U Festua ne Filadelfia Dita e Flamurit Kombetar

Me 26 Nentor 2011 shoqata “Bijte e Shqipes” organizoi mbremjen e madhe te festes se flamurit, 28 Nentorin 1912 – dita e shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe e ngritjes se flamurit tone kombetar ne Vlore.
Mbremja u organizua ne lokalin Cannstatter V-V, nga ora 18 deri ne oren 24. Ne mbremje moren pjese anetare te shoqates dhe familjet e tyre, miq dhe banore te tjere shqiptare ne Filadelfia, rrethinat e saj si dhe nga Nju Jorku, Konektikat etj. Ne kete mbremje mori pjese dhe Ambasadori i Jashtezakonshem e Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne SHBA, zoti Avni Spahiu, bashke me bashkeshorten dhe vajzen e tyre. Nga shteti i Konektikatit kishte ardhe edhe kandidati shqiptar per senator ne Senatin Amerikan Peter Lumaj. Salla, si gjithmone, ishte zbukuruar me flamurin tone kombetar dhe ate amerikan, portretin e Ismail Qemalit, etj

Ne hapjen e mbremjes u ekzekutuan hymnet kombetare te Shqiperise dhe Amerikes. Pastaj kryetari i shoqates “Bijte e Shqipes” Sadik Elshani e hapi mbremjen duke uruar mireseardhjen ne kete feste te gjithe shqiptarve te pranishem bashke me familjet e tyre. Ai i uroi mireseardhjen dhe Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne SHBA, Avni Spahiu si dhe zotit Peter Lumaj, kandidatit per senator ne Senatin Amerikan.
Pas kesaj autori i ketij shkrimi mbajti fjalen e tij te pershendetjes per te pranishmit.

Ne ai fillim falenderoi ne emer te shoqates pjesmarrjen e Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne kete mbremje festive dhe me tej theksoi se ” …dita e shpalljes se pavaresise dhe e ngritjes se flamurit kombetar ne Vlore me 28 Nentor 1912 mbetet gjithmone dita dhe festa me e madhe per kombin tone, per popullin tone. Kjo ishte dita e shenuar ne histori qe i dha pavaresine Shqiperise, i dha lirine dhe dinjitetin kombit tone….” Ketu ai permendi fjalen e urte e me kuptimplote qe ka krijuar populli yne ne luften e tij per liri e pavaresi se “Liria i ka rrenjet ne gjak.” Pastaj ai foli shkurt e vecanerisht per vlerat e Ismail Qemalit si nje nga figurat me te shquara te kombit tone pas Skenderbeut, i cili, bashke me luftetaret e tjere, pergatiti dhe realizoi shpalljen e mevehtesise te shtetit te shqiptareve duke ngritur flamurin ne Vlore. Vleresimin per Ismail Qemalin ai e mbylli duke cituar shkrimin e Mihal Gramenos ne gazeten “Koha” ne Boston me 12 Mars 1919, pas vdekjes se ketij patrioti te madh, se “…vdekja e Ismail Qemalit ishte nje nga me te medhate goditje per kombin shqiptar sepse humbi burrin me te madh qe kishte nxjerre Shqiperia pas Skenderbeut….”

Ne vazhdim ai permendi per pjesmarresit se flamuri kombetar shqiptar per here te pare ne menyre zyrtare eshte ngritur ketu ne Amerike, kur ende nuk ishte ngritur ne tokat shqiptare ne Ballkan. Kjo ndodhi ne nje tubim te shqiptareve te Amerikes ne vitin 1907 per te kerkuar lirine dhe pavaresine e Shqiperise, me lejen e autoriteteve amerikane. Me kete veprim Amerika ishte i pari vend ne bote qe njohu zyrtarisht flamurin kombetar shqiptar dhe se prandaj ka qene dhe mbetet miku me i madh i popullit dhe kombit shqiptar.
Ne mbremje pershendeti dhe uroi per festen tone kombetare dhe Ambasadori i Republikes se Kosoves, zoti Avni Spahiu. Ne mbremje foli dhe pershendeti edhe kandidati per senator Peter Lumaj.

Ndersa aktoret shqiptare nga Nju Jorku Shaban Lajçidhe Tom Gjergji ne rolet e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit interpretuan skecin me momentet e dorezimit te flamurit si dhurate Ismail Qemalit dhe recituan vargje kushtuar kesaj ngjarje.

Edi Duro me orkestren e tij dhe kengetarja Morena Reka gjate gjithe mbremjes krijuan nje atmosfere teper te gezueshme dhe festive me muzike dhe kenge te lehta dhe popullore nga te gjitha trojet shqiptare.

Momente festive ne salle. Festuesit kercejne e vallzojne nderkohe nje i ri valevit flamurin tone.

E gjithe mbremja u filmua nga kamerameni Florian Bezhani dhe u bene plot fotografi me momente te gezueshme festive e familjare.

Ivzi Cipuri
Anetar i Keshillit Drejtues te Shoqates
“Bijte e shqipes”

Filadelfia, 28 Nentor 2011