Bashkim dhe entusiazëm

Në drekën e mbledhjes së fondeve për godinën e re
Ditë më parë ishte njoftuar dhe ishin shpërndarë ftesat për një veprimtari (drekë) me qëllim grumbullimin e fondeve për blerjen e godinës së re. Dhe ajo u zhvillua dje, ku morën pjesë mjaft bashkatdhetarë që jo vetëm festuan së bashku por edhe treguan mbështetjen e tyre për këtë nismë të madhe, nëpërmjet ndihmave financiare që ofruan.
Të gjithë të interesuar për rritjen e shifrës, që herë pas here komunikohej në një ekran të madh, në krye të sallës. Jo pak pjesëmarrës deklaronin më shumë se një herë si dhurues për këtë qëllim.
Përveç drejtuesve të shoqatës, por edhe përfaqësues të bisneseve bënë thirrje për vazhdimin e fushatës e për të arritur qëllimin brenda një kohe sa më të shkurtër. Disa prej tyre, përveç dhurimeve financiare morën përsipër kryerjen e punëve në këtë godinë, pas blerjes së saj. Kështu:
– Mexhit Koboçi e Alfred Sula deklaruan se do të përballojnë gjithçka nevoitet për instalimet elektrike në këtë ndërtesë.
– Arti Ismailianji mori përsipër shkatërrimin (Demolation) nëse do të nevojitet dhe heqjen/pastrimin e inerteve të godinës.
– Ruzhdi Karaj do të bëj sistemimin e ambjentit të jashtëm dhe shtrimin e betonit ku duhet.
-Disa të tjerë do të realizojnë të tjera punime.
Gjatë gjithë kohës, vihej re shqetësimi në bisedat e pjesëmarrësve se si të kontribojmë më shumë në këtë drejtim. Kjo përbën një garanci të qëndrueshme se shumë shpejt godina e njoftuar, do të jetë pronë e komunitetit shqiptar në Filadelfia.
Projektit tonë i janë bashkuar 200 bashkatdhetarë dhe shuma e grumbulluar deri më sot, datë 5 Shkurt 2018, është 84.720 dollarë.
Duke falenderuar të gjithë ata bashkatdhetarë që nëpërmjet shumave të dhuruara deri tani kanë vendos bazën e asaj çfarë nevoitet, informojmë pjesën tjetër të komunitetit se fushata e grumbullimit të fondeve vazhdon dhe jemi të vendosur për ta arritur qëllimin brenda një kohë sa më të shkurtër. Prandaj dhuroni të dashur vëllezer e motra për një shkollë shqipe dhe një qendër dinjitoze për komunitetin.
Pagesat mund ti bëni:
– Me çek drejtuar shoqatës “Bijtë e Shqipes” në adresën:
5043 Torresdale ave, Philadelphia, PA 19124,
-Me para në dorë (Cash) në godinën e shoqatës si dhe
-Pagesa online në linkun e hapur për këtë qëllim në adresën e mëposhtme:     www.gofundme.com/shkolla-shqipe-quotgjuha-jonequot
Më poshtë keni listat e dhuruesve deri ditën e sotme dhe disa foto nga aktiviteti.
Bujar Gjoka
Filadelfia, 4 Shkurt 2018