënë edhe disa foto si kujtim.
Vlashi Fili
Filadelfia, 16 janar 2018