EKSPOZITA “BESA”TEK HEBREJT

Besa: Kush janë shqiptarët që shpëtuan çifutët gjatë Holokaustit?

BEQIR SINA, Filadelfia

“Në këtë ekspozitë kemi bërë vetëm një regjistrim e një mremorje të një kulture të rëndësishme, siç është kultura shqiptare – kodi moral i tyre BESA, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ndërkohë që unë po punoj dhe për një film, që bën fjalë për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili pritet të dalë në muajt në vijim”,u shpreh fotografi amerikan Norman Greshman.

PHILADELFIA – PENNSYLVANIA : Ekspozita  “Besa, shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë”u hap me rastin e ditës së Holokaustit, 28 Prillit, në Filadelfia . Shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë, vijnë përsëri me foto  edhe në Tempullin Hebre “Maine Line Reform Temple” në Filadelfia të Pensillvenise.. Ekspozita fotografike “Besa, shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës” e fotografit amerikan Norman H Gershman, u hap dje në Filadelfia dhe sipas organizatorëve ajo është një model i bashkjeteses dhe harmonisë fetare në Shqipëri. Ekspozita përmban dhjetra fotografi në ngjyra bardhë e zi, me portretet e pasardhësve të 63 familjeve shqiptare, që ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe njihen nga Muzeumi i i Holokaustit Yad Vashem.

Në ceremonin e hapjes së kësaj ekspozite, morën pjesë veç kuratorit të njohur Norman H. Gershman, edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptarë si; Ambasadori i RSH, në Misionin e Përsherëshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Adrian Neritani, sekretari i parë e këtij Misioni, z Adris Stastoli, Konsulli i RSH në Nju Jork, dr Albert Jerasi. Morën pjesë edhe personalitete të larta nga Tempullin Hebre “Maine Line Reform Temple” në Filadelfia të Pensillvenise. Rabi David Straus, Rabi Ethan Franzel, Rabi Robert Rubin, dhe Rabi Steven Wernick, Rabi Lisa Malik si edhe anëtarë të disa familjeve shqiptare që shpëtuan Hebrejt gjatë Luftës së Dytë Botrore,  familja e Hajri Frashërit nga Tirana dhe Audush Civeja nga Berati.

Mirpo, kishin ardhur për t’a vizituar ekspozitën edhe shumë shqiptarë nga Nju Jorku e Filadelfia. Profesoresha Majlinda Myrto, profesor Kastriot Gramshi dhe Tare Siqeca, udhëtuan nga Nju Jorku . Ndërsa ,nga Filadelfia, vizituan ekspopozitën, edhe krerët e shoqatës “Bijët e Shqipes”, z Llazar Vero, Vlashi Fili,  Petrit Pasholli, Ivzi Cipuri,Petrit Zanaj, Bashkim Bërdufi, Elvira Budo, Dr Besnik Buda, Thoma Vengu dhe anëtarë të tjerë shoqatës si dhe simpatizantë të saj.

Puna  fotografike e fotografit amerikano – izraelit Noram Gershman mund të konsiderohet më tepër si humaniste sesa si foto gazetareske. Në portretet e fotografuara prej tij – vihet re depërtimi në shpirtin e njerëzve nëpërmjet kontaktit pamor. Nëpërmjet aparatit dhe aftësisë së tij për të sjellë subjektin në nivel shumë të afërt për shikuesit, ai bën që portretet e tij të dalin jashtë anonimatit dhe të kthejnë në kujtesën e shikueseve copëza të së kaluarës. Autori i ekspozitës Norman Gershman u shpreh  se: “ Dhënia dhe mbajtja e Besës, së shqiptarëve është shumë unike për botën. Mesazhi është: “Kjo quhet Besa”.

Gershman filloi karrierën e tij si një fotograf në një moshë relativisht të vonë. Ai studjoi me pasion dhe ishte nën ndikimin e artit të fotografëve si Ansel Adams, Roman Vishniac dhe Arnold Newman, si dhe nën mbikëqyrje të “magjisë” së fotografisë amerikanoherjit Cornell , themeluesit dhe drejtorit i Qendrës Ndërkombëtare të Fotografisë në Nju Jork. Në fund të fundit, Gershman thuhet se ka zhvilluar një stil personal duke u përqëndruar në portrete, në të cilën ai ka gjetur vet veten, duke theksuar ka një personalitetit të posaçëm në këtë temë.

Ai tha se: “Para pesë vitesh, një fondacion që quhet “Hebre”, që është përgjegjës për dekorimet në Nju Jork dhe bën regjistrimet për ata që nuk janë hebrenj, por kanë shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit, ata më treguan se Shqipëria është një vend me mazhorancë myslimane dhe ne nuk jemi të interesuar, por ndërkohë që unë isha. Fillimisht jam prezantuar me shoqatën “Izrael-Shqipëri’, të cilët njihnin shumë njerëz dhe falë tyre u arrit që të ndërtohej ekspozita.

Greshman, tha se ekspozita BESA rrjedh nga një mandat pesë-vjeçar nga Kolorado ku është edhe  shtëpia e fotografit Norman Gershman, i cili qe i përcaktuar për të mbledhur emrat e atyre njerëzve nëpër botë, jo-çifutë që shpëtuan,  hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ai zbuloi se disa nga emrat ishin të muslimanëve shqiptar. Ai pastaj filloi një objekt për të kërkuar dhe për të përmbushur albumin e tij me fotografi shqiptarësh, shpëtuesit ose atyre që vunë në rrezik edhe jetën  e tyre, sepse kishin Besën. Gjatë intervistave të tij, kur ai pyeti shqiptarët se” pse ata i kishin shpëtuar hebrenjtë, të oshëtinte përgjigjeja se; ishte “Besa”, një kod i nderit me rrënjë të thella në kulturën shqiptare dhe inkorporuar në besimin e shqiptarëve.”

Besa, tha ai do të thotë fjalë për fjalë “për ta mbajtur premtimin.” Një njeri i cili vepron sipas Besa është dikush që i mban fjalën, për të cilin dikush mund të krijojë edhe pa e njohur një besimi. Deri kur gjermanët pushtuan Shqipërinë në 1943, popullsia vendase nuk pranuan të vepronin në përputhje me nazistët, megjithse ata kishin urdhër të dorëzojnë listat e hebrenjve me banim në Shqipëri. Shqiptarët i morën çifutët  në shtëpitë e tyre, për  të jetuar me ta si me familje dhe duke i mbrojtur ata megjithse e vunë veten në rrezik të madh.” tha Greshman.

Sipas kulturës shqiptare, në nderin e çdo shqiptari është se nëse dikush të ka kërkuar ndihmë dhe jeta e tij është në rrezik ” Ai të ka rënë në Besë, t’i je i detyruar t’a mbrosh atë pavarsishtë rrezikut që mund të kesh t’i vetë . Sipas Gershman, shqiptarët luftuan që mbi rrezikun e gjermanëve të marrin  hebrenjt në strehë. Nuk ka prova, thotë ai, e ndonjëherë në Shqipëri, që ndonjë çifut të jetë dorëzuar athere tek nazistët, nga  një shqiptar.”

Të pranishmit i përdshendeti në emër të Qeverisë së Shqipërisë, Ambasadori i RSH, në Misionin e Përsherëshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Adrian Neritani, I cli ndër të tjera tha se : ” Kjo ekspozite ku janë fotografit e shqiptarëve, të realizuara nga një hebro -amerikan, janë fakte dhe një tregues i vlerave që ndajnë dy vendet tona dhe së dyti, vlerat e paraqitura nga kjo ekspozitë shërbejnë si një model shumë i mirë i bashkjetes fetare, që çdo njeri prej jush duhet ta njohë dhe të jetë krenar për këtë virtyt të trashëguar në breza nga populli shqiptarë” tha ai.

Mirpo, mes të tjerave theksoi Greshman, se ai kishte bërë regjistrimin në mremorjen e njerëzve , shqiptarëve dhe Izraelitëve,  një kulture të rëndësishme, ndërkohë, që aktualisht ai po punon për realizimin edhe të një filmi dokumentar. “Në këtë ekspozitë kemi bërë vetëm një regjistrim e një mremorje të një kulture të rëndësishme, siç është kultura shqiptare – kodi moral i tyre BESA, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ndërkohë që unë po punoj dhe për një film, që bën fjalë për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili pritet të dalë në muajt në vijim”,u shpreh fotografi amerikan Norman Greshman.

Veprat e sesi Shqiptarët shpëtuan çifutët gjatë Luftë së Dytë Botërore, mund të gjenden në një shumëllojshmëri koleksionesh publike, duke përfshirë edhe Qendrën Ndërkombëtare e Fotografi në New York; e Muzeumin Brooklynit, Muzeu e Artit  Aspen dhe një numër biblotekash dhe Muzeumesh në Rusi, Zvicer, Gjermani, Poloni, Austri, Çeki, Itali, Francë, Belgjikë, Angli, Argjentinë. Njëri prej këtyre kuratorve Norman Greshman jeton dhe punon në Aspen, Colorado. Ai po përgattit edhe një film dokumentar e “Kush janë shqiptarët Musliman që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës e Dytë Botërore” .

Norman H Gershman është një fotograf i arteve të bukura, i cili është përfaqësuar në ekspozita të ndryshme në gjithë botën. Kjo ekspozitë u hap fillimisht në vitin 2007 në Izrael, më pas në selinë e Kombeve të Bashkuara në janar të 2008 dhe Qershor në Muzeun e Holokaustit në Washington, dhe tani po udhëton në të gjithë botën. Paranjë muaji ajo u hap sëpari në Arizona, më pasë në Tiranë , Durrës dhe Berat. Ekspozita “Besa,shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës pas Filadelfias, do të  udhëtojë javën e ardhëshme për në Strasburg – Francë .

SHTESE. Më 19 Prill 2009 në të njëjtën ekspozitë u zhvillua një tjtër veprimtari me titull “Një eksperiancë shqiptare”. Në këtë veprimtari morën pjesë edhe anëtarët e Kryesisë së Shoqatës “Bijtë e shqipes”: Sadik Elshani,  Suzana Vangjeli,  Erblina Koka si dhe anëtarët e shoqatës  Ramazan Koka dhe  Hys Hasa.

Titulli i programit qe ndoqem neve ishte Nje Eksperience Shqiptare. Ishin mbledhur per te diskutuar pyetje drejtuar nga publiku, per shqiptaret qe kishin shpetuar hebrenjte gjate luftes se dyte boterore. Ne fillim ndoqem nje film te shkurter ku flisnin shqiptaret dhe hebrenjte per menyren se si kishin shpetuar nga gjermanet. Po pershkruaj nje histori qe me ka ngelur ne mendje se ishte shume prekese. Nje grua e moshuar tregoi historine e familjes se saj gjate asaj kohe kur ajo kishte qene femije. Familja shqiptare qe i kishte strehuar po i çonte per ne Shkoder dhe gjate rruges duhet te kalonin nje pike kontrolli ne Kruje. Kur u afruan, nje ushtar gjerman po i kontrollonte dhe kur kishte pare nenen e kesaj vajzes se vogel e kishte veshtruar me dyshim. Si ka mundesi qe nje bjonde me sy bojqielli te jete myslimane? Pastaj i kishte kerkuar qe te hiqte shamine qe kishte vene ne koke. Ajo i ishte pergjigjur: “Si mund t’ia tregoj fytyren nje burri te panjohur?” Ai pastaj i kishte lene te kalonin. Nga ana tjeter familja shqiptare qe po e shoqeronte familjen e kesaj gruas tregonte emocionin qe kishin kaluar ne ato momente. “Neve po na u dridhnin gjunjte nga frika. Se po na kuptuan gjermanet, do na vrisnin te gjitheve.” Per fat te mire gjermanet nuk kuptuan gje dhe ata shpetuan. Sot vajza qe ne ate moshe kishte qene femije, ishte nje grua e moshuar dhe tregonte historine e familjes se saj se si iu shpetuan gjermaneve.

Familje te tjera shqiptare qe kishin mbajtur hebrenjte fshehurazi ne shtepite e tyre tregonin se i çonin hrebrenjte nga nje shtepi ne nje tjeter qe te mos binin ne sy, ndonjehere i nxirrnin ne pyll kur gjermanet benin kontroll. Nje familje hebrenjshe i ishte dorezuar vajzen e tyre te vogel nje familje shqiptaresh gjate asaj kohe, dhe 3 motrat e tjera ishin shperndare ne vende te ndryshme. Vajza qe kishte qendruar me familjen shqiptare ndonjehere bente rolin e vajzes se familjes shqiptare dhe mamaja e familjes e merte me vete duke i thene te vishte rrobat e vajzes se saj qe mos ta kuptonte njeri se ishte e huaj.

Ambasadori i Universitet Kristal ne Shqiperi Z. Theodore R. Britton, Jr. që foli, i kishte derguar leter kryeministrit Berisha, duke i thene se shqiptaret me 4 milion popullsi kane vetem 2 qendra te Konsullates ne Amerike ndersa shteti i Karaibeve me 500,000 banore ka 18 qendra konsullate dhe i kishte kerkuar qe te kishin dhe shqiptaret ne USA me shume konsullata. Ky na habiti shume se sa dinte per historine e Shqiperise dhe se kur bisedonte me dike per Shqiperine i thonin te lutem mjaft na tregove sot per Shqiperine, ruaj informacion dhe per here te tjera.

Z. Sadik Elshani iu pergjigj pyetjes: “Si eshte e mundur qe ne nje vend te vogel si Shqiperi te bashke-jetojne fe te ndryshme, myslimane, katolike, ortodokse?” Sadiku iu tha se shqiptari e ka per zakon qe ta ndihmoje njeriun sepse eshte njeri dhe jo sepse ai i perket nje feje te veçante. Shqiptari ecen sipas tradites se beses dhe se ai duhet ta mbaje ate deri ne fund me çdo kusht, dhe se feja e personit nuk ndikon fare kur shqiptari i jep besen.