“Takim me të papriturën” – Mbresa nga një takim

Kishim shume vite pa u pare me Albana Mwlyshi Lifschin. Ndoshta 20 vjet. Veç e kisha ndjekur veprimtarine dhe krijimtarine e saj si shoqe, si kolege. Ajo ben pjese ne ate familje te madhe te gazetareve te vertete qe jetojne gjithmone te shqetesuar me fatet e vendit dhe te njerezve te tij. Dhe jam i bindur se eshte nje race e vecante qe i ka dhene dhe po i jep shume Shqiperise, atje ne Shqiperi dhe kudo ku jane. Jane ata qe e kane mbajtur te ndezur shpirtin e popullit. Nuk e kam fjalen ketu per gazetaruce qe merren me thashethemet e Tiranes. Por per gazetare te vertete, per krijues te vertete.
Zonja Albana Melyshi Lifschin eshte nje nga ata. Ajo erdhi ne Amerike pasi kishte punuar ne gazeten “Zeri i Rinise” dhe per rreth 15 vjet ne kanalin e vetem televiziv te vendit, si redaktore per emisionet e femijeve, te aresimit etj. Vitet e para te saj ne Amerike ishin po aq te veshtira sa edhe per çdo emigrant, ndoshta edhe ca me shume pasi mbeti e vetme pas humbjes se gjyshit te saj. Ajo nuk u dorezua dhe qe ne keto vite shkruan nje skenar filmi. Vitet e saj ne kete vend te madh jane te mbushura si te rrallekujt me veprimtari dhe krijimtari te bolleshme dhe te suksesshme. Midis punes, studimit ne kolegj, familjes ajo gjen kohe t’i kushtohet krijimtarise se mirefillte. Keshtu del vellimi i pare me tregime, “Kafe Shkodra e Nju Jorkut”, ku pasqyrohet jeta e emigranteve shqiptare ne Amerike. Shkon te punoje ne nje radio qe ishte hapur per refugjatet kosovare ne “Fort Dix” te Nju Xhersit nga doli dhe vellimi “Children of Kosovo. Stories of Horror”, kushtuar femijeve refugjate kosovare qe kishin kaluar ne kalvarin e temerrshem te luftes e genocidit serb ndaj shqiptareve. Ne nje takim te shqiptareve emigrante ku ishte i ftuar edhe Presidenti Bill Klinton ajo pati rastin te takohet me te, t’i jap librin me autografin e saj dhe te bej nje foto te paharruar me te. Ky liber u fut me vone edhe ne programet e shkollave publike te Nju Jorkut, si literature plotesuese ne lenden e studimeve sociale. Me shume se 1600 kopje te ketij libri ajo i ka dhene falas per shkollat amerikane dhe per veprimtarite e shqiptareve ne kete qytet te madh. Ky liber eshte vertete nje ndihmese e vecante i kesaj autoreje per çeshtjen kosovare dhe per femijet e Kosoves.

I rikthehet perseri tregimit me botimin e vellimit “Fundjave ne Hillsajd” qe ndiqet nga nje vellim poetik, botuar me pseudonimin Blerta Tirana. Kjo ishte si nje surprize jo vetem per lexuesit po edhe per vete autoren qe i qendroi besnik deri ne fund pseudonimit me te cilin i botoi keto poezi ne internet. Por kjo nuk ka te bej aspak me dyshimin per cilesine e poezive. Ato jane te gjetura, te shkruara me finese, dhe ç’ka e dallon ate nga disa poete te tjere, ne to ka spontaneitet, qe per mua eshte vete poezia. Ne to ka ndjenje, jete dhe art. Ishte nje pranvere poetike e saj dhe ajo na e dha te tere me gjithe sinqeritetin e vet .
Krahas ketyre autorja duke mos iu larguar krijimtarise letrare te mirefillte, i hyne botimit te librit “Udhetim ne Historine Amerikane”, qe per mua eshte nje liber i shkruar me dashuri dhe me nje pene mjaft te perpunuar. Me kete botim historiko-letrar-publicistik njeherazi, zonja Albana i ka dhene lexuesit shqiptar ne emigracion, dhe jo vetem atij, nje liber qe lexohet me endje dhe nga i cili ke se çfare meson.
Nderkaq kemi ardhur tek botimi me i fundit i saj, qe eshte perseri nje vellim me tregime “Takim me te paprituren”. Ne kete vellim nuk pasqyrohet vetem jeta e emigranteve shqiptare ne Amerike. Tematika e tregimeve eshte me e gjere dhe me e plote.

Ja keshtu ju be e njohur krijimtaria e autores Albana Melyshi Lifschin, pjesemarresve ne takimin e organizuar nga Shoqata Atdhetare –Kulturore “Bijte e Shqipes”, ne Filadelfia, ne Qendren Kulturore te komunitetit shqiptar te ketij qyteti, per promovimin e librit “Takim me te paprituren”. Eshte me te vertete mbreselense nje krijimtari e tille, e bolleshme dhe cilesore e kesaj autoreje. Per kete deshmoi edhe pjesemarrja e madhe e dashamiresve te letersise ne kete takim, interesimi i tyre per krijimtarine e autores dhe blerja e te gjithe librave te saj qe gjendeshin ne tavoline.
Pas nje promovimi te suksesshem te ketij libri ne Tirane, ne sallen e Universitetit “Luarasi”, ku shume shkrimtare, miq dhe dashamires te artit dhe letersise e vleresuan dhe pergezuan Albanen per kete vellim, ja tek i erdhi rradha Filadelfias. Pa pretenduar se komuniteti shqiptar i ketij qyteti ka te njejten force vleresuese dhe analizuese si autoret dhe kritiket me emer qe kane folur dhe shkruar per kete vellim, si Klara Kodra, Prof.Peter Prifti, Agim Shehu etj. perseri ekzistojne mundesite qe me nje bashkepunim me te mire te kemi rezultate te mira. Pjesemarrja e autorit te mirenjohur dhe mjeshter i tregimit shqip, zotit Naum Prifti, i dha ketij takimi me shume bukuri dhe peshe. “Shembulli i Albanes, tha zoti Naum Prifti, na tregon te gjitheve se sa shume mund te beje, edhe ne kushtet e emigracionit, nje intelektual dhe krijues i vertete”.
Duke folur per vellimin me tregime “Takim me te paprituren”, nje nga referuesit e takimit tha se te gjithe personazhet e vellimit jane nxjerre nga jeta jone, jane ketu ne Filadelfia, atje ne Nju Jork apo gjetke, me te mirat dhe dobesite e tyre. Ata jane personazhe te botes se emigracionit qe ne i njohim dhe i shohim cdo dite. Eshte jeta jone. Ata nuk u bene te tille, te mire ose te liq ketu. Erdhen te tille, me te mirat dhe te ligat e tyre, nga Shqiperia, por emigracioni ua theksoi akoma me shume tiparet. Pra eshte i njejti material njerezor, por ne nje ambjent tjeter dhe ne rrethana te tjera. Te gjithe personazhet e ketij vellimi jane njerez,j ane karaktere qe mund t’i gjejme kudo, edhe ne Shqiperi, edhe ne Amerike, por te dhena me nje drite tjeter nga kjo autore, me nje thjeshtesi e lehtesi te shkruari, qe na i bene keta akoma me te afert.
Me tre vellime me tregime per jeten e emigracionit, kjo autore, tha Naum Prifti, ka pasuruar me shume se te tjeret letersine me kete teme.

Ne salle vazhdojne referimet dhe diskutimet per tregimet e vellimit, per te rene dhe te veçanten qe ato sjellin tek lexuesi.
Fjalia “goditese” ne fund te tregimit eshte nje mjet i bukur letrar qe eshte perdorur edhe nga autore te medhenje te tregimit. Edhe Zonja Albana e perdor kete mjet me mjaft zgjuaresi dhe kujdes, pa e tepruar. E gjejme kete tek tregimi qe i ka dhene dhe titullin vellimit, “Takim me te paprituren”. Pasi na jep gjithe dramen qe zhvillohet midis dy karaktereve krejt te ndryshem dhe krejt te panjohur ne fillim, autorja arrin krejt natyrshem te zberthej boten e tyre deri ne imtesi. Duket per nje moment, per nga mrehtesia dhe shumeaneshmeria e zberthimit te karaktereve, sikur ke lexuar nje roman. Autorja pak e nga pak na ka dhene shpirtvogelsine, meskinitetin e amerikanit Ronald, te gjitha ulje ngritjet e tij, friken nga jeta dhe mendjemadhesine e njeriut qe ia kane nevojen, brutalitetin dhe kotesine e tij, ne njeren ane dhe zgjuaresine, kulturen, karakterin e forte te Anes, ne anen tjeter, qe megjithese ne nevoje nuk e jep veten para begatise meskine qe ofron Ronaldi .
Te dy karakteret pozicionohen qart me fjaline e fundit te tregimit: “Ty nuk te pelqejne lulet Ronald”.
Kaq dhe gjitheçka eshte zgjidhur.
Nje zgjidhje te tille jep autorja edhe tek tregimi “Neni”. Brikena, nje ekonomiste e re dhe e zgjuar shqiptare, qe ka ardhur per pak kohe ne Amerike por nuk mund te qendroje pergjithmone pasi nuk ka dokumenta, pas shume presionesh, ofertash, lekundjesh, vendos me mire te largohet per ne Shqiperi, se sa te jetoje pa dinjitet, pa patur nje jete te sajen.
“- Harrova te qesh,- i tha Brikena.-A ka kuptim jeta pa qeshur?”.”Kur ishte hera e fundit qe kisha qeshur me gjithe shpirt, ashtu siç na ndodhte shpesh ne Shqiperi? Nuk me kujtohet…”
Nuk ka nevoje per asnje fjale me teper. Secili bene pyetjen vetes. “Kur ishte hera e fundit qe kam qeshur me gjithe shpirt?” -Nuk na kujtohet.
Ajo ç’ka te bie ne sy ne tregimet dhe novelen e kesaj autoreje, eshte edhe struktura e ndertimit te tregimeve apo te noveles. Ato nuk jane te njejta, ndryshojne nga tregimi ne tregim, diku si nje perjetim personal, diku si nje rrefim, per nje te trete, diku si nje rrjedhje e qete dhe e drejte, diku me vajtje e ardhje, apo me kthesa. Ne kete drejtim do te veçonim novelen “Fundjave ne Hillsajd”, per nje ndertim te thyer, te zhdervjellte te te rrefyerit, qe i pershtatet edhe vete ngjarjes ne novele, personazheve te larmishme te saj, me dramen dhe jeten e tyre.
E çliruar nga tensionet, ne nje rrjedhje te qete dhe te gezuar behet rrefimi tek tregimi “Nje vjeherr amerikane”. Autorja na shpalos ne kete tregim nje bote tjeter, nje familje amerikane ku tani bene pjese nje shqiptare. Dhe gjitheçka eshte e natyrshme si vete jeta, ndaj dhe ky ndertim i thjesht i tregimit i shkon temes se tij.
“Vellimin me tregime dhe novela “Takim me te paprituren” te Albana Melyshi Lifschin,t ha nder te tjera zoti Vlashi Fili ne diskutimin e tij, e kam lexuar brenda nje dite. Eshte nje liber qe nuk e leshon nga dora deri sa e perfundon. Librin e pershkon nga fillimi deri ne fund nje fill i qarte mendimesh reale, te kohes, qe Albana i ka thurrur me mjeshteri dhe na i ka servirur duke na thene: ’Kjo eshte jeta , me bukurite dhe shemtite e saj. “Tregimet e ketij vellimi dallohen per stilin origjinal te te shkruarit, per gjuhen e thjeshte dhe komunikuese.”
Zoti Naum Prifti pasi foli per disa tregime te vellimit qe ai i cilesoi si me te miret si “Shamia e zeze”, “Fundjave ne Hillsajd”, etj. pergezoi autoren per te gjithe veprimtarine dhe krijimtarine e saj. Do ta pergezoj Albanen sidomos per botimin e librit “Children of Kosovo”, aq me shume qe e botoi kete liber ne anglisht. Gjuhen, kulturen, historine tone, tha shkrimtari i njohur Naum Prifti, do ta mbrojme e zhvillojme ne gjuhen tone, por eshte e domosdoshme qe te drejtat tona t’i mbrojme ne gjuhe te huaj, sic beri Albana me kete liber. Kjo eshte domosdoshmeri. E falenderojme Albanen per mbrojtjen qe u beri femijeve te Kosove dhe gjithe çeshtjes kosovare.
Me tej zoti Naum Prifti foli edhe per vlerat dhe rendesine qe ka libri tjeter i kesaj autoreje, “Udhetim ne Historine Amerikane” qe na jep mundesine per te njohur me mire atdheun tone te adaptuar, Ameriken, sic thoshte i madhi Konica.
– Me behet qejfi, –tha ai ne fund te fjales se tij, – qe ne kete salle te bukur dhe te mbushur plote, te Qendres Kulturore te Komunitetit Shqiptar, ketu ne Filadelfia, behet nje veprimtari e tille. Urojme qe te kete edhe shume te tjera te tilla.
Veprimtaria u pasurua dhe me recitimin e disa poezive te kesaj autoreje nga Iva Cipuri dhe Suzana Vangjeli. Midis pjesemarresve ne kete veprimtari dhe autores u zhvillua nje bisedim i ngrohte shoqeror me pyetje e pergjigje rreth vellimit ‘Takim me te paprituren”, krijimtarise se saj dhe planeve per te ardhshmen.

Pyetje dhe diskutime te ndryshme bene Ivzi Cipuri, Zani Balla, Myzafer Shehu, Viktor Furxhiu, etj.
Ne fund zonja Albana Lifschin pasi falenderoi organizuesit e kesaj veprimtarie, Shoqaten Atdhetare-Kulturore “Bijte e Shqipes”, u rrethua nga pjesemarresit e ketij takimi per te marre autografin e autores ne librat qe sapo kishin blere.

Nje tufe lulesh per peresonazhin kryesor te mbremjes, zonjen Albana, dhe nje dhurate simbolike nga organizuesit e veprimtarise, ishin nje epilog i bukur dhe mbreselenes.

Llazar Vero
Filadelfia, 1 Nëntor 2006