TAKIM ME TË RINJTË STUDENTË

Në mbledhjen vjetore të shoqatës, ku u bënë edhe zgjedhjet për Këshillin e ri Drejtues, u propozua dhe u zgjodh edhe një e re, studentja në shkollën e mesme, “Central High School”. Ajo quhet Gledisa Sanxhaku. Menjëherë mbas mbledhjes, Gledisa bisedon me anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues, për një takim me studentët shqiptarë që mësojnë së bashku me të, në të njëjtën shkollë. Ishte një inisiativë e bukur e kësaj të reje, që u përkrah menjëherë nga Këshilli Drejtues. Bashkëpunimi do të ketë vlera për të dy palët. Të rinjtë kanë nevojë për ndihmën e shoqatës por edhe shoqata ka nevojë për gjallërinë e të rinjve.
Ashtu siç u ra dakord u punua për këtë takim. Mbas disa bisedave midis përfaqësues të të rinjve studentë, Gledisa Sanxhaku me z. Llazar Vero, Kryetar i Shoqatës, si dhe znj. Suzana Vangjeli, anëtare e Këshillit Drejtues, u caktua dita, ora dhe vendi i takimit.

Më 1 Dhjetor 2007, Qëndra Kulturore e Shoqatës “Bijtë e shqipes”, priti studentët e shkollës së mesme “Central High School”.
Ndërkohë, po atë ditë më vjen një telefonatë nga z. Adem Meta. Ai më njofton se, me një grup shokësh, ku bëjnë pjesë edhe nën kryetari i Bashkisë së Fierit, janë në udhëtim për tek ne, për t’u takuar dhe njohur. I them se ky është një rast i mirë, dhe i dhashë adresën e Qëndrës tonë Kulturore ku mund të na gjenin gjatë kohës kur do tëishim në takim me të rinjtë studentë. Këtë ia njoftoj edhe z. Llazar Vero.

Ndërkohë z. Llazar kishte marë të gjitha masat që ambjenti ku do të bëhej takimi të ishte sa më i ngrohtë, nëmënyrë që të rinjtë t’a ndjenin veten si në shtëpinë e tyre, në “Shtëpinë e Shqiptarit”, siç i thonë tashmë Qëndrës Kulturore të Shoqatës. Për më tepër do të kishim edhe miq të tjerë.

Të rinjtë filluan të vinin grupe – grupe. Në fillim Drita, Gledisa, Suela, Elesa dhe Kledia. Pas tyre Ina, Xhesika, Orela të pasuara nga Indridi me Florjanin dhe në fund Emanuela dhe Kristela.

I presim të rinjtë me dashuri prindërore. Z. Llazar, i njohu me ambjentet e Qëndrës Kulturore si dhe me punën e madhe që është bërë aty. Pastaj u ulëm në tavolina.

Në momentin që do të fillonim nga biseda, mbërritën edhe miqtë nga Klevelandi. Në këtë grup bënin pjesë z. Jani Fuli, zv.Kryetar i Bashkisë në Fier; Klaudio Marku, regjizor i teatrit “Bylis” në Fier; Fatmir Xhelili, aktor i teatrit “Bylis” në Fier; Euglen Kane, kameraman i TV “Kombi” në Fier; Adem Meta, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro – Amerikane në Kleveland dhe Ilmi Velio, biznesmen në Colombos – Ohaio.

U përshëndetëm me ta dhe u ulëm së bashku në tavolina. Ishte me të vërtetë një e papritur e bukur që e bëri më të këndëshëm takimin. U takuan përfaqësues nga Bashkia e Fierit, Shoqata e Klevelandit, të rinjtë studentë si dhe ne të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia.

Mbas shkëmbimit të bisedave të para, në lidhje me shëndetin e njëri – tjetrit, siç e kemi zakon ne shqiptarët, e mori fjalën z. Llazar Vero, që bëri një ekspoze të shkurtër të punës në Komunitetin Shqiptar të Filadelfias si dhe nëshkollën shqipe “Gjuha jonë”. Po ashtu u bëri të qartë miqve qëllimin e takimit të sotëm me të rinjtë studentë.

Më pas e morën fjalën edhe miqtë. Në fillim z. Jani Fuli qartësoi qëllimin e ardhjes së tyre në SH.B.A. për t’u njohur me punën që bëhet në diasporën shqiptare në Amerikë. Të ftuar nga shqiptarët e Klevelandit po vizitonin disa shoqata, midis tyre edhe ajo “Bijtë e shqipes”. Në vazhdim ai theksoi “….. Kjo që bëni ju, me të rinjtë studentë,është një punë e bukur. Ne do të trasmetojmë në Fier se çfarë bëhet në Komunitetin Shqiptar në SH.B.A. Në tëgjitha takimet që kemi patur, kemi ndjerë nga afër mirënjohjen dhe mallin që kanë shqiptarët për Shqipërinë. Ne na ka ftuar Shoqata në Kleveland, por dëshironim të takoheshim e të njiheshim edhe me ju. Puna juaj qënka me tëvërtetë për t’u lavdëruar. Do ju uroja shoqatës tuaj të vazhdoi punën e bukur që ka nisur duke u forcuar dhe shtuar vazhdimisht edhe me të rinj, si këta që po shohim sot në këtë takim…. “
Në vazhdim z. Petrit Zanaj, N/Kryetar i Shoqatës, e pyeti z. Jani, në se mund të na ndihmojë Bashkia e Fierit me libra, për shkollën tonë shqipe. Z. Jani, premtoi për të ndihmuar.
“Për ne nga Klevelandi, – tha midis të tjerave z. Adem Meta, puna juaj është një përvojë e madhe. Edhe ne, kemi patur shkollë shqipe, por ajo është ndërprerë. Po bëjmë përpjekje për t’a hapur përsëri, por po të mundeni tëna ndihmoni me pak libra”.
– Po të kemi 10 abetare, pesë do ja u japim juve, – premtoi z. Llazar Vero. (Në fund të takimit iu dhanë atyre disa libra për shkollën në Kleveland). “Ju falenderoj për mikpritjen tuaj, tamam mikpritje shqiptare”, e përfundoi fjalën e tij z. Adem Meta.
Kurse z. Fatmir Xhelile u shpreh: “Për punën tuaj dhe mikpritjen, veç falenderimeve nuk mund të thuash gjëtjetër. Ju lumtë”

Mbas bisedës me miqtë, në prani të tyre, biseda vazhdoi me të rinjtë studentë.
Z. Llazar Vero iu drejtua të rinjve për të shprehur kërkesat ku ata deshnin ndihmën e Shoqatës.
– Ne duam të vëmë në skenën e shkollës, për studentët tanë dhe prindërit, komedinë “Pallati 176”, – u shpreh Gledisa. – Duam nga shoqata të na ndihmojë me një regjizor për të na përgatitur. Po ashtu duam ndihmë edhe për përgatitjen e posterave, sallën ku do të japim shfaqen, ku të ndihet ambienti shqiptar. Paratë që do të mblidhen nga kjo shfaqe do t’i dërgohen ndihmë, një shkolle në qytetin e Fierit. Mandje edhe Jovan Bregun e kemi gjetur, – tha si me humor ajo, duke bërë me dorë nga shoku i saj, Florjani. – Po ashtu nga shoqata duam ndihmë për të përgatitur një ekspoze me këngë e valle shqiptare, para të gjithë studentëve të shkollës. Në këtë drejtim duam të zbukurojmësallën me simbole shqiptare që studentët amerikanë dhe të kombeve të tjera, të ndodhen në një ambjent shqiptar.
– Në kuadrin e ndihmës që do të dërgojmë, duam që të dimë se kujt shkolle do i dërgohen, – shtoi Orela.
– Dëshirojmë që të bëjmë një mbrëmje me të gjithë studentët shqiptar. Bëmë vjet një të tillë me rreth 50 studentë, por të themi të drejtën, patëm të meta në organizim dhe rregull. Këtë vit mund të jemi më shumë se 60 – 70 studentë, prandaj duam ndihmën tuaj, sidomos për rregullin gjatë mbrëmjes, – vazhdoi Gledisa. – Duam të bëjmëbluza të shkruara, në anglisht dhe shqip “Shpirti i Shqiptarit”.
Në këtë moment, miqtë nga Klevelandi kërkuan leje për t’u larguar, mbasi kohën e kishin të kufizuar. Bëmë sëbashku me ta një foto dhe u ndamë duke iu uruar atyre “Udhë të mbarë”.

Pastaj vazhduam përsëri me studentë. Kur iu kërkua edhe studentëve të tjerë për të shprehur kërkesat e tjera, ata u përgjegjën, se këto i kemi diskutuar bashkë dhe kemi rënë dakord për to, ashtu siç u shtruan këtu.
– Na “shfrytëzoni” sa më shumë, – u drejtua studentëve z. Petrit Zanaj, me kuptimin që të kërkojnë gjithçka tëduan nga shoqata.
Në mbyllje z. Llazar Vero, shprehu kënaqësinë e një bashkëpunimi të dyanshëm. Ai u premtoi të rinjve, nëemër të Këshillit Drejtues, për të gjitha kërkesat që shtruan. Gjithashtu ai u njoftoi atyre se cilido mund të bëjë punëvullnetare pranë shoqatës tonë dhe të marin nga shoqata dokumentin përkatës. Po ashtu u njoftoi se shoqata jonëjep dokumentin për përvetsimin e gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë, mbas testimit që duhet bërë para komisionit që ka ngritur shoqata për këtë qëllim.
Në mbyllje të këtij takimi të bukur, një e papritur tjetër. Të gjithë të rinjtë u bënë anëtarë të Shoqatës “Bijtë e shqipes”.
U ndamë me të rinjtë studentë, me shtrëngim duarsh dhe me premtimin e një bashkëpunimi të frytshëm që.

Vlashi Fili
Filadelfia, 3 Dhjetor 2007