MBRËMJA LETRARE“FJALA E GJUHËS SË ZJARRTË TEK “BIJTE E SHQIPES” NË FILADELFIA

Viti 2006 po përfundon. Është dhjetori, muaji përfundimtar i vitit që në hapat e fundit të kësaj gare vjetore, po bën mbylljen e këtij viti për t’ia dorëzuar stafetën muajit janar të vitit që afron.

Po ashtu edhe aktivitetet e zhvilluara këtë vit nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”, tashmë mjaft e njohur për larminë e aktiviteteve që zhvillon, janë duke u mbyllur për këtë vit. U filluan ato me promovime librash dhe inagurimin e Qëndrës Kulturore të Komunitetit Shqiptar në Filadelfia; Vazhduan me ceremonite e përfundimit të vitit shkollor 2005 – 2006, dhe atë të fillimit të vitit 2006 – 2007 në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”, përkujtimin e veprës së Prof. Eqerem Çabej dhe të masakruarve në “Masakrën Çame”, takimin me këngëtaren e suksesëshme Ermonela Jaho, i’u afruan fundit të vitit me mbrëmjen e madhe të Festës së Flamurit dhe do të përfundonin me mbrëmjen letrare “Fjala e gjuhës së zjarrtë”, duke i’a lënë tashmë stafetën aktiviteteve të vitit 2007.
Ishte pikërisht mbrëmja letrare “Fjala e gjuhës së zjarrtë – Në katër shekuj”, që mblodhi në sallën e aktiviteteve të Qëndrës Kulturore, më 16 dhjetor, anëtarë dhe simpatizantë të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia.
Morën pjesë gjithashtu, të ftuar nga kryesia e shoqatës,:drejtues të Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork zotërinjtë, Prof. Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë, Prof. Dr. Agron Fico, nënkryetar, Dr. Namik Shehu, sekretar shkencor. Po ashtu kishin ardhur nga Nju Jorku shkrimtari dhe gazetari z. Pier Pandeli Simsia, poetesha znj. Ilirjana Sulkuqi, znj. Neriman Kumi, z. Edmond Ismailati, z. Adem Harxhi. Mernin pjesë gjithashtu edhe Prof. Anastas Dodi dhe Dr. Besnik Budo.
Salla ku u zhvillua kjo mbrëmje e zbukuruar si gjithmon me flamujt shqiptar dhe amerikan, portretet dhe skulpturat e Skëndërbeut dhe Nënë Terezës, me stemën e shoqatës, këtë rradhe edhe me fotografitë e shumë prej njërëzve tanë të shquar të kombit dhe gjuhës shqipe për të cilët do të bëhet fjalë në këtë mbrëmje letrare.

Z. Llazar Vero, kryetar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” hapi mbrëmjen duke përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen pjesmarësve. Po ashtu ai prezantoi dhe të gjithë të ftuarit që mernin pjesë. Kjo mbrëmje letrare, – tha midis të tjerave ai, ka për qëllim të bëjë të njohur njerëzit tanë të shquar për atdhetarizëm dhe gjuhën shqipe, që kan përvjetor të plotë këtë vit, si dhe të nderojmë e të respektojmë kontributin që dhanë në jetën e kombit tonë. Të gjithë ata krijues, – vazhdoi ai më poshtë, i bashkojnë këtë vit përvjetorët e plotë të lindjes së tyre, dhe ne pa pretenduar se do bëjmë një sezion shkencor duam t’i nderojmë e t’i respektojmë ata në këtë mbrëmje letrare”
Z. Vlashi Fili, sekretar i shoqatës, mbasi përshëndeti pjesmarësit, bëri të ditur programin e kësaj mbrëmje. Ai ja dha fjalën z. Sadik Elshani që referoi materjalin “Ata i bashkojnë përvjetorët e lindjes dhe arti i madh i tyre”. Në këtë materjal z. Sadik Elshani bëri një pasqyrë përmbledhëse të të gjithë figurave të shquara që kanë përvjetorët e plotë të lindjes dhe karakteristikat dalluese për secilin prej tyre. Ja kush janë ata:
440 vjetori i lindjes – Pjetër Budi
400 vjetori i lindjes – Frang Bardhi
180 vjetori i lindjes – Kostandin Kristoforidhi
160 vjetori i lindjes – Naim Frashëri
140 vjetori i lindjes – Andon Zako-Çajupi dhe Ndre Mjeda
135 vjerori i lindjes – Gjergj Fishta
100 vjetori i lindjes – Nonda Bulka dhe Andrea Skanjeti
95 vjetori i lindjes – Gjergj Millosh Nikolla- Migjeni
90 vjetori i lindjes – Esad Mekuli, Gaspër Pali, Kol Jakova, Aleks Çaçi dhe Isuf Vrioni.
85 vjetori i lindjes – Nermin Vlora Falaschi
80 vjetori i lindjes – Kasëm Trebeshina
75 vjetori i lindjes – Dritëro Agolli, Vorea Ujko (arbëresh), dhe Karmel Kandreva (arbëresh)
70 vjetori i lindjes – Ismail Kadare, Vath Koreshi, Teodor Laço, Rexhep Qose (Kosovë), Adem
Demaçi (Kosovë), dhe Fahredin Gunga (Kosovë)
65 vjetori i lindjes – Frederik Reshpja, Nazmi Rahmani (Kosovë), Sulejman Mato dhe
Abdylatif Arnauti (lindur në Damask).
60 vjetori i lindjes – Isuf Buxhovi (Kosovë), Zyhdi Morava dhe Zija Çela.
Të gjithë këta krijues, – përfundoi fjalën e tij z. Sadik, kanë të përbashkëtën, që saktësisht i karakterizojnë fjalët e qiririt të të madhit Naim Frashëri:
Në mes tuaj kam qëndruar / E jam duke u përvëluar
Që t’u jap pakëz dritë / Natën t’ua bënjë ditë.
Mbrëmja vazhdoi me referimin e materialeve për disa nga njerëzit e shquar në shekuj më të spikatur.
“Frang Bardhi, një nga figurat e shquara të kulturës dhe dijes shqiptare” ishte materjali që referoi z. Vlashi Fili. “Bardhi nuk jetoi gjatë, vetëm 37 vjet, tha midis të tjerave z. Vlashi, por aktiviteti i tij në të mirë të vendit të vet dhe të gjuhës së tij, kanë qënë të një rëndësie të madhe. Si humanist me përkushtrim të fortë për përparimin e popullit të vet dhe si njeri me horizont të gjerë kulturor (ai kishte njohuri në disa gjuhë të huaja si, latinisht, italisht, turqisht, sërbisht dhe dalmatisht), ai zë një vend kyç në zhvillimin e kulturës së herëshme shqiptare. Ai luftoi shumë për gjuhën shqipe dhe ishte leksikografi i parë shqiptar”.

Në vazhdim Prof. Anastas Dodi plotësoi diçka më tepër për Frang Bardhin. “Frang Bardhi – tha ai, ishte një figurë e shquar e kulturës shqiptare, një patriot i zjarrtë, mbrojtës i pasionuar i individualitetit dhe i dashurisë së shqiptarëve, leksikografi i parë shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf”.
“Naim Frashëri është një emër i madh në historinë, kulturën dhe letërsinë shqipe përgjatë tre shekujve të fundit të jetës sonë, 19, 20 dhe 21, – tha midis të tjerave z. Petrit Zanaj në materjalin, “Naim Frashëri, alter egoja e popullit shqiptar”. Ai bën pjesë në brezin e ndritur të shkrimtarëve të Rilindjes sonë Kombëtare dhe është pa dyshim maja më e lartë e tyre. Ai krijon një univers poetik në shërbim të kombit, të lirisë dhe të pavarësisë së tij. Ai i dha gjuhës shqipe fuqinë e gjuhëve më të zhvilluara dhe e pastroi atë nga ferra e driza të fjalëve të huaja. Figura e tij është ajo e një udhëheqësi, poeti, mësuesi që me fjalën e tij të zjarrtë ngriti peshë zemrat për liri dhe pavarësi, çoi lart kokat e shqiptarëve plot me krenari dhe u tha, ecni përpara të bashkuar si motra e vëllezër të një gjaku. Si njeri, poet dhe intelektual i përmasave europiane ai e dinte se vdekja e gjuhës është vdekja e kombit, ndaj në gjithë veprën e tij ai i dha gjuhës shqipe pavdeksinë dhe i thurri himne gjuhës sonë që është “si gjuhë perëndie”. Çdo ditë, duke lexuar Naimin bëhemi më tepër shqiptar.
“Ti Shqipëri më ep nder, më ep emrin shqipëtar”.
Në këtë botë lindi dhe s’diti të vdes Naim Frashëri, kryeformula e pa përsëritëshme e popullit shqiptar” – përfundoi fjalën e tij z. Petrit Zanaj.

“Andon Zako, Çajupi, poet i shquar i Rilindjes dhe patriot i madh”, ishte materjali që referoi z. Dritan Matraku. “Çajupi ishte një poet me mjaft temperament dhe nacionalist, – tha midis të tjerave z. Dritan. Çajupi dëshironte ta shihte Shqipërinë të lirë nga zgjedha turke. Ai u bën thirje shqiptarëve:
Shqipërinë e mori turku, i vu zjarr / Shqiptar mos ri po duku, shqiptar.
Me përmbledhjen poetike “Baba Tomori” (1902) Çajupi u bë poeti më i njohur mbas Naimit, dhe mbushi boshllëkun e krijuar nga humbja e poetit kombëtar”.
“At Fishta nuk ishte vetëm një figurë fetare, – tha midis të tjerave z. Sotiraq Pema në materjalin me titull “Gjergj Fishta, personalitet i kulturës shqiptare, fillozof, historian, shkrimtar e kritik”. Ai ishte një patriot i pa lodhur i çështjes kombëtare dhe gjuhës shqipe. Si një personalitet, mësues, përkthyes, dipllomat, kritik nuk rreshti së punuari në të mirë të kombit tonë. Vargjet e tij:
“Mallkue, njaj bir shqyptari / Qi kët gjuhë të perëndisë
Trashigim, qi na la i Pari / Trashigim s’i a lën ai fmisë.
njihen sot nga të gjithë atdhetarët shqiptar. “Kur ti të kthesh ushtarët e tu në Itali, atëhere unë takohem me ju, ndërsa tani nuk kam si të takohem me pushtuesin tim”- ishte përgjigja e Fishtës, Musolinit, kur ky e ftoi në takim në Itali mbasi Akademia Fashiste e kishte propozuar Fishtën si anëtar nderi. Ai ishte i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmimin “Nobel” në letërsi”.

Në vazhdim Prof. Dr. Agron Fico, nënkryetari Akademisë Shqiptaro Amerikane e Shkencave dhe Arteve në Nju Jork referoi materialin “Folklori burim i përbashkët i tyre”. Ndër shkrimtarët që po nderohen këtu në përvjetorët e plotë këtë vit, – tha midis të tjerave z. Agron Fico, disa janë krijues të shquar dhe disa shumë të shquar, por të gjithë janë atdhetarë, fjalë dhe zemër zjarrtë. Megjithë se dallohen nga epoka të ndryshme historike kur kanë jetuar, si dhe nga metoda, stili dhe nga individualiteti krijues artistik, ata kanë tiparin e përbashkët dashurinë, nderimin dhe punën për lëvrimin e gjuhës shqipe. Po ashtu mund të pohoj se gjithë shkrimtarët shqiptar të periudhave të ndryshme historike, kanë përdorur folklorin në një mënyrë ose tjetrën si burim letrar. Folklori ynë i pasur dhe plot larushi ka qënë dhe është një mbështetje e fuqishme për shkrimtarët që të krijojnë vepra dinjitoze dhe të pëlqyera nga lexuesi i gjerë”.
Mbrëmjen letrare e zbukuroi nxënësja 15 vjeçare, Ilirjana Elshani, e cila egzekutoi me violinë, me shumë kulturë, dy melodi. Ajo u pëlqye nga të pranishmit dhe fitoi duartrokitjet dhe përgëzimet.

Pastaj z. Viktor Furxhi në materjalin me temë “Ndre Mjeda, atdhetar dhe poet i shquar” midis të tjerave tha:
“Poezia e Ndre Mjedës shënon kalimin nga letërsia e rilindjes romantike, me drejtim kryesisht atdhetar, tek letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi. Poezia e Mjedës shquhet për gjuhën e përpunuar dhe përsosmërinë e lartë metodike. Ai me penën e tij nuk pushoi së punuari për çështjen shqiptare, qoftë në fushën letrare, qoftë në atë gjuhësore”
Në vazhdim shkrimtari Pier Pandeli Simsia recitoi disa vargje nga poema “Devoll, Devoll” e poetit dhe shkrimtarit tonë Dritëro Agolli. Duartrokitjet e auditorit treguan mirëpritjen e këtij momenti.

Zonjusha Iva Cipuri kishte përgatitur për këtë mbrëmje materialin “Migjeni, poeti që mallkoi mjerimin dhe i këndoi rinisë” “Gjergj Millosh Nikolla-Migjeni është një poet i shquar i rilindjes kombëtare, – tha midis të tjerave znjsh. Iva Cipuri. Ai pasqyroi jetën e përgjithëshme të shoqërisë shqiptare, duke demaskuar sistemin shoqëror të prapambetur të asaj kohe si dhe fashizmin që po kërcënonte Europën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, hyri në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë artistike duke menduar për një botë të re në optimizmin e thellë. Me vargjet e lira ai hyri në histori si poet i rinisë”. Në vazhdim ajo recitoi me shumë profesionalizëm disa vargje të Migjenit:
Thuaja këngës rini / Thuaja këngës gëzimplote
Qeshu rini qeshu / Bota është e jote.

“Esad Mekuli, poet dhe bir besnik i popullit të Kosovës” ishte titulli i materialit që referoi z. Sadik Elshani. Midis të tjerave ai theksoi: “Esad Mekuli me të drejtë konsiderohet babai i poezisë shqiptare të Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi. Ai ishte i angazhuar me ndërgjegje të lartë shoqërore. Ai mbajti gjallë flakën e zjarrit të madh të Rilindjes Kombëtare. Me gjuhën dhe vjershat e tij donte t’i printe popullit të vet, t’a zgjonte nga gjumi shekullor, t’i hapte rrugën përparimit. Ai ngriti zërin kundër padrejtësisë, dhunës, genocidit dhe shtypjes që ushtrohej ndaj shqiptarëve. Por Esad Mekuli i këndoi edhe dashurisë, jetës rinore dhe natyrës së bukur kosovare. Si kryetar i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Ahkencave dhe Arteve të Kosovës ai njihet edhe si përkthyes i shumë veprave shqiptare dhe botërore”
“Qosja është një ndër intelektualët më të shquar bashkëkohorë të kombit shqiptar, – tha midis të tjerave dr. Besnik Budo gjatë referimit të materialit me titull: “Rexhep Qose, personalitet i shquar në fushën e historisë së letërsisë dhe albanologjisë”. Qosja është patriot i madh, historian i letërsisë shqipe, kritik, eseist, shkrimtar dhe publicist, – tha midis të tjerave z. Besnik Budo. Me vizionin e tij sintetizues dhe largpamës ka dhënë një ndihmesë të veçantë si anëtar i delegacionit shqiptar në konferencën e Rambuje-së. Për çështjen kombëtare ka botuar një sërë veprash në të cilat trajtohet me thellësi historia dhe strategjia e bashkimit kombëtar, rruga drejt lirisë dhe demokracisë”.

“Ismail Kadare, në panteonin e njerëzve më të ndritur të Kombit Shqiptar”, ishte titulli i materialit që referoi z. Ivzi Cipuri. “Ismail Kadare, – tha midis të tjerave z. Ivzi, është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, që bëri histori prej prehistorisë. Vepra e tij ka qënë dhe mbetet një shpresë dhe vlerë e madhe për të gjithë ne. Është autor i shumë veprave në poezi dhe prozë, fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, i cilësuar nga revista pariziane “Le figaro literaire” si kollos i jashtëzakonshëm i këtij shekulli. Kadareja me personalitetin e tij të madh si shkrimtar i shquar, studjues i pasionuar, euridit dhe gjuhëtar krijues, ka hyrë në panteonin e njerëzve më të ndritur të kombit shqiptar. Është shkrimtari më i njohur shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të Atdheut duke u bërë emblemë e letërsisë dhe kulturës shqiptare në botë. Vepra e tij letrare i takon mbarë kombit shqiptar dhe mandej ka hyrë në fondin kulturor të njerëzimit. Krijimet e Kadaresë janë të përshkruara nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe”

Në përfundim të materialeve z. Llazar Vero referoi materialin me titull: “Dritëro Agolli, njeriu dhe poeti”, në të cilin veç të tjerave ai theksoi: “Mos të harojmë se edhe poetët janë njerëz si gjithë njerëzit e tjerë. Gabimi është shumë njerëzor por të qëndrosh tek gabimi nuk është aspak njerëzore. Dritëro Agolli e di mirë këtë dhe në momentet më të vështira të vendit dhe popullit është ngritur në këmbë dhe hapur e me zë të lartë e ka thënë mendimin e tij për të ecur me kohën. Me një përvojë të gjatë jetësore dhe artistike, si studjues dhe njeri i ndershëm ai ka arritur në përfundimin se: “Arti ësgtë një gjë tjetër nga politika. Arti nuk kufizohet në kohë dhe hapësirë, kurse politika po”. Me veprën “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” autori ka treguar se Zylo ka pasur, ka dhe do të ketë jo vetëm tek ne por kudo në botë”.
Në fjalën mbyllëse z. Llazar Vero theksoi se të gjithë këta krijues, poetë edhe shkrimtarë që po përkujtojmë sot i bashkojnë këtë vit përvjetorët e lindjes së tyre. Dhe ata kanë vetëm ditëlindje. Duke nderuar dhe respektuar këta njerëz të mëdhenj të kombit tonë ne kemi bërë detyrën ndaj tyre, ndaj Atdheut dhe brezave që vijnë. Ata ishin dhe mbeten të mëdhenj se për ta “Në fillim është Shqipëria”. Ata mbajtën gjallë në shekuj shpirtin e lirisë tek shqiptari, dhe ngrohën zemrat e njerëzve të thjeshtë me dashurinë për Atdheun, ata i dhanë gjuhës shqipe bukuri dhe forcë dhe u thanë shqiptarëve, jini krenarë për të, ruajeni, pasurojeni dhe lëruani trashëgim brezave.
Në vazhdim thanë fjalën e tyre edhe diskutantët: Beniamin Risilia, Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Namik Shehu, poetja Ilirjana Sulkuqi, të cilët vlerësuan punën e bërë nga Kryesia e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në përgjithësi dhe mbrëmjen letrare në veçanti.

“Si qytetar i Filadelfias jam i detyruar të them disa fjalë për Kryesin e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Po të mos ishin këta, kjo qëndër kulturore nuk do të egzistonte. Mos pandehni se kontributi i familjes time ka qënë deçiziv për këtë qëndër. Aspak. E vërteta është se ka qënë puna, mundi, forca, këmbëngulja dhe “inati” i këtyre. Prandaj unë me këtë rast, si Beniamin Risilia i uroj nga zemra dhe i falenderoj shumë këta për punën e madhe. Dua të them gjithashtu se është një kohë e shkurtër, ose e gjatë mund të thoni, që ne mblidhemi të tërë në një organizim të tillë, për të dëgjuar të gjitha ato që ka bërë deri tani kryesia e madhe shqiptare, – tha z. Beniamin Risilia në diskutimin e tij. Ai e mbylli diskutimin e tij me shprehjen, – Ju faleminderit”.
“Nuk më mbetet gjë tjetër përpos të falenderoj Kryesin e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në emrin tim personal dhe të Akademisë së Skencave që unë drejtoj, – tha midis të tjerave Prof. Dr. Skënder Kodra. Ju jeni duke bërë punë të mëdha, dhe kjo është në të mirë të kombit. Ju lumtë!”
“Inisiativa juaj e guximëshme, e lavdërushme dhe mjaftë e zgjedhur në vlerësimin me mjeshtëri të figurave të ndritura të kombit tonë, përbëjnë një dhuratë të çmuar në këtë fundviti, është një kontribut i vyer për kulturën dhe letërsinë shqiptare, – tha midis të tjerave Dr. Namik Shehu në përshëndetjen e tij. Jeni për të përgëzuar për veprimtaritë që organizoni për të ngritur vlerën e popullit tonë dhe nderin e kombit. Mirëseardhshim në takime të tjera në këtë sallë”.
“Unë konstatoj, – tha midis të tjerave znj. Ilirjana Sulkuqi, që ju keni një dashuri e mirëkuptim me njëri – tjetrin dhe shikoheni si miq, si shqiptarë të vërtetë. Ishte kënaqësi për ato që dëgjuam këtu”.
Në përfundim të kësaj mbrëmje letrare pjesëmarrësit i shoqëroi një kokteil i shtruar nga Kryesia e Shoqatës. Po ashtu të gjithë shijuan edhe gatimet e amvisave shqiptare që ishin me shumicë dhe për të cilat u folën fjalë lavdëruese.

Filadelfia, 18 dhjetor 2006