“ALBANIAN EAGLES” NE TURNEUN E FUTBOLLIT

Është i dyti vit që skuadra e futbollit “Albanian Eagles”, që përfaqëson shoqatën “Bijtë e Shqipes” nëFiladelfia mer pjesë në një nga turnetë që organizohen për amatorë në salla të mbyllura. Përfaqësimi i parë ishte nësezionin 2003 – 2004. Në këtë turne, skuadra e jonë, e drejtuar nga trajneri Endi Hyka, bëri një paraqitje mjaftë tëmirë duke u klasifikuar, në përfundim të turneut, në vendin e parë.
Në këtë vit është i dyti përfaqësim i skuadrës tonë. Duhet thënë se ky turne është i një niveli më të lartë se ai i vitit 2003 – 2004.
Ja disa rregulla të këtij turneu.
– 12 është numuri i lejuar i lojtarëve në skuadër.
– Në lojë luajnë 5 lojtar, njëri prej të cilëve luan portjer.
– Fusha është me dimensionet e një fushe basketbolli, vijëzimet e të cilës përcaktojnë dhe rregullat e turneut të futbollit.
– Porta është e gjatë sa dhe zona e lojës së basketbollit dhe portieri ka të drejtë ta kapi topin me dorë vetëm brenda kësaj zone.
– Goli quhet i vlefshëm kur gjuajtja bëhet brenda harkut të zonës për tre pikë në lojën e basketbollit. Jashtëkësaj zone golat janë të pa vlefshëm.
– Nuk ka dalje të topit jashtë. Ai është vazhdimisht në lojë duke u shukur nëpër mure si edhe në lojën e hokeit mbi akull.
– Ndërimet e lojtarëve në lojë bëhen në çdo kohë, pa ndërprerë lojën nga gjyqtari dhe në numur të pa kufizuar.
– Skuadrat kanë të drejtën e një pushimi prej një minuti në çdo pjesë loje.
– Loja zhvillohet në dy pjesë me nga 20 min. sejcila.
Këto janë disa nga rregullat kryesore,për të qartësuar të gjithë ata që duan të dijnë hollësira të sajë.
Ky turne zhvillohet në tre faza.
Skuadra jonë mori pjesë në fazën e dytë për arësye se në fazën e parë vështirësit e organizimit të skuadrës penguan pjesmarjen.
Ja anëtarët e skuadrës tonë “Albanian Eagles”.
1 – Ilir Asllani nga Tirana. 6 – Ajet Dida nga Fieri
2 – Saimir Saliu nga Fieri 7 – Ylber Mezani nga Vlora
3 – Ramazan Nazëraj nga Patosi 8 – Gjergji Vero nga Tirana
4 – Olsi Pajollari nga Korça 9 – Bashkim Bërdufi nga Tirana
5 – Besnik Molla nga Fieri
10 – Endi Hyka nga Tirana – Trajner i skuadrës

Skuadrat pjesmarëse në këtë turne janë.
1 – Union Azteka 5 – Pibes Çoros
2 – Morella 6 – Brasil
3 – Don Bosco 7 – Albanian Eagles
4 – Boludos 8 – La Mafia
Le ti urojmë skuadrës tonë :Albanian Eagles” suksese dhe fitore. Le të shërbej edhe kjo pjesmarje e skuadrës tonë në këtë turne për bashkimin tonë të mëtejshëm për ti treguar të tjerëve se shqiptarët janë të kulturuar dhe dinë të lozin futbool edhe këtu ku janë.

Shënim. Kush dëshiron të ndjekë ndeshjet e skuadrës tonë mund të telefonoi për çdo sqarim në numurat e telefonit:
Endi Hyka…………………….267.241.8913
Llazar Vero…………………..267.334.4827
Vlashi Fili…………………….215.677.2444
Ndeshjet zhvillohen ditët e premte e të martë dhe skuadra jonë i fillon ato në ora 9 00 në darkë.
Më poshtë do të përshkruajmë me pak fjalë çdo ndeshje të skuadrës tonë “Albanian Eagles”.

FAZA E DYTË
18 janar 2005, ora 9-00 PM. – Ndeshja e parë
Brazil – Albanian Eagles 0 – 2 (aforfe)

Këtë ndeshje skuadra jonë e humbet aforfe 0 – 2 për mos paraqitje. Arësyeja: Mos informim i saktë i datës sëfillimit të fazës së dytë.

21 janar 2005, ora 9-00 PM. – Ndeshja e dytë
Don Bosco – Albanian Eagles 5 – 4
Para kësaj ndeshje u zhvillua ajo midis skuadrave Union Azteka – Morella që përfundoi me rezultatin 2 – 9.
Ndeshja e skuadrës tonë ishte e para në këtë turne dhe ju vlejti djemve tanë për një ambjentim me rregullat dhe fushën e lojës. Megjithatë duhet thënë se ata luftuan shumë për të marë një rezultat pozitiv.
Loja filloi me epërsi të kundërshtarëve tanë por dalëngadalë skuadra jonë e baraspeshoi atë. Me gjithëepërsinë e kundërshtarëve në fillimin e lojës, djemtë tanë për 10 min. aritën të ruanin rrjetën të pa prekur. Mbas kësaj Don Bosco shënon njëri pas tjetrit dy gola. Mbas golit të dytë djemtë tanë e përmirësojnë lojën dhe duke shënuar në përfundim të pjesës së parë ngushtojnë rezultatin në 1 me 2.
Mbas pushimit djemtë tanë luajnë më mirë duke e bërë këtë pjesë loje më të bukur. Herë shënon njëra skuadër dhe herë tjetra dhe kur duhesh vetëm 1 min. nga përfundimi i krejt lojës tabela e rezultateve shënonte shifrën 4 – 4. Kur po prisnim që të shënonte skuadra jonë, pësojmë një gol dhe humbasim me rezultatin 4 – 5 njëhumbje që ndofta nuk e meritonim.
Ndeshja u zhvillua korekte . Të dyja skuadrat treguan teknikë të mirë dhe me epërsi të sejcilës në çdo pjesëloje, në të parën Don Bosco dhe në të dytën Albanian Eagles. Në përfundim të takimit futbollistët e të dy skuadrave përshëndetën njeri tjetrin
Golat për ekipin tonë u shënuan nga: Olsi Pajollari (2), Ilir Asllani (1) dhe Ylber Mezani (1)

28 janar 2005, ora 9-00 PM. Ndeshja e tretë
Boludos – Albanian Eagles 9 – 8
Për këtë ndeshje duhet thënë, se ajo u zhvillua me rivalitet nga minuta e parë deri në fund. Skuadra jonëzhvilloi një lojë të mirë në sulm, si rezultat i të cilës u realizuan më shumë gola së në ndeshjen e mëparëshme, por si rezultat i dobësive në mbrojtje pësoi tepër. Asnjera skuadër nuk mundi të shkëputej dukshëm ndaj tjetrës dhe shifra e barazimeve ishte e shpeshtë. Gjithsej gjatë lojës u shënua pesë herë rezultati i barabartë ( 3-3, 5-5, 6-6, 7-7, 8-8).
Për kronikë mund të themi se në fillim të lojës skuadra e Boludos shënoi dy herë rradhazi. Por edhe tanët shënuan më pas dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 3 – 3.
Në fillimin e pjesës së dytë shënon përsëri dy herë Boludos por shpejt edhe djemtë tanë duke shënuar dy herë rradhazi, barazojnë rezultatin.Mbas barazimit 5 -5, barazimet përsëriten disa herë deri afër fundit të ndeshjes. Në sekondat e fundit Boludos tregohet më e kujdesëshme dhe duke shënuar golin e fitores e mbyll ndeshjen me rezultatin 9 – 8. Duhet theksuar se në këtë pjesë loje djemtë tanë humbasin shumë raste të pastra shënimi, mandje edhe me portën bosh.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga: Ylber Mezani (3), Endi Hyka (2), Olsi Pajollari (2), dhe Saimir Saliaj (1)

1 shkurt 2005 ora 9-00 PM. Ndeshja e katërt
Pibes Chorros – Albanian Eagles 9 – 9
Në këtë ndeshje ekipi ynë tregoi se di të luaj mirë futboll dhe se mund të përballet me cilindo ekip. Këtë e tregoi kjo ndeshje kur përballë kishte skuadrën që konsiderohet më e mira e turneut.
Me fillimin e takimit e shohim vehten në disavantazh të tre golave. Kjo si rezultat se ekipi ynë e filloi lojën pa portjerin. Mbas rezultatit 0 – 3, kur edhe u kompletua me portjerin skuadra jonë shënon 4 herë dhe pëson vetëm 1. Në përfundim të pjesës së parë rezultati është i barabartë 4 – 4.
Me fillimin e pjesës së dytë, skuadrs jonë kalon në avantazh dhe deri në min. e 10-të të kësaj pjese shënojnë edhe 3 herë të tjera duke pësuar vetëm 1 dhe rezultati është në favor tonë 8 – 5. Në këto momente djemtë tanë i kap euforia e fitimit të ndeshjes çka bënë që të pësojnë njëri pas tjetrit 3 gola duke shënuar vetëm një herë. Megjithatë në sekondat e fundit jemi në avantazh 9 me 8. Por pikërisht në këto sekonda nuk e ruajmë dot avantazhin dhe e treta ndeshje që ndëshkohemi pikërisht në këto sekonda.
Gjithë takimi mbyllet me rezultatin e barabartë 9 – 9.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga : Ilir Asllani (4), Olsi Pajollari (3) dhe Endi Hyka (2).
Deri sot renditja e golashënusave të ekipit tonë është : Olsi Pajollari – 7 gola; Ilir Asllani – 5 gola; Endi Hyka – 4 gola; Ylber mezani – 4 gola; Saimir Saliaj – 1 gol.

4 shkurt 2005 ora 9-00 PM. Ndeshja e pestë
Albanian Eagles – La Mafia
Në këtë ndeshje skuadra jonë tregoi se kur luan kujdesëshëm je në avantazh gjithmon. Po lëshove është nëdëm të vet.

Djemtë tanë e fillojnë lojën me një mbrojtje të kujdesëshme dhe me shfrytëzimin e mirë të rasteve të krijuara për ta. Shënojnë të parët me anë të Besnik Mollës dhe pastaj thellojnë avantazhin. Mbas kësaj miqtë luajnë më mirëdhe arijnë të barazojnë në 2 – 2. Këtu e kanë rradhën përsëri djemtë tanë që të luajnë më mirë e të shënojnë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 4 me 2.

Me fillimin e pjesës së dytë tanët thellojnë rezultatin në 5 – 2 me një gol shumë të bukur të Olsi Pajollarit, golshënusit më të mirë të ekipit tonë. Menduam se do ta fitonom këtë ndeshje mbasi ishim në rrugë të mbarë, por mbas këtij rezultati djemtë tanë çoroditen krejt (këtë nuk e kuptuam pse), luajnë pa kujdes, lejojnë shumë boshllëqe në mbrojtje dhe pothuajse nuk kujtohen fare për sulmin duke i lënë kundërshtarët të bëjnë si të duan në fushë. Si rezultat i kësaj pësojnë gola njëri pas tjetrit dhe në sekondat e fundit të ndeshjes rezultati barazohet 5 – 5. Por atëhere kur nuk e prisnim, para se gjyqtari ti binte bilbilit për përfundimin e krejt ndeshjes, si rezultat i lojës së dobët të ekipit tonë, pësojmë edhe një gol tjetër (e pa besushme se kështu po mundemi në çdo ndeshje). Rezultati përfundimtar 5 – 6 për miqtë. Pra edhe një humbje tjetër me një gol diferencë në fund të ndeshjes.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga : Olsi pajollari (2), Ilir Asllani (2) dhe Besnik Molla (1)
Listën e golashënusëve tanë vazhdon ta udhëheq Olsi Pajollari me 9 gola.

8 shkurt 2005 ora 9-00 PM. Ndeshja e gjashtë
Union Azteka – Albanian Eagles
Më së fundi vjen fitorja dhe duhet thënë se ishte jo vetëm një fitore e merituar, sepse kjo duket nga rezultati, por ishte një fitore me lojë shumë të mirë.
Në këtë ndeshje, duke përjashtuar minutat e para kur tanët sikur nuk ishin në terezi, skuadra jonë paraqiti në të gjitha drejtimet superioritet ndaj kundërshtarit.
Me fillimin e ndeshjes kundërshtarët tanë bëjnë njeri pas tjetrit dy gola në pak minuta. Pësimi i këtyre golave i shkundi djemtë tanë të cilët muarën frenat e lojës në dorë dhe nuk i lëshuan deri sa gjyqtari përfundoi ndeshjen. Shënojnë njeri pas tjetrit plot 6 gola dhe e mbyllin pjesën e parë me rezultatin 6 – 2 në favor tonë.
Me fillimin e pjesës së dytë u pa qartë se djemtë tanë nuk kishin ndërmënd të ndaleshin dhe pa kaluar 5 min. nga kjo pjesë shënojnë tre gola të tjerë. Pra rezultati 9 – 2 për tanët. Këtu gjyqtari ndërpret ndeshjen mbasi në bazë të regullores së turneut kur diferenca e golave kap shifrën 7 ndeshja ndërpritet.
Golat për ekipin tonë i shënuan : Endi Hyka (4), Ilir Asllani (2), Olsi Pajollari (2), Saimir Salia (1).
Listën e golashënuesve të ekipit tonë e udhëheq Olsi Pajollari me 11 gola. Pastaj vijnë me rradhë Ilir Asllani me 9 gola, Endi Hyka me 8 gola, Ylber Mezani 4 gola, Saimir Salia 2 gola dhe Besnik Molla me 1 gol.

11 shkurt 2005 ora 9-00 PM. Ndeshja e shtatë
Morella – Albanian Eagles
Në këtë ndeshje për fatin tonë të keq, pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrës tonë ishin të sëmurë me grip, mandje kishte edhe me temperaturë të lartë siç ishte rasti i Endi Hykës dhe Ylber Mezanit. Megjithë gjëndjen shëndetësore jo të mirë, djemtë tanë duhen përgëzuar për dëshirën që shfaqën për të luajtur në mënyrë qëkundërshtari të mos ta merte ndeshjen aforfe.
Në pjesën e parë kundërshtarët tanë shënojnë njëri pas tjetrit 3 gola por shpejt tanët aritën të marin vehten, tëorganizohen më mirë dhe të barazojnë rezultatin në 3 – 3. Në fund të kësaj pjese Morella arin të shënojë. Pjesa e parë mbyllet në disfavorin tonë 3 – 4.
Me fillimin e pjesës së dytë tanët shënojnë dhe barazojnë rezultatin në 4 – 4. Me sa u duk më vonë, gjëndja shëndetësore e djemve tanë influencon për keq. Megjithëse mundohen të mbrohen nuk munden dot të ruajnëbarazimin. Morella shënon edhe dy herë të tjera dhe në përfundim të takimit ne mundemi me rezultatin 4 – 6.
Golat për tanët i shënuan nga një, Ilir Asllani, Endi Hyka, Olsi Pajollari dhe Rafael
Listën e gola shënuesve për ekipin tonë vazhdon ta kryesoi Olsi Pajollari me 12 gola.

FAZA E TRETË

Në këtë fazë skuadrat do të ndeshen përsëri me mjëra tjetrën. Mbas kësaj faze në bazë të klasifikimit përfundimtar do të përcaktohen çiftet për ndeshjet e play off.
Në këtë fazë skuadrat pjesmarëse do të kenë nga një ditë pushim mbasi është tërhequr nga turneu skuadra “Brasil”, pra do të jenë gjithsej 7 skuadra.

Dita e parë 15 shkurt 2005
Sipas shortit skuadra e jonë kishte pushim.

Dita e dytë 18 shkurt 2005 ora 7-50 PM.
Don Bosco – Albanian Eagles
Rezultati i takimit me këtë skuadër, në fazën e parë, foli në disfavor për ekipin tonë 4-5. Por fati nuk ështëme ne mbasi vazhdon gjëndja e rëndë nga epidemia e gripit tek djemtë tanë. Kështu nuk mund të luanin dot dy nga lojtarët bazë të ekipit, Olsi Pajollari që është edhe shënuesi më i mirë i ekipit tonë dhe Endi Hyka. Po ashtu luajtën sa për formë dy lojtarë të tjerë, Ilir Asllani dhe Ylber Mezani.
Megjithatë duhet thënë se djemtë tanë u përpoqën shumë por në fund nuk mundën të mernin dot revanshin skuadrës “Don Bosco”.
Pjesa e parë filloi e fortë me sulme të vazhdushme të tanëve ndaj një mbrojtje të kujdesëshme tëkundërshtarëve. Mbas shumë përpjekjeve, kur kishin kaluar 3 min. tanët kalojnë në avantazh me Elizeo Brazi. Tanët vazhdojnë të sulmojnë pa ndërprerje por ndërkohë krijojnë boshllëqe në mbrojten tonë të cilat i shfrytëzon mjaft mirë kundërshtari në kundërzbritjet e tij dhe jo pak por 4 herë. Pra tanët befasohen dhe rezultati shkon 1 – 4. Vetëm mbas kësaj tanët shënojnë ëdhe një herë dhe pjesa e parë mbyllet 4 – 2 për kundërshtarët.
Në pjesën e dytë, qysh në fillim tanët shënojnë dy herë rresht dhe barazojnë. Në minutën e 4-të. Mbas këtij rezultati ndiqet rregulli: kalojnë në avantazh kundërshtarët dhe barazojmë ne. Ky rregull vazhdoi deri në fund kur me rezultatin 7 – 7 mbyllet gjithë takimi.
Duhet pranuar se me gjëndjen shëndetësore jo të mirë, të djemve të ekipit tonë rezultati i aritur duhet konsideruar i kënaqëshëm.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga Ilir Asllani (2), Elizeo Brazi (2), Ramadan Nazëraj (2) dhe Ylber
Mezani (1).
Mbas këtij takimi listën e golashënuesve për ekipin tonë e kryesojnë Olsi Pajollari dhe Ilir Asllani me 12 gola. Mbas tyre vijnë me rradhë : Endi Hyka – 9, Ylber Mezani – 5, Saimir Salia – 2, Ramadan Nazëraj – 2, Elizeo Brazi – 2 dhe me një gol Besnik Molla dhe Rafael
Duhet theksuar se në të gjitha ndeshjet është dalluar në mënyrë të veçantë portjeri ynë Matt Seddon që jo vetëm është më i miri për ekipin tonë por deri tani dallohet ndër të gjithë ekipet.

Dita e tretë 22 shkurt 2005 ora 8-40 PM.
Boludos – Albanian Eagles
Kjo ishte ndeshja më e dobët, deri tani, për ekipin tonë, jo për lojën e dobët të djemëve tanë, por për mungesat e shumta që kishte ekipi ynë, aq sa nuk plotësohesh dot numuri 5 për të zhvilluar një lojë normale. Mungonin shumica e lojtarëve si rezultat i epidemisë së gripit që vazhdon të bëjë “gërdinë” në djemtë tanë. Mungonte në këtë ndeshje edhe portieri i skuadrës, që siç e kemi thënë edhe më parë është Nr. 1 në ekipin tonë. Por edhe ata që luajtën, luanin më shumë vështirësi mbasi ishin të sëmurë.
Në pjesën e parë ekipi ynë pësoi tre gola njëri pas tjetrit . Mbas kësaj duke shënuar dy herë dhe duke pësuar një tjetër mbyllet kjo pjesë më rezultatin 4 – 2 për ekipin Boludos.
Në pjesën e dytë si rezultat i lëshimit të lojës nga Boludos rezultati i kësaj pjese është 3 – 3 por gjithë ndeshja përfundoi me fitoren e Boludos me rezultatin 7 – 5.
Golat për ekipin tonë i shënuan : Elizeo Brazi (2), Ilir Asllani (2) dhe Endi Hyka (1).
Listën e golashënuesve të ekipit tonë tani e kryeson Ilir Asllani me 14 gola.

Dita e katërt 25 shkurt 2005 ora 8-40 PM.
Pibes Choros – Albanian Eagles
Edhe në këtë takim djemtë tanë u përpoqën por nuk mundën të arinin dot atë që deshnin, fitoren. Duhet thënë, për këtë ndeshje, se lojtarët e skuadrës Pibes Choros luajtën shumë fort dhe shpesh kalonin në lojë të rëndë.
Pjesa e parë filloi e fortë dhe e shpejtë nga të dy palët. Për gati gjysmën e lojës asnjë skuadër nuk mundi të shënoi dot megjithëse ne humbasim shumë më tepër raste se skuadra tjetër. Shpresonim të shënonim ne të parët por ndodhi ajo që na ka ndodhur pothuajse në të gjitha ndeshjet. Kundërshtarët tanë shënojnë dy herë rjesht. Vetëm mba min. 15 tanët mundën të gjenin rrjetën e partës kundërshtare, por pësojnë edhe një gol tjetër dhe kjo pjesë mbyllet me disavantazhin 1 – 3.
Në pjesën e dytë duket sikur do të ndryshoi diçka sepse tanët shënojnë dy herë dhe barazojnë 3 – 3. Por përsëri shënojnë kundërshtarët dhe barazojmë ne në 4 – 4. Mbas kësaj tanët humbin shumë raste, kurse kundërshtarët shënojnë dy herë duke përdorur pasimet e gjata dhe rezultati shkon 6 – 4. Në fund të takimit tanët shënojnë por kjo nuk mjafton dhe përsëri humbasim, këtë rradhë 5 – 6.
Edhe në këtë takim u dallua si gjithmon portjeri jonë Matt Seddon.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga: Elizeo Brazi (3), Ilir Asllani dhe Ramadan Nazëraj (1).
Ja lista e golashënuesve të ekipit tonë : Ilir Asllani – 15, Olsi Pajollari – 12, Endi Hyka – 10, Elizeo Brazi – 7, Ylber Mezani – 5, Ramadan Nazëraj – 3, Saimir Saliaj – 2, Besnik Molla dhe Rafael nga një gol.

Dita e pestë 1 mars 2005 ora 8-40 PM.
La Mafia – Albanian Eagles
Në këtë takim u ndeshëm me skuadrën La Mafia që në përfundimin e fazës së dytë kryesonte në klasifikim.
Takimi u zhvillua i fortë dhe për nga teknika që paraqitën të dy skuadrat, i tërhoqi së tepërmi të gjithë të pranishmit.
Qysh në fillim u pa qartë synimi për fitore i të dy ekipeve.
Me fillimin e pjesës së parë djemtë tanë kalojnë në avantazh. Më vonë duke e patur mendjen më tepër në sulm, krijojnë shumë dobësi në mbrojtje të cilat i shfrytëzon shumë mirë kundërshtari duke na dënuar tre herë rrjesht. Rikuperojmë diçka në fund të kësaj pjese por ajo mbyllet në disavantazh 2 – 3.
Me fillimin e pjesës së dytë, djemtë tanë barazojnë e më vonë kalojnë dy herë në avantazh dhe min. e 10 e kësaj pjese e gjen skuadrën tonë në fitore 5 – 3. Por nuk kalojnë shumë dhe kundërshtarët shënojnë dy herë duke barazuar 5 – 5. Përsëri kalojmë në avantazh por në fund të lojës rezultati përsëri barazohet 6 – 6 rezultat ky që mbyll gjithë ndeshjen.
Në këtë takim u dalluan pothuajse të gjithë djemtë tanë por në mënyrë të veçantë Elizeo Brazi dhe portieri Matt Seddon.
Golat për ekipin tonë i shënuan: Elizeo Brazi (3), Ilir Asllani (1), Olsi Pajollari (1) dhe Endi Hyka (1).
Shënuesi më i mirë i ekipit tonë është Ilir Asllani me 16 golla

Dita e gjashtë 4 mars 2005 ora 8-40 PM.
Union Azteka – Albanian Eagles
Epërsi e pa diskutuar e ekipit tonë dhe fitore e thellë. Në këtë takim djemtë tanë luajtën me një teknikë për tu admiruar dhe nuk e lanë asnjëherë inisiativën, deri në min. e 8-të të pjesës së dytë kur gjyqtari përfundoi takimin.
Pjesa e parë filloi me gol të tanëve dhe deri në fund shënojnë njëri pas tjetrit 4 gola duke e mbyllur këtë pjesë 4 – 0.
Edhe në pjesën e dytë e njëjta tablo, me një ndryshim se kundërshtarët shënojnë të vetmin gol të tyre. Kur rezultati ariti 8 – 1 për Albanian Eagles, sipas regullores, gjyqtari përfundoi takimin ( diferenca e golave 7). Kjo ndodhi në min. e 8-të, të pjesës së dytë. Përfundimisht fitojmë thellë me rezultatin 8 – 1.
Në këtë takim u dalluan të gjithë djemtë tanë pa përjashtim.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga Elizeo Brazi (8), Ramadan Nazëraj (2), Ilir Asllani (1), Olsi Pajollari (1) dhe Endi Hyka (1).
Lista e golashënusave të ekipit tonë është: Ilir Asllani 17, Olsi Pajollari 14, Elizeo Brazi 13, Endi Hyka 12, Ylber Mezani 5, Ramadan Nazëraj 5, Saimir Salia 2, Besnik Molla 1 dhe Rafaeli 1.

PLAY OFF
Më së fundi aritën në Play Off. Në ndeshjet e play off-it është në fuqi sistemi i eleminimit. Në bazë të klasifikimit skuadrës tonë Albanian Eagles i takoi të ndeshet me skuadrën Pibes Chorros. Në të dy takimet e më parëshme kjo skuadër na ka ndëshkuar në sekondat e fundit të të dyja ndeshjeve. Në ndeshjen e parë na barazoi 9 – 9 kurse në të dytën na mundi 5 – 6.

Ndeshja për çerek finale
Siç thamë më lart ndeshja e parë e play off-it, pra në çerek finale, na takon me skuadrën Pibes Chorros.
Tanët e filluan lojën me mungesë të portierit që është dhe lojtari më i mirë i skuadrës. E fillojmë shumë keq pjesën e parë duke pësuar njëri pas tjetrit 3 gola. U mendua se do mundeshim keqas. Por nuk ishin dakort me këtë djemtë tanë të skuadrës, dhe mbas rezultatit 0 – 3 fillon kthesa. Tanët me një teknikë të admirushme e detyrojnë kundërshtarin të mbyllet në mbrojtje, të cilët bëjnë shumë përpjekje për të mos pësuar. Por është e pa mundur te përballosh sulmin e tanëve të cilët shënojnë por koha e pjesës së parë mbaron. Pra pjesa e parë 1 – 3.
Sa fillon pjesa e dytë tanët shënojnë por për gabim në mbrojtje edhe pësojnë. Pra 2 – 4. Mbas kësaj tanët shënojnë tre herë dhe pësojnë një dhe rezultati barazohet 5 – 5. Lufta sportive ndizet së tepërmi.Kush do kualifikohet për në gjysëm finale? Kjo pyetje ngeli pezull për minuta të tëra, por më së fundi përgjigjen e dhanë djemtë tanë të cilët shënojnë 2 herë dhe pësojnë një. Kur gjyqtari i ndeshjes përfundoi takimin Albanian Eagles fitojnë 7 – 6 duke u kualifikuar për në gjysëm finale.
Në këtë ndeshje të gjithë djemtë tanë u paraqitën në një ditë të mirë dhe luajtën me shpirt për të fitur dhe ja aritën. Por në këtë ndeshje një ndihmë të madhe dha përkrahja e zjartë e sportdashësve që mbështetën së tepërmi skuadrën tonë.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga Ilir Asllani (3), Elizeo Brazi (2), Ylber Mezani (1) dhe Olsi Pajollari (1).
Listën e golashënusave të ekipit tonë e udhëheq Ilir Asllani me 20 gola.

Ndeshja per gjysëm – finale
15 mars 2005 ora 7-40 PM.
Albanian Eagles – Don Bosco
Kjo ndeshje u karakterizua nga lufta e fortë sportive mbasi fituesi delte në finale për fitimin e turneut. Po ashtu karakteristikë në këtë ndeshje është pësimi i golave në portën tonë, me lehtësi nga kundërshtari, për arësye se porta e jonë nuk kishte portjerin e saj dhe në vend të tij luante një lojtar që nuk mund ta kryente mirë detyrën e portierit
Pjesa e parë nisi me qarkullim të dëndur të topit nga të dy ekipet. Më i qartë ekipi i ynë . Kaloi gjysma e kësaj pjese dhe asnjë skuadër nuk po mund të shënonte. Ishin të parët lojtarët e Don Boscos që shënuan në portën tonë. Pastaj me kombinime të bukura barazojmë, dhe ky është i vetmi barazim i ndeshjes. Don Bosco shënon edhe një gol tjetër dhe pjesa e parë përfundon me rezultatin 2 – 1 për Don Boscon.
Në pjesën e dytë djemtë tanë u përpoqën shumë por jemi të destinuar të vuajmë mungesën e portjerit. Pësojmë gola që nuk duhet ti pësonim po të kishim portjer. Don Bosco nëpërmjet këtyre golave ruan avantazhin. Kështu me fillimin e pjesës së dytë ata thellojnë avantazhin. Pastaj deri në fund të ndeshjes herë shkurtojmë ne diferencën e golave dhe herë Don Bosco thellon rezultatin dhe tabela e rezultatit shënon këtë kronollogji: 2 – 3; 2 – 4; 3 – 4; 3 – 5; 4 – 5; 4 – 6; 5 – 6; 5 – 7 dhe së fundi 6 – 7 që është dhe rezultati përfundimtar.
Kështu humbasim dhe kemi të drejtë të luajmë në finale vetëm për vendin e tretë apo të katërt.
Golat për ekipin tonë i shënuan: Ilir asllani (2), Endi Hyka (2), Elizeo Brazi (1) dhe Saimir Salia (1).
Listën e golashënuesve të ekipit tonë vazhdon ta kryesoi Ilir Asllani me 22 gola.

FINALET
Për vendet 3 dhe 4
Albanian Eagles – Pibes Chorros
18 mars 2005 ora 7-40 PM.
Përsëri përplasemi me skuadrën Pibes Chorros. Këtë skuadër e kemi mundur në çerek finale por në gjysëm finale veç tre skuadrave fituese të çifteve, u kualifikua edhe një skuadër që kishte humbur me rezultatin më të ngushtë dhe kjo ishte Pibes Chorros që ishte mundur nga skuadra jonë me një gol diferencë. Duke qënë se si edhe skuadra jonë Pibes Chorros kishte humbur në gjysëm finale, të dy skuadrat u takuan për vendet e 3-të e të 4-të.
Pjesa e parë filloi me epërsi të tanëve të cilët shënojnë njëri pas tjetrit 4 gola. Mbas kësaj djemtë tanë kalojnë në eufori dhe megjithëse mund të shënonin përsëri nuk e bëjnë një gjë të tillë por e kthejnë topin prapa edhe kur porta e kundërshtarit është bosh. Nga kjo përfiton kundërshtari i cili shënon, deri në fund të pjesës së parë, 6 gola duke pësuar vetëm 1. Pra pjesa e parë mbyllet në disfavorin tonë 5 – 6.
Pushimi i vlejti skuadrës tonë, por përsëri edhe në këtë pjesë paraqitet e njëjta tabllo si në pjesën e parë. Sa fillon kjo pjesë tanët barazojnë dhe vazhdojnë të shënojnë deri sa e çojnë rezultatin në 10 – 6 pa pësuar asnjë gol. Prej këtu tanët nuk shënojnë më dhe vetëm pësojnë duke e rezikuar fitoren. Në përfundim të ndeshjes tabela e rezultateve shënon 10 – 9 për Albanian Eagles. E mbyllim këtë takim me fitore dhe zëmë vendin e tretë. Një sukses ky i skuadrës tonë Albanian Eagles..
Golat për ekipin tonë i shënuan: Ilir Asllani, Endi Hyka dhe Elizeo Brazi nga tre dhe Ramadan Nazëraj një gol.
Në përfundim të turneut djemtë tanë shënuan 93 gola sipas kësaj renditje: Ilir Asllani – 25, Elizeo Brazi – 19, Endi Hyka – 17, Olsi Pajollari – 15, Ylber Mezani – 6, Ramadan Nazëraj – 6, Saimir Salia – 3, Besnik Molla – 1 dhe Rafaeli – 1.
Per vendin e parë e të dytë u ndeshën skuadrat Don Bosco dhe La Mafia. Kjo ndeshje u zhvillua mjaftë e fortë aq sa shpesh kaloi në lojë të rëndë nga të dy ekipet.
Pjesa e parë tregoi epërsi të skuadrës La Mafia që e përfundoi këtë pjesë me fitore 4 – 1.
Në pjesën e dytë Don Bosco ishte më rezultative dhe në përfundim fiton me rezultatin 7 me 5 duke zënë edhe vendin e parë në këtë turne.
Klasifikimi përfundimtar i skuadrave në turneun H.U.P.S.A., në salla të mbyllura për sezionin 2004 – 2005 është si më poshtë:
1 – Don Bosco Fitues i turneut.
2 – La Mafia
3 – Albanian Eagles
4 – Pibes Chorros
5 – Boludos
6 – Morelia
7 – Unjion Azteka
Skuadrat nga vendi i 5-të deri tek i 7-ti janë klasifiluar në bazë të rezultateve të ndeshjeve në të tre fazat e para Play Off-it.

Filadelfia 19 mars 2005