NJE MJESHTER I VALLES DHE FEMIJET

Koreografi dhe valltari i njohur vlonjat GURI GJECI, ngre grupin e valleve me femijet e Shkolles Shqipe “Gjuha Jone” ne Filadelfia.

Ai nuk kishte shume kohe qe kishte ardhur ne Amerike dhe vendosur ne Filadelfia. Ende pa u rregulluar me pune,ai kerkonte te bente dicka per komunitetin shqiptar ne kete qytet.U paraqit nje te djele ne Qendren e Shoqates “Bijte e Shqipes” dhe pyeti drejtuesit e saj ne se mund te ngrinte nje grup vallesh me femijet e shkolles. Kjo eshte nje deshire e vjeter e jona , thane ata. Dhe si nje ogur i mire, vazhdoi me tej sekretari i shoqates z. Vlashi Fili, keto dite na erdhen nga Virxhinia edhe disa kostume kombetare per femije, dhurate e zonjes Neta Xhiku ,dashamirese e vjeter e shoqates sone. Koreografit Guri Gjeci i shkelqyen syte. Ka mbetur pak kohe deri ne festimin e dites se flamurit por do te ishte mire sikur me grupin e femijeve te paraqiteshim ,ne mos me nje valle, te pakten me nje etyd valleje per ne kete dite te shenuar, i thane atij. Atehere le te fillojme qe sot u pergjigj ai.Ne fund te oreve te mesimit drejtuesit e shoqates e paraqiten mjeshtrin para prinderve dhe femijeve dhe folen per deshiren dhe gatishmerine e tij per te ngritur nje grup vallesh popullore me femijet. Propozimi u prit mire si nga prinderit ashtu edhe nga femijet.Pothuajse te gjithe femijet u rregjistruan ne grupin e valleve.

Ne bejsmentin e godines, qe tani ishte shtruar me pllaka dhe ishte lyer,filloi prova e pare. Nen tingujte e valles mjeshtri filloi te demonstronte levizjet fillestare te valles,t’u tregonte femijeve se si duhej mbajtur trupi,duart,kembet dhe mbi te gjitha u perseriste shprehjen:vallja mesohet me mendje dhe me zemer dhe jo me kembe, te dashur femije. Duhet ta duash vallen me shpirt qe ta kercesh bukur.

Keshtu cdo te djele pas mesimit mjeshtri Guri Gjeci punonte nje ore me femijet qe tanime kishin filluar te leviznin me te organizuar dhe te kapnin ritmin e valles..Nje te djele u ndane edhe kostumet dhe pritet te behet nje prove me kostume te veshura.Gjithcka ka nisur mbare. Nuk na mbetet gje tjeter vecse t’I urojme jete te gjate kesaj nisme te bukur.

Laver Niku
Nentor 2008