NË SHKOLLËN “GJUHA JONË”FILLOI VITI I RI SHKOLLOR

Pak ditë nga fillimi i vitit shkollor 2008 – 2009 në shkollat amerikane hapi dyert edhe shkolla “Gjuha jonë” nëFiladelfia. Nën kujdestarinë e Kryesisë së Shoqatës “Bijtë e shqipes”, është i gjashti vit që në bangat e kësaj shkolle mësojnë gjuhën tonë të bukur me dhjetra fëmijë nëpërmjet abetares, leximit, gjuhës dhe historisë.

Ishte dita e Dielë e datës 7 Shtator 2008, në ora 10:00 AM, kur fëmijët u mblodhën në Qendrën Kulturore tëShoqatës ku është edhe qendra e shkollës shqipe, që në katër klasat e saj kalojnë vit mbas viti fëmijët e familjeve shqiptare.

Fëmijët takoheshin me njëri – tjetrin dhe me kënaqësinë fëminore tregonin për pushimet verore. Kishte nga ata që kaluan pushimet në Shqipëri tek të afërmit e tyre por edhe nga ata që pushuan në Filadelfia. Nuk ngeleshin pas edhe fëmijët që kanë ardhur për herë të parë në këtë vit shkollor, dhe të bashkuar me të tjerët dukeshin si zoqtëkur cicërojnë në grup.

Para se të fillonte mësimi Këshilli Drejtues i Shoqatës, në sallën e re të bibliotekës së librit shqip, që do tëinagurohet së shpejti, bëri një bashkëbisedim me prindër e mesueset, për të përcaktuar rrugët më të përshtatëshme për të shtuar fëmijët si dhe për të përmirësuar punën në këtë shkollë.

Në këtë bashkëbisedim, z. Llazar Vero, Kryetar i Shoqatës “Bijtë e shqipes” foli shkurt për rrugën nëpër tëcilën ka kaluar shkolla shqipe në Filadelfia gjatë pesë viteve të shkuara dhe për problemet që ka nxjerë koha për rritjen dhe forcimin e shkollës.

Theksi u vu në rritjen e numërit të nxënësve dhe angazhimin e prindërve në jetën e shkollës. Për këtë qëllim u ngrit dhe komiteti i prindërve me kryetare anëtaren e kryesisë së shoqatës Elvira Budo si dhe anëtarët Muhamet Bici, Mexhit Koboci dhe Erblina Koka.

Në këtë takim foli edhe nën kryetari i shoqatës z. Petrit Pasholli. Ai theksoi nevojën e bashkëpunimit midis komitetit të prindërve, shkollës dhe shoqatës. Ky vit shkollor, theksoi ai, filloi edhe me një sihariq. Instituti i Diasporës pranë MPJ në Tiranë në bashkëpunim me MASH, i dha shkollës sonë një sasi prej 60 libra për të mësuar fëmijët.

Në vazhdim prindërit dhanë mendimet e tyre për problemet që shqetësojnë shkollën.

Në përfundim të bashkëbisedimit prindërit plotësuan flet-regjistrimet e fëmijëve që shërbejnë si dokument bazë për të gjithë fëmijët që mësojnë në shkollën shqipe “Gjuha jonë”.

Mbas largimit të prindërve, mësueset dhe fëmijët filluan ditën e parë të shkollës..

Le t’i urojmë kësaj shkolle suksese edhe në këtë vit shkollor për të mirën e ruajtjes së gjuhës shqipe.

Filadelfia, 08 Shtator 2008