FILLOI VITI I RI SHKOLLOR 2009 – 2010

RIHAPI DYERTSHKOLLA SHQIPE

Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë”, e hapur nga Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, hapi dyert e saj për të shtatin vit radhazi, më 13 Shtator 2009, ora 10.00 AM.

Pervoja e deritanishme ka treguar se sa me vlerë është funksionimi i kësaj shkolle për t’u mësuar fëmijëve tanë gjuhën e bukur shqipe. Shkolla i zhvillon mësimet në pesë nivele, në shkrim, lexim dhe të folur, si dhe në dhënien e njohurive nga historia dhe kultura e populli tonë. Në mbarim të pesë viteve, nxënësit pajisen me një diplomë që vërteton përvetësimin e njohurive të marra.

Të dashur prindër, të dashur bashkatdhetarë,

Sakrifica, lodhja juaj, për të sjellë fëmijën tuaj një herë në javë në shkollën shqipe, ka vlera të pallogaritshme për ruajtjen e gjuhës tonë të bukur në femijët tanë, për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, nëpërmjet gjuhës dhe kulturës shqipe, për ruajtjen e lidhjeve shpirtërore të fëmijëve me prindërit dhe të afërmit tuaj.
Ejani, qoftë edhe një herë, dhe do të bindeni për këtë!

Adresa e shkollës është:
5043 Torresdale Ave.
Philadelphia, PA 19124.

Kryesia e shoqatës
“Bijtë eShqipes”
Filadelfia,14 Shtator, 2009