BIJTE E SHQIPES PER NJE GJUHE NJE KOMB

“Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe, nuk do të shkojmë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri në faqe tëdheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar në hartë të botës”, i shkruante intelektuali ynë i shquar, Kostandin Kristoforidhi albanologut të mirënjohur Hahn. Ndërsa Sami Frashëri tek libri “Abetarja e gjuhës shqipe” më 1879, midis të tjerave theksonte: “Eshtë për t’u çuditur qysh ka rojtur deri më sot kombi i shqiptarëvet, duke mos me shkruar’ e duke mos me kënduarë gjuhën’ e vet, kur janë humburë kaqë kombe, që shkruanin’ e këndonin gjuhën’ e tyre si syrjanëtë, kaldenjasitë, llatinët e të tjerë”. E më tej: “S’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund tëketë shqiptar pa gjuhë shqipe, s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkolla në të cilat do të mësohet shqipja.”

Këto janë dy nga thëniet ndër dhjetra e dhjetra të tjera të patriotëve tanë të shquar, për të shkruarit e gjuhës shqipe. Ata u përpoqën dhe luftuan duke dhënë edhe jetën për të aritur që gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin e vet. Më të spikaturit në këtë drejtim rilindasit tanë të shquar, të cilët në luftë të ashpër me Portën e Lartë dhe me Patriarkanën e Stambollit, që nuk deshnin kursesi që të shkruhej gjuha shqipe, i kurorëzuan përpjekjet e tyre nëKongresin e Manastirit më 14 – 22 Nëntor 1908. Nga ky kongres u vendos alfabeti i gjuhës shqipe me shkronja latine që për kushtet konkrete të krahinave shqiptare u pranua që të ishte paralel me të edhe Alfabeti i Stambollit, duke e pranuar atë si zgjidhje e përkohëshme.

Me kalimin e viteve, vet shqiptarët bënë thjeshtimin e nevojshëm duke çuar në fund atë që nisi Kongresi i Manastirit.

Alfabeti latin, duke qenë më homogjen nga karakteri i shkronjave, më i lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë alfabeti i përbashkët i të gjithëshqiptarëve, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe mbi bazën e të cilit u vendos gjuha letrare shqipe e njësuar, nëKongresin e Drejtëshkrimit më 1972.

Pikërisht në vitin kur u mbajt Kongresi i Manastirit, lindi Eqerem Çabej, që do të bëhej një nga gjyhëtarët tanë më të shquar, e do të lerë gjurmë të thella në lëmin e gjuhës shqipe.

Për të kujtuar 100 vjetorin e dy ngjarjeve, atë të Kongresit të Manastirit dhe të Prof. Eqerem Çabej, Këshilli Drejtues i Shoqatës “Bijtë e shqipes” në Filadelfia në bashkëpunim me Akademinë ë Shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane në Nju Jork, organizuan një veprimtari me temë: “Një gjuhë – një komb” Në sallën e veprimtarive, në qendrën kulturore të shoqatës u mblodhën anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës. Mernin pjesëgjithashtu të ftuar: Kryetar i Akademisë Prof. Dr. Skënder Kodra, piktori Astrit Tota, poetja Ilirjana Sulkuqi, Gani Perolli, Astrit Canaj, Dhe Agim Boba.

Veprimtarinë e hapi Kryetari Shoqatës “Bijtë e shqipes” z. Llazar Vero i cili mbasi uroi mirëseardhjen tëgjithë pjesmarrësve dhe në veçanti miqve duke i falenderuar ata, mbajti fjalën hapëse me titull “Dy 100 vjetor”.

“Janë disa ngjarje dhe figura që nuk mund t’i lësh në haresë. Ato janë në themelet e kombit dhe kulturës sonë, janë pjesë e krenarisë tonë. Të tilla janë Kongresi i Manastirit dhe lindja e atdhetarit, dijetarit, gjuhëtarit me peshë ndërkombëtare, Prof. Eqerem Çabej”, e nisi fjalën e tij z. Llazar Vero. Më poshtë ai vazhdoi: “Kongresi i Manastirit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe ishte frut i punës së palodhur të dijetarëve, poetëve, politikanëve, njerëzve të fesë dhe njerëzve të thjeshtë të popullit për të ruajtur dhe shkruar gjuhën shqipe. Ai ishte shëmbull i lartë i tolerancës kulturore, politike e fetare në interes të kombit. Në këtë kongres u hodhën themelet e idesë “Një gjuhë – një komb. …… Në brezin e ndritur të njerëzve tanë të shquar, emri i Prof. Eqerem Çabejt, spikat fuqishëm me personalitetin e tij të veçantë, me kulturën dhe talentin e tij të madh si nismëtar, i pari nëvend që çau rrugën e studimeve për etimologjinë e gjuhës shqipe. Ai i ktheu popullit krenarinë për lashtësinë e tij, si një nga më të vjetrit, në mos po më i vjetri në Ballkan.”

Pastaj filluan referimet e temave. “Kongresi i Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe (14 – 22 Nëntor 1908)” ishte tema që referoi z. Besnik Xhafa. Ai bëri një analizë të hollësishme alfabeteve të shfaqura para Kongresit të Manastirit dhe u ndal pikërisht në këtë të fundit. Mbasi theksoi rëndësinë e madhe të Kongresit tëManastirit ai theksoi:

“Kongresi i Manastirit vendosi për të përdorur bashkarishtë dy alfabetet në mënyrë që të mos shkaktonte përçarje në radhët e delegatëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi duke e quajtur atë si një zgjidhe tëpërkohëshme, për të kaluar në të ardhmen në një alfabet të vetëm. Ai ripohoi edhe një herë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur individualitetin e tyre, kundër orvajtjeve të xhonturqve për të imponuar alfabetin arab dhe për ta identifikuar atë me turqit. Gjykuar në tërësinë e tij, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 ështëvlerësuar me të drejtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të popullit shqiptar, si një ngjarje që e forcoi dhe e çoi më tej lëvizjen kombëtare shqiptare në fillim të shekullit të XX-të”, e përfundoi fjalën e tij z. Besnik Xhafa.

Më pas fjala iu dha poetes Ilirjana Sulkuqi. Në fillim ajo i dhuroi shoqatës fjalorin shqip të vitit 2006 si dhe një sasi të madhe librash për bibliotekën shqip të shoqatës. Në vazhdim, pasi cilësoi rëndësinë e Kongresit tëManastirit e çoi më tej fjalën e saj duke theksuar rëndësinë e hapjes së shkollave shqipe në diasporë ku një vend tëdukshëm zë shkolla shqipe “Gjuha jonë” në Filadelfia. Më pas recitoi një poezi të sajën që u duartrokit nga tëpranishmit. Në fund ajo propozoi mendimin e saj dhe të disa shokëve të tjerë me të cilët ajo është konsultuar qëbibliotekës së librit shqip të shoqatës t’i vihet emri i Prof. Anastas Dodit, Anëtar Nderi i Shoqatës “Bijtë e shqipes” , që gjithë jetën ia kushtoi gjuhës shqipe. Propozimi u pranua me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.

Veprimtaria vazhdoi me referimin e materialit me temë: “Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, hap i madh drejt njësimit të gjuhës shqipe”, përgatitur nga z. Sadik Elshani. Në këtë material ishin trajtuar hollësisht kushtet në tëcilat u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, si dhe vendimet e saj. Midis të tjerave ai theksoi: “Në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës (22-23 Prill 1968) gjuhëtarët e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, hoqën dorë nga përdorimi i gegërishtes dhe pranuan gjuhën letrare dhe ortografinë e shtetit amë. Thirja e Prof. Ali Hadrit ‘Një komb, një gjuhë letrare kombëtare” u bë program që i nxiti studjuesit shqiptar për çështjen madhore të njësimit të gjuhës shqipe.”

Prof. Anastas Dodi, para se të ndëronte jetë, kishte bërë një studim të hollësishëm për jetën dhe veprën e Prof. Eqerem Çabej, studim që për shkak të ndërprerjes së jetës ai e la pa përfunduar. Një përmbledhje të ketij studimi referoi z. Vlashi Fili. Në të jepej një pasqyrë e jetës së Prof. Eqerem Çabej, punës së madhe të tij nëshërbim të gjuhës shqipe dhe veprës që ai la. Midis të tjerash theksohej:

“Personaliteti i shquar i shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare, anëtar i Akademisë së Shkencave tëShqipërisë dhe i Presidiumit të saj, Mësuesi i Popullit, Prof. Eqerem Çabej, la gjurmë të thella në fushat e historisë së gjuhës shqipe, gramatikës historike dhe etimologjisë, por ai ka dhënë kontributin e vet edhe nëfushën e folklorit, të etnografisë dhe të historisë së letërsisë……… Ai e ngriti gjuhësinë shqiptare në një shkallëtë re dhe krijoi shkollën shqiptare të gjuhësisë……….. Prof. Çabej ka vënë në dukje shpesh se gjuha letrare e përbashkët qëndron përmbi dialektet, është një madhësi mbi dialektore, emërues i përbashkët dhe sinteza e tyre”.

Pastaj Prof. Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane nëNju Jork e vlerësoi këtë bashkpunim si dhe nivelin e lartë të temave të referuara dhe falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit në sallë. Ai cilësoi në ligjëratën e tij shprehjen: “Sado gjuhë të dish baza është gjuha e nënës”.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie z. Llazar Vero, njoftoi se gazetari Dilaver Baxhaku kishte dërguar disa foto, pamje nga Tirana, dhuratë për Shoqatën “Bijtë e shqipes”, kurse z. Veton Shaipi, anëtar i shoqatës i dhuroi shoqatës një fotokopjues dhe një kompjuter të tipit lap-top. I falenderoi ata për dhuratat e bukura dhe me vlerë. Në vazhdim falenderoi edhe një herë të ftuarit si dhe të gjithë të pranishmit në sallë. Në fund duke ftuar në koktejlin e shoqatës, nuk harroi të falenderonte edhe amvisat tona të mrekullushme për gatimet që kishin përgatitur.

Filadelfia, 28 Tetor 2008