SHFAQE E MADHE E HUMORIT DHE E KENGES SHQIPTARE

Mbrëmja e 18 dhjetorit 2004 do të ngelet për shumë kohë në mendjen dhe bisedat e shqiptarëve të Filadelfias.

Shoqata atdhetare – kulturore “BIJTE E SHQIPES” kishte marë përsipër dhe realizoi me shumë sukses një shfaqe të humorit të këndshëm dhe të këngëve të bukura shqiptare.

Ishte nata e fundit e një turneu disa ditor të një grupi mjaft të suksesëshëm, humorista dhe këngëtarë, që të drejtuar nga shkrimtari dhe regjizori i shquar z.Pëllumb Kulla , bënë në disa qytete të Amerikës.
Humoristët: Agron Hamo, Muhamet Lika dhe Afrim Agalliu, që nga të gjithë ne njihen me emrin e përbashkët “Parodistët e Vlorës”, që vinin enkas për këtë turne nga vendi jonë, humoristi i ri, por mjaft i talentuar nga qyteti i Fierit por me banim në Nju Jork, Arjan Rrapushaj, si dhe këngëtarët e njohur: Aurela Gaçe, Brunilda Sota (Hoxha) dhe Elton Deda, tashmë të tre me banim në Amerikë, ishin midis bashkëatdhetarëve të tyre shqiptar në mbrëmjen e 18 dhjetorit.
Ishte Pëllumb Kulla ai që inicioi këtë shfaqe dhe këshilli drejtues i shoqatës “BIJTE E SHQIPES” që mori përsipër organizimin dhe realizimin e saj.

Dhe ja në këtë natë dhjetori rreth 650 vetë që mbushën plot e për plot sallën e bukur e të përgatitur me aq kujdes, nga administratorët e saj, Cannstatter Volksfest – Verein, në north/east të Filadelfias, pritën me shumë ngrohtësi artistët tanë dhe me një kulturë që rrallë herë vihet re, treguan se ata e duan shumë artin tonë edhe këtu në këtë qytet të shtetit të Pensilvanisë, shumë larg atdheut tonë.

Këngëtarët erdhën së bashku me orkestranët disa orë para shfaqes. Po ashtu ishte parashikuar edhe ardhja e humoristëve të Vlorës, por ata duke na vënë jo pak në merak, mbritën me vonesë, vetëm disa minuta para shfaqes. Vetëm atëhere u mësua shkaku. Ata kishin bërë çmos për të ardhur në kohë, që shfaqja të mos dështonte. Një natë më parë ishin në Detroit për shfaqje në këtë qytet me shumë shqiptarë dhe megjithëse i kishin marë të gjitha masat për të ardhur në kohë në Filadelfia, kjo nuk ndodhi sipas parashikimeve. Faji nuk ishte i tyre, por i shoqëris së avjonëve. Ngatëresa e tyre bëri që parodistët të mos udhëtojnë me avjonin e parashikuar për në Nju Jork. U desh të mernin një intenerar tjetër me dy avjonë që të mbërinin në Filadelfia pa filluar shfaqja. Të gjithë u liruam nga ankthi kur pamë ata të hynin në sallë.

Mbas kësaj, në mes duartrokitjesh të ngrohta, shfaqja filloi në orar.
Vlashi Fili, sekretar i shoqatës “BIJTE E SHQIPES” ju uroj artistëve mirseardhjen në Filadelfia duke i falenderuar ata në emër të të gjithë pjesmarësve në sallë. Mbas kësaj z. Pëllumb Kulla në rolin e drejtuesit dhe prezantuesit të shfaqes, mbasi falenderoi për pritjen e rezervuar artistëve, ftoi në skenë këngëtaren Brunilda Sota ( Hoxha ) e cila me tufën e këngëve që këndoi, çeli atë kënaqësi ndër 650 të pranishmit në sallë, që do të vazhdonte deri në përfundim të kësaj shfaqje.

Këngët e bukura nga të gjitha trevat tona që nga krahinat çame, të gjithë Shqipërisë dhe deri në Kosovë ushtuan nga këngëtarët tanë dhe u shoqëruan me duartrokitje të vazhdushme në sallë që tregonin kënaqësinë e shikusëve të kësaj salle të madhe dhe që nuk i ndërprenë asnjë herë nga fillimi deri në fund të shfaqes.

Këngëtarja Aurela Gaçe, me atë zërin e saj të fuqishëm që e karakterizon këtë këngëtare dhe që çon peshë çfardo auditori dhe jo vetëm shqiptar, u paraqit në këtë natë me këngët e saj qysh nga dalja e parë në skenën e festivaleve shqiptare dhe deri në ditët tona, me këngë të reja.

Brunilda Sota ( Hoxha ) me ëmbëlsinë e saj dhe talentin për të interpretuar këngët e bukura myzeqare, tregoi se ajo di të interpretoidhe këngë të tilla si ato që ka kënduar këngëtari italjan Toto Kotunjo.

Elton Deda u shfaq me tiparet e tij karakteristike të një këngëtari modern por dhe melankolik kur këndoi këngën që ja kishte kushtuar shoqes së tij të dashur.

Midis këtyre këngëtarëve me zë të këngëve tonë të bukura, u shfaq jashtë kornizës së programit të kësaj shfaqe edhe një i ri nga qyteti i Fierit me banim në Filadelfia. Ky ishte i riu 17 vjeçar Florjan Furzhiu. Ky i ri ekzekutoi tre këngë të tipit rep, muzikën dhe tekstin e të cilave ai i kishte bërë vetë. Me paraqitjen e tij dhe sidomos me tekstet e këngëve bëri që në sallë të vëreheshin lot. Tekstet e këngëve të tij bënin fjalë për jetën e mërgimtarit dhe mallin e tij për atdheun. Interpretimet e tij treguan se po të vazhdoi në këtë rrugë, shpejt do të bëhet i dëgjuar.

Ja dhe rradha e humorit. Fillimisht në skenë del humoristi i ri nga qyteti i Fierit por me banim në Nju Jork, Arjan Rrapushaj. Interpretimet e tij dhe sidomos imitimet çelën në sallë serin e gazit të kësaj shfaqje. E qeshura shpërtheu me të madhe në sallë dhe ishte ky humorist i ri, shumë i talentuar, autori i këtyre të qeshurave. Duartrokitjet e shumta për të treguan më së miri se ai u mirëprit shumë mirë nga publiku.

Erdhi dhe momenti i daljes së parodistëve të Vlorës. Z. Pëllumb Kulla prezanton me rradhe dhe ata dalin një nga një në skenë, Afrim Agalliu, Muhamet Lika dhe Agron Hamo. Druartrokitjet shpërthejnë pa filluar ata interpretimin, çka dëshmon për simpatinë që kanë ata ndër shqiptarët e Filadelfias. Të tre këta artistë të talentuar të humorit shqiptar, treguan edhe një herë se janë të pa zëvendësushëm në zhanrin e tyre. Humori mjaft i hollë i tyre, tekstet shumë të përshtatura të shoqëruara me muzikën që ata e kishin zgjedhur mjaftë bukur si dhe interpretimi i tyre sipas dialekteve të vendit tonë duke filluar nga veriu, në Shqipërinë e mesme, në Labëri e në Çamëri, bënë që jo vetëm duartrokitjet të ishin të vazhdushme ,çka tregonin se sa shumë u pëlqyan, por shpesh në sallë dëgjoheshin të thirura: “Ju lumtë, ju lumtë” .

Suksesi i kësaj shfaqje ishte i padiskutushëm. Në këtë sukses duhet të përmendim dhe grupin orkestral me në krye drejtuesin e tyre nënë kujdesin e të cilit ishte muzika e kësaj shfaqje, z. Ferik Hoxha.
Po ashtu gjallëri dhe variacion krijoi gjatë shfaqes dhe z. Pëllumb Kulla, që luajti rolin e prezantuesit të shfaqes.

Me këngë dhe humor, me kënaqësi dhe gaz, kaluan si pa kuptuar mbi 2 orë e 30 min. të kësaj shfaqje, në mbyllje të së cilës këngëtarja Aurela Gaçe duke kënduar, zbriti në sallë dhe shtrëngoi duart që i zgjateshin në shënjë kënaqësie dhe falenderimi dhe përqafoi disa prej shikusëve, të cilët tashmë të ngritur në këmbë, kërcenin duke shoqëruar këngëtaren.

Ishte e pa besushme por e vërtetë, kur në mbyllje të shfaqes një grup fëmijësh 3 – 4 vjeçar i dhuruan buqeta me lule, artistëve, që kishin dalë të gjithë në skenë dhe kur z. Llazar Vero, n/kryetar i shoqatës falenderoi artistët, çka presupozonte se shfaqja mbaroi, njerzve nuk u vinte të ngriheshin nga kariket e të largoheshin nga salla. Për një kohë të gjatë salla mbeti plot edhe mbas shfaqjes. Artistët përqafoheshin me të njohur e të pa njohur, dhe falenderoheshin përzëmërsisht prej tyre. Shumë të mëdha ishin kërkesat për tu futografuar me artistët në mënyrë individuale dhe në grup. Blicat e aparateve fotografik nuk kishin të pushuar.

Megjithatë dalëngadalë dhe shumë të kënaqur për mbrëmjen që kaluam me këta artistë të shquar, salla filloi të boshatisej me urimin drejtuar atyre që të na vijnë më shpesh.

Masat e mara nga organizuesit të kësaj shfaqje, kryesisë së shoqatës, bënë që kjo shfaqje të kishte sukses të plotë dhe të shijohet në maksimum nga të gjithë shikuesit në sallë.

Mbas kësaj për nder të këtyre artistëve, këshilli drejtues i shoqatës shtroi një darkë.
Përshtypjet e kësaj shfaqje ishin mjaft të mira. Po rendisim disa prej tyre.
Mendimi i përgjithshëm i shikusëve. – Kjo mbrëmje ishte mjaft e bukur. Artistët na kënaqën së tepërmi. Organizimi ishte shumë i mirë. Të tilla shfaqje duhen organizuar gjithmon.
Një shikues. – Nuk më besohet që kjo shfaqje mbaroi. Do desha që ajo të mos mbaronte kurrë.
Brunilda Sota ( Hoxha ) – (Para shfaqjes). – Salla qënka mjaft e përshtatëshme dhe e përgatitur bukur. (Mbas shfaqjes) – Organizimi i shfaqjes ishte i përsosur dhe publiku shumë artdashës. Ju lumtë.
Z. Pëllumb Kulla – Nuk u zhgënjeva që shfaqjen e fundit të këtij turneu e lamë për në Filadelfia. Isha i bindur për suksesin dhe ju na ndihmuat për të qënë në maksimum. Artistët ishin në nivelin e tyre të lartë kurse publiku juaj shumë i dashur. Ishte me të vërtetë një shfaqe e denjë për mbylljen e turneut.

Agron Hamo – Organizimi i kësaj shfaqje ishte jo vetëm më i miri nga të gjitha shfaqjet që ne kemi dhënë në këtë turne, por i përsosur .
Afrim Agalliu – Unë kam një mendim. Duhen sinjalizuar edhe qytetet e tjerë ku ka shqiptarë, atje ku ne dhamë shfaqje dhe atje ku nuk kemi dhënë, që të vijnë tek ju dhe të mësojnë sa mirë organizoni ju këto shfaqje.

Aurela Gaçe – Unë vijë për herë të dytë në Filadelfia dhe kam ngelur shumë e kënaqur nga pritja juaj. Ke dëshirë të këndosh përpara këtij publiku që të përkrah e të jep zemër.

Kështu u mbyll kjo mbrëmje e bukur ndër shqiptarët e Filadelfias që ashtu siç u shprehën shumë prej tyre, do të ngelet e pa haruar për një kohë të gjatë.

Filadelfia 19 dhjetor 2004