NJE MBREMJE E PAHARRUAR – Sopranoja e njohur Ermonela Jaho, midis bashkatdhetareve ne Filadelfia.

Mesuam se per here te pare ne Filadelfia do te vinte per te kenduar nje soprano shqiptare. Eshte Ermonela Jaho. I kishin dhene rolin kryesor, ate te Mimi-se ne ?Bohema” te Xhakomo Pucinit,rol qe e kishin interpretuar yjet me te shquar te historise se operistikes boterore.

Ermonelen e njihnim vetem nga shtypi dhe interneti, por as e kishim takuar ate vete, as e kishim degjuar zerin e saj te mrekullueshem. Ndaj edhe kurreshtja dhe krenaria qe nje vajze shqiptare kishte arritur keto maja nuk na linte te qete. Po ate dite qe jepej per here te pare ?Bohema? ne Filadelfia, kishim edhe nje veprimtari tjeter, ate per promovimin e librit ?Takim me te paprituren? te autores Albana M. Lifschin, nje zonje tjeter shqiptare qe ka bere emer me krijimtarine dhe veprimtarine e saj, ketu ne Amerike. Si do t’ia benim? Nuk mund te shkonim te gjithe ne kete shfaqje te pare te saj ne Filadelfia. Keshtu qe shkuan vetem dy anetare te Kryesise se Shoqates Atdhetare-Kulturore ?Bijte e Shqipes? te ketij qyteti. Kishte edhe bashkatdhetare te tjere qe shkuan dhe e duartrokiten fuqishem Ermonelen se bashku me te gjithe shikuesit e tjere qe e kishin mbushur sallen e ?Academy of Muzik?, plot e perplote. Te gjithe ishin te mrekulluar dhe te befasuar nga loja dhe zeri i saj i bukur, i fuqishem, me nje ngjyrim krejt te vecante.

Kush ishte kjo kengetare, nga c?vend vinte?- dhe shikuesit te shokuar, te perlotur kerkonin perseri ne broshuren e shfaqjes emrin e saj, atdheun e saj; ERMONELA JAHO, ALBANIA

– Eshte nga vendi im. Eshte nga vendi im – u tha dy here me radhe, jo pa mburrje, miku yne Sotiraq Pema, disa zonjave amerikane, qe ishin akoma si te hutuara nga emocionet.

Keto ishin mbresat e para qe na percollen shoket tane nga shfaqja e pare e Ermoneles (Mimi-se) ne Filadelfia.
Zoti Sadik Elshani, anetar i Kryesise se Shoqates ?Bijte e Shqipes?, shkoi ta takonte pas shfaqjes, ta uronte, ta pergezonte per suksesin edhe ne emer te shoqates. Ai e ftoi per nje takim ne Qendren Kulturore te Shoqates dhe i dha nje numer telefoni per t?u marre vesh me vone.
– Ishte mjaft emocionues ky urim pas shfaqjes e akoma me shume kur te vjene nga bashkatdhetaret, – tregonte Ermonela me vone.

Per artistin eshte me te vertet dicka me shume rendesi, nje shenje, nje ze, nje urim, nje buqete me lule, per te mos u ndjere i lodhur dhe i vetmuar edhe pas nje suksesi ne nje shfaqje boterore sic eshte ?Bohema?. Ne shqiptaret jemi te kursyer ne kete drejtim, por le te futemi pak ne boten e artisteve tane, e sidomos te atyre qe na perfaqesojne jasht dhe me dinjitet, dhe do te shohim se sa shume domethenes eshte per ta nje veprim i tille. Ne kemi mundesi ta bejme dhe duhet ta bejme me gjithe zemer kete. Mos te harrojme ata jane ambasadoret me te fuqishem te Shqiperise, jo vetem ne nje vend, por ne shume vende, jo vetem perpara disa zyrtareve dhe miqeve te tyre por perpara milionave ne te tere boten. Ata nuk kerkojne asgje nga ne, vecse pak dashuri dhe respekt, qe e meritojne.

– Ne jemi , nje grup artistesh nga vende te ndryshme, qe nga regjizori e dirigjenti deri tek kengetaret. Te gjithe kishin nga nje shoqerues nga vendi i tyre ne shfaqje, vetem une jo, tregonte Ermonela gjate takimit qe u zhvillua para disa ditesh, ne Qendren Kulturore te Komunitetit Shqiptar ne Filadelfia. Ne fjalet e saj nuk kishte asgje personale. Ajo mendonte si e si Shqiperia te perfaqesohej sa me mire ne cdo rast.

Takimi me kete soprano kaq te talentuar, me kete zonje shqiptare, (ne kete rast fjala ?Zonje? merr kuptimin me te plote dhe te bukur te saj) u mendua si nje takim i thjeshte i saj me nje grup te vogel bashkatdhetaresh, me sakte me kryesine e shoqates, pasi nuk kishte kohe per shume lajmerime. Por nuk ndodhi keshtu. Kur hyri Ermonela ne salle ajo ishte mbushur pothuase plot, dhe njerzit vazhdonin te vinin edhe kur bashkebisedimi kishte filluar. Ata vinin drejt e nga puna per t?u pershendetur me kengetaren tone te nderuar.
Te gjithe njerezit u ngriten ne kembe, kur hyri ajo, dhe e priten me duartrokitje. Duke kaluar permes salles ajo ndalet papritur.
– Ua çe papritur! Profesori im ketu? – dhe u perqafua me doktor Besnik Budo, qe i kishte dhene asaj mesime per fiziologjine e zerit ne Akademine e Arteve ne Tirane. Ishte vertete nje takim malli dhe respekti midis profesorit dhe studentes se dikurshme.
Ky takim me profesorin e saj sikur e theu akullin qe kane takime me njerez te panjohur, qofshin keta edhe bashkatdhetaret e tu. Te gjithe prisnin te njihnin me mire kete artiste qe i kishte dhene dhe po i jepte emer te mire Shqiperise, ne shume vendew te botes. Biseda rrodhi natyrshem.si midis miqeve. Si njeri dhe artiste ajo di ta bej degjuesin per vete. Dhe ?armet ?e saj jane thjeshtesia dhe sinqeriteti ne komunikim. Keto ishin tipare qe e karakterizonin edhe ne skene. Nje gazete e Filadelfias duke folur per suksesin e saj shkruante se Ermonela Jaho i dha zemer rolit te Mimise. Dhe Radioja 106.1 FM ku host eshte aktorja e mirenjohur Woopi Goldberg i beri nje reklame te bukur suksesit te kengetares tone.?Mezi sa po pres fundjaven qe ta shoh kete kengetare?-tha ajo.
Gjate bisedes me Ermonelen nuk munguan edhe shqetesimet vellazerore e prinderore per te . “Shikoni se mos kini lene deren pas hapur? -t ha njeri nga salla. Dhe u kontrolluan edhe nje here te gjitha dyert. Dikush tjeter pak me vone kur edhe biseda po i vinte fundit tha: ?Mos ta lodhim shume se ajo ka edhe shfaqje te tjera.” Ishin keto shqetesime te thjeshta njerezish per njeriun e tyre, per vajzen e tyre te talentuar, qe ishte per ta si nje pasuri e madhe qe nuk u perkiste vetem atyre. Ajo kishte shume per te bere akoma.
– Kush eshte Ermonela Jaho? pyeti ne fillim te bisedes drejtuesi i takimit. Ne fund te bisedes te gjithe kishin ne mendje perfytyrimin e asaj vajze te vogel 6 vjecare, kaq te druajtur, kaq te turpshme, sa me s?behet ,Vetem kur kendonte ato kenge te bukura femijesh ajo harronte drojtjen dhe njerezit qe e rrethonin.
– Keshtu me ndodh edhe tani, – tregon Ermonela. – Kur jam ne skene jam e tera brenda rolit dhe lojes deri ne fund te shfaqjes. Pastaj vijne salla, shikuesit, duartrokitjet, tufat e luleve. Dhe me e bukura e te bukurave, me e cmuara eshte kur me vijne e me pershendesin bashkatdhetaret. Keshtu me ndodhi ne Detroit. Isha tejet e lodhur pas shfaqjes dhe isha ulur ne dhomen time . Ndjehesha krejt bosh megjithese shfaqja kishte kaluar shume mire. Troket dera dhe hyne drejtori i Operas se Detroit.

– Disa miq duan t?iu takojne, – me tha ai. Une u ngrita ne kembe dhe tek dera shohe nje grup bashkatdhetaresh.Ishin plot 25 veta dhe ne krye te tyre ishte atdhetari i palodhur zoti Mergim Korca. Per mua ne ate cast aty kishte ardhur e tere Shqiperia, aty ishin edhe prinderit, shoket e miqte e mi, te gjithe te dashurit qe i kam larg.

Malli i perlot syte.

Nuk eshte e lehte rruga e nje artisti. Akoma ma e veshtire ne Shqiperi ku nuk ishte e lehte tegjeje partiturat e veprave me te mira te skenes operistike. Megjithate ajo kujton me respekt vitet ne Liceun Artistik ne Tirane, dhe ende pa mbushur 17 vjec e sheh vehten ne Akademine e Arteve ne degen e kantos. Per te mbeten te paharruar mesuesi i solfezhit Vangjo Kosta, qe edhe ne ato kushte punoi pa u lodhur dhe me nje dashuri te madhe per artistet e ardhshem te Shqiperise. Kujton me nderim kengetaret e medha te lirikes shqiptare,.Lola Gjoka, Marie Kraja etj. qe ishin pervoja e vetme e gjalle e skenes. Dhe gjithecka tjeter eshte pune dhe vetem pune e vazhdueshme , e gjate e lodheshme pa te cilat talenti eshte nje gje e vdekur.
– Ishte viti 1990 kur ne Tirane erdhi kengetarja e madhe lirike e Italise, Katja Ricareli. Ajo erdhi per te dhene pervojen e saj, per te ndihmuar atistet e rinje shqiptaredhe me te miret t?i ftonte ne nje konkurs. Ermonela merr pjese ne kete konkurs dhe fiton. Pastaj vite te tjera pune dhe pervoje te cmuar ne Akademine e Arteve .dhe pasraj ne Rome. Filluan koncertet pjesemarrja ne role kryesore te operave me te fameshme dhe sukseset. Ajo kendon ne skenat me te njohura te operes italiane,e dhe ne Skala dhe pritet me duartrokitje. Por ajo nuk do te harroj kurre koncertin e pare qe dha ne Itali.
– Ishin vite te veshtira per Shqiperine. Ne Itali edhe me tej ajo njihej vetem nga emigrantet qe canin detin ilegalisht. Vite te hidhura. Kur prezantuesi dha emrin tim dhe vendin qe perfaqesoja, ne salle u degjua nje zhurme e madhe pakenaqesie. Kjo eshte teper e rende per nje artist dhe sidomos per nje artiste te re. Gjeta force dhe dola ne skene. Fola me sallen. ?Mos e gjykoni nje vend dhe nje popull nga momentet e veshtira qe kalon.por edhe nga vlerat. Une jam nje bije e ketij vendi. Ju ende nuk me keni degjuar. Perse beni zhurem”. Dalengadale zhurma po fashitej. Fillova te kendoj pjesen time sipas programit dhe pastaj kisha te drejte te kendoja nje kenge te repertorit tim. Une zgjodha kengen e bukur shqiptare ?Asaman o moj lule?.Salla nuk pipetinte. Une isha e tera ne kenge. Pastaj oshetiu nje duartrokitje e fuqishem dhe lule. Isha e lumtur sa me s?ka. Kisha bere dicka per vendin tim ne ato caste te veshtira.
Kudo ku shkon, kur kendon, kur bisedon me te huajte qe e pyesin me interes, kur jep intervista per median ajo gjithmone paraqitet si shqiptare, dhe kete e thote me krenari, me nje krenari te ligjeshme.
Por si lindi ky talent i te kenduarit tek Ermonela Jaho ?
Ne familjen e nenes qe e ka nga Vlora te gjithe kendojne. Dhe kendojne bukur kengen e popullit. Kane marre pjese edhe ne festivale folklorike. Nuk bien poshte dhe nga familja e te jatit qe eshte nga Skrapari, nje treve tjeter e degjuar e kenges shqiptare.
– Kushedi sa bukur eshte ne dasmat e fisit tuaj, – e ngacmon dikush nga salla. Ermonela qesh me gjithe shpirt.
– Vertete jane shume te bukura. Por te gjitha kenget e popullit tone jane shume te bukura, jane perla, jane te sheklqyera. Une gjitmone marre me vete kudo ku shkoj disa kaseta me keto kenge dhe clodhem,.heq mallin, mesoj shume nga to. Ua tregoj edhe miqeve te mi te huaj dhe ata jane dakort me madheshtine qe mbartin ato.
Fjalet e saj te thena me kaq dashuri per kengen shqiptare i ngrohin zemrat e mergimtareve dhe ata degjojne gjithe sy e vesh kete vajze kaq te talentuar dhe njekohesisht kaq te thjesht
Ajo eshte akoma ne fillim te karrieres se saj operistike dhe ka akoma shume e shume per te bere, shume e shume per t’i dhene artit te kenges dhe Shqiperise .Ajo ka dale deri tani ne shume skena te medha te Italise, Frances, Gjermanise etj dhe suksesi nuke e ka dehur vec i ka dhene me shume force per te ecur me tej, drejt majave. Vetem pak kohe para turneut ne Amerike ajo dha shfaqje ne Teatrin ?Verdi? te Triestes ne Itali. Ishte dhe kengetarje tjeter e njohur shqiptare e skenes lirike, Inva Mula.Te dyja kishin rolin e Violetes nga opera ?Traviata?. Nje nate interpretonte njera kengetare dhe naten me pas tjetra.Suksesi i shoqeroi te dyja kengetaret tona te talentuara. Nje gazete italiane ato dite shkruante se keto dy Violeta shqiptare, me zerin e tyre te mahnitshem, ishin si dy koka te shqiponjes shqiptare ne flamurin e tyre.

Nuk eshte pak per krenarine shqiptare, per sedren tone te mire. Te gjithe ndjeheshin krenare per kete vajze qe ate mbremje ishte midis tyre. Na kishte sjelle Shqiperine ashtu sic e duam,t e bukur dhe te respektuar.
Ne emer te te gjithe shqiptareve te Filadelfias, ne emer te shoqates ne, emer te dashurise dhe respektit per kete bije te shquar tonen, Ermoneles i jepet nje buqete e madhe me lule. Ajo falenderon me gjithe zemer dhe thote:
– Kjo eshte me e vecanta dhe me e bukura buqete me lule qe kam marre ne Filadelfia. Ju faleminderit shume. Nuk do t?iu harroj kurre.
Vone, pasi doli ne fotografi me shume bashkatdhetare, pasi dha autografe ne fletet e lajmerimit qe kishte pergatitur Shoqata Atdhetare-Kulturore ?Bijte e Shqipes? me fotogarfine e saj ajo largohet midis urimeve dhe perqafimeve te bashkatdhetareve. Ishte nje mbremje e paharruar per te gjithe, e mbushur me emocione te bukura.

Te faleminderit Ermonela!

Llazar Vero
Shenim. Fotot nga Artan Fili