VAZHDON FUSHATA PËR MBLEDHJEN E NDIHMAVE

Të nderuar bashkatdhetarë,

Siç jeni në dijeni, në muajin Janar 2018, ne kemi nisur fushatën e mbledhjes së fondeve financiare për blerjen e një godine të re për shkollën shqipe “Gjuha Jonë” dhe shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia. Me kënaqësi dëshirojmë t’ju informojmë se deri më tani thirrjes sonë i janë bashkuar 232 bashkatdhetarë dhe shuma totale e mbledhur deri sot,është $ 96, 550. Të gjithë dhuratat financiare të mbledhura janë dokumentuar dhe shuma e mbledhur është depozituar në llogarinë financiare të hapur për këtë qëllim.

Objektivi ynë është që të arijmë shumën $ 200.000 që nevojitet për të blerë godinën e re.
Këshilli drejtues i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” fton të gjithë bashkatdhetarët që të na mbështesin me shuma financiare sipas mundësive që ka secili. Së bashku mund ta bëjmë realitet këtë projekt.
Bashkohu dhe Ti. Tani është momenti që secili nga ne të japë kontributin e tij në forcimin e Komunitetit Shqiptar.
Pagesat mund t’i bëni me çek drejtuar shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në adresën :5043 Torresdale ave, Philadelphia, PA 19124, me para në dorë (Cash), në godinën e shoqatës si dhe pagesa online në linkun e hapur për këtë qëllim në adresën e mëposhtme:
www.gofundme.com/shkolla-shqipe-quotgjuha-jonequot

Bashkëngjitur do të gjeni listën e detajuar me emrat e shumat e dhuruara nga secili dhuruës deri ditën e sotme

Për të rritur transparencën e këtij aksioni të madh në do të publikojmë, në fund të çdo jave, listat me dhuruesit dhe shumat përkatëse në faqen tonë në facebook dhe në ëebsitin e shoqatës: ëëë.bijteeshqipes.org.

Këshilli Drejtues i Shoqatës falenderon të gjithe kontribuesit për ndihmën e tyre.
Ju faleminderit.
Bujar Gjoka
Filadelfia, 11 Shkurt 2018