MIQ TE VJETER ME LIBRA TE RINJE

Albana Lifschin me vellimin me tregime “URA MBI OQEAN” dhe Vaid Hyzoti me vellimin poetik “TE PANDEHUR”, perseri ne Filadelfia per promovimin e tyre.

Ishte nje mbremje e bukur e fundqershorit 2008. Ne sallen e Qendres Kulturore te Shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia, ishin mbledhur miq e shoke,dashamires te letersise, per tu njohur dhe folur rreth librit me tregime “Ura mbi oqean” te Albana Lifschin dhe vellimit poetik “Te pandehur ” te Vaid Hyzotit.

Nuk eshte hera e pare qe keta dy autor vijne ne Filadelfia prej Nju Jorkut, per te promovuar librat e tyre me te fundit. Kurdohere kane gjetur respektin dhe dashurine e bashkatdhetareve te Filadelfias per ta si autore,per krijimtarine e tyre qe ka zene nje vend te respektuar jo vetem ne letersine e krijuar jasht trojeve te Atdheut, por ne te gjithe letersine shqipe. Kjo u deshmua edhe ne paraqitjet e ketyre dy vellimeve te pergatitura nga Vlashi Fili per librin me tregime “Ura mbi oqean” te Albana Lifschin dhe nga Llazar Vero per vellimin poetik “Te pandehur ” te Vaid Hyzotit. Nje analize te plote te vellimit poetik “Te pandehur” te Vaid Hyzotit kishte bere edhe shkrimtari dhe poeti Sotiraq Binjaku. Mbresa dhe diskutime pati edhe nga pjesemarres te tjere ne kete takim. E perbashketa per te dy autoret ishte se me botimet e tyre me te fundit ata kishin shenuar nje hap perpara,nje krijimtari me e pasur ne tematike dhe ne nivel me te larte artistik.

Ne fund te dy autoret falenderuan organizatoret e ketij takim dhe pjesemarresit per kete pritje kaq te ngrohte dhe per vleresime t e tyre sa dashamirese aq edhe profesionale.

Pas kesaj vazhdoi me biseda te ngrohta shoqerore me autoret , dhenien e autografeve prej tyre ne librat e blere nga pjesemarresi dhe si zakonisht me koktejlin tradicional te Shoqates.

LAVER NIKU