DORËZOHEN VLERESIMET E SHOQATËS TRE SHTËPIVE BOTUESE NË TIRANË

Këto ditë z. Hidajet Ago, ndër anëtarët aktivë të Shoqatës “Bijtë e Shqipes “, ishte në Atdhe dhe së bashku me mikun e kësaj shoqate, mësuesin Shpëtim Brahaj, iu dorëzuan tre shtëpive botuese në Tiranë,  “Shkronjë pas shkronje”, “PEGI” dhe “ALBAST”,  Certifikatat e Mirënjohjes, me të cilat kryesia e kësaj shoqate i ka vlerësuar ato, për furnizimin me tekstet shkollore  për shkollën shqipe “Gjuha Jonë ” në Filadelfia.
Edhe një herë, faleminderit pronarëve dhe botuesve të shtëpive botuese, “Shkronjë pas shkronje “, “PEGI ” dhe ” ALBAST” !

Tajar Domi
2 Shkurt 2018