“Bijtë e Shqipes” Analizuan Punën 1 Vjeçare

Më dt. 24 shtator 2006 Shoqata “Bijtë e Shqipes” bëri analizën 1 vjeçare të punës së saj. Anëtarët e shoqatës u mblodhën në Qëndrën Kulturore për të parë me sensin kritik ato që kanë bërë gjatë një viti dhe për të përcaktuar detyrat për më tej. Në këtë takim morën pjesë edhe simpatizantë të shoqatës, për të cilët portat e saj do të jenëgjithmon të hapura.

Mbledhjen e hapi z. Vlashi Fili, sekretar i shoqatës. Ai përshëndeti pjesmarrësit dhe iu uroi mirësearrdhjen nëkëtë mbledhje të parë të shoqatës në Qëndrën Kulturore. “Ne, tha ai midis të tjerave, kemi bërë mbledhje çdo vit, për të analizuar punën tonë, por këto mbledhje janë bërë në salla të mara me qira, mbasi nuk kishim një sallë tonën. Kjo mbledhje ka të veçantën mbasi është e para që bëhet në “shtëpinë tonë”, në Qëndrën Kulturore të Komunitetit Shqiptar në Filadelfia.”

Më pas ai komunikoi rendin e ditës të mbledhjes, dhe ja dha fjalën z. Llazar Vero, kryetar i shoqatës.

Në raportin e veprimtarisë 1 vjeçare të shoqatës për vitin 2005 – 2006 z. Llazar Vero bëri analizën e punës dhe aktiviteteve të shoqatës dhe kryesisht: mbrëmja e madhe e Flamurit, ndjekja e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, promovimi i librave të autorëve, prof. Anastas Dodi, Vlashi Fili dhe Iva Cipuri, përkujtimi i masakrës greke ndaj popullsisë çame, përkujtimi i veprës së prof. Eqerem Çabej, etj.

“Ky vit i jetës së Shoqatës, tha midis të tjerave ai, ka diçka tjetër të veçantë, krejt të veçantë. Për herë të parënë historinë më se një shekullore të emigracionit shqiptar në Filadelfia, komuniteti shqiptar në këtë qytet me emër tëAmerikës, ka tani Qëndrën Social – Kulturore, që po i shërben dhe do t’i shërbejë edhe në të ardhmen të gjithëbashkatdhetarëve pa dallim feje, krahine apo bindjesh politike.”
Më poshtë z. Llazar përmëndi veç lehtësirave që sjell kjo Qëndër Kulturore edhe vështirësitë që dalin për mbajtjen gjallë të saj, sidomos në drejtimin financiar, dhe iu bëri thirje të gjithë anëtarëve që të kontribuojnë për tëecur në rrugën e mbarë që ka filluar me punën në këtë qëndër.

Në analizën që i bëri punës me shkollën shqipe ai bëri thirje që të gjithë anëtarët të punojnë me miqtë e shokët e tyre në rradhë të parë, për të sjellë fëmijët në këtë shkollë që të mësojnë gjuhën tonë të bukur, si dhe për tëndihmuar mbajtjen gjallë të kësaj shkolle. “Prindërit, tha ai në vazhdim, nuk duhet të mburen me atë që fëmijët e tyre e flasin shumë bukur gjuhën angleze, (kështu ndodh me disa prindër), mbasi me këtë gjuhë fëmijët janë nëkontakt në të gjitha ambjentet, por ata duhet të krenohen kur fëmijët e tyre të flasin bukur gjuhën shqipe, për tëcilën është hapur dhe shkolla “Gjuha Jonë”.
Në përfundim z. Llazar Vero bëri thirje që të gjithë anëtarët e shoqatës duhet të propagandojnë punën e shoqatës në mënyrë që të afrohen dhe anëtarësohen në të sa më shumë bashkatdhetarë.

Pastaj e mori fjalën z. Petrit Zani, shef i departamentit të financës të shoqatës, që mbajti raportin financiar 1 vjeçar. Në këtë raport ai trasmetoi auditorit shifrat e lëvizjes të të ardhurave dhe shpenzimeve . Midis të tjerave ai përmëndi:

“Për vitin që kaloi një nga detyrat kryesore të departamentit të financës ishte komjuterizimi i aktivitetit financiar, për arsye se duhet të jemi partner të barabartë me autoritete lokale. Për këtë na duhet të paraqesim raportet tona financiare në IRS dhe kjo nuk mund të bëhet pa një sistem kompjuterik të kontabilitetit. Po ashtu, duke patur parasysh se ne akoma jemi një shoqatë me të arrdhura të kufizuara, i kemi kushtuar vëmendje të veçantëandministrimit sa më të mirë të burimeve të të arrdhurave tona financiare që janë, së pari, nga pagesat e anëtarësimit vjetor dhe së dyti, donacionet e ndryshme nga bashkëkombasit tanë. Ne do të përpiqemi për të patur fonde më tëmëdha e për t’i përdorur ato për të mirën e komunitetit tonë, tha në përfundim z. Petrit Zani”
Pastaj z. Vlashi Fili paraqiti një program të detajuar për përgatitjen e festimit të 5 vjetorit të krijimit tëshoqatës.
“Krahas zhvillimit të aktiviteteve të përvitshme të shoqatës, tha në hyrje të këtij programi ai, të tilla si: ruajtja në vazhdimësi e ecurisë së shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, mbrëmjet jubilare të festës së Flamurit, marrja pjesë e skuadrës tonë të futbollit në ligën për salla të mbyllura, promovimi i librave dhe CD të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar, organizimi i koncerteve me këngëtarë dhe humoristë shqiptar, përkujtimi i figurane të shquara të kombit tonë, etj, Kryesia e Shoqatës shpall, vitin 2007: “Viti i 5 vjetorit të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, festimi i të cilit do tëbëhet simbas një programi të caktuar”. Pastaj ai lexoi programin që u aprovua nga të gjithë.

Më pas u kalua në diskutime. E morën flalën z. Viktor Furxhi, z. Petrit Pasholli, z. Muhamet Merolli, z. Sadik Elshani, z. Dritan Matraku, z. Dhimitër Xhoxhi, z. Florjan Bezhani, z. Edi Shkëmbi, z. Ilir Meçaj, z. Bashkim Bërdufi, z. Sotiraq Pema, z. Olsi Shkëmbi, z. Petrit Disha, të cilët mbështetën raportet e paraqitura, vlerësuan punën e bërë gjatë këtij viti si dhe dhanë mendime për të avancuar më tej punën e shoqatës. Nga të gjitha diskutimet, e përbashkëta ishte që, Shoqata “Bijtë e Shqipes” nuk i përket vetëm anëtarëve të shoqatës por gjithë komunitetit shqiptar në Filadelfia e më tej. Kështu ka qënë ajo deri tani dhe po ashtu do të jet dhe në të ardhmen.

Në mbyllje të mbledhjes një kokteil i shoqatës ku pjesmarrësit, grupe – grupe, shkëmbenin biseda të lira. Po ashtu duhet përmëndur se mbas mbledhjes pati edhe anëtarësime të reja nga simpatizantë që morën pjesë në këtëanalizë pune të shoqatës.

Filadelfia, 26 shtator 2006