NXËNËSIT NË SHKOLLËN SHQIPE FESTOJNË DITËN E HALLUINIT

31 tetori që është dita e Halloween-it (Halluinit) për nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia korespondoi me ditën e shkollës, ditën e dielë. Mësueset e shkollës i kishin lajmëruar fëmijët, qysh rradhën e shkuar, pra të dielën e kaluar, që të vinin të veshur me kostumet e Halluinit mbasi nuk do të bëhej mësim.

Dita e diel, 31 tetor. Fëmijët filluan të vinin në shkollë me kostumet që u kishin blerë prindërit për Halluin, si dhe me qeska me karamele nëpër duar.

Shikoje lloi – lloi kostumesh që i përshtaten kësaj feste, por po qe se nuk zbulonin fytyrën nuk mund të njihej se cili fëmijë ishte në to.
Ja një alien me sy të mëdhenj, një vampir me dhëmbë aq të mëdhenj saqë i vrisnin gojën fëmijës që i mbante, një supermen që të dukesh sikur ishte gati të fluturonte, një ujk me gojë e dhëmb të llahtarshëm që të kallte datën kur të afrohej, një flutur e bukur ngjyrë rozë nga këmbët tek koka me krahë të hapur si origjinal, njështojzavalle, një rrobot, një mbretëreshë, një shtrigë, një shpatar, një karateist, etj. etj., brënda të cilëve, ishin: Klosedua, Igli, Enri, Vitjoni, Anxhela, Iva, Imbriani, Ina, Besardi, Ledioni, Xhesika, etj. etj.

Në fillim ata takoheshin me njeri tjetrin pa njohur se kush ishte brenda atyre kostumeve. Maskat e vëna nëkokë e fytyrë ja u deformonin zërat, kështu që shtohesh së tepërmi vështirësia e njohjes së fëmijëve. Por siç e kanëfëmijët, kur e kuptonin që shoku apo shoqja nuk po i njihnin, hiqnin maskat dhe qeshnin me të madhe me njeri – tjetrin. Një nga një e dy nga dy fëmijët u grumbulluan në ambjentin ku çdo të dielë mësojnë gjuhën shqipe. Linin nëtavolinë ato çka kishin marë nga shtëpia për të ngrën dhe uleshin. Shumica kishin sjellë karamele, lëpirëse të llojeve të ndryshme, çokollata, kurse Ilirjana solli dy shishe, 2 litroshe, me koka – kola. Nuk vonoi shumë, kur ende nuk kishte filluar festimi, erdhi babai i Xhesikës me një çantë të madhe prej ku nxori 5 kutia me pica të dimensioneve mëtë mëdha ose siç i themi ne: ekstra larxh pica.E falenderuam së tepërmi për ato çka solli për fëmijët.

Kish dhe prindër që qëndruan në sallë dhe me aparate fotografike fiksuan në celuloidë, fëmijët të veshur me kostumet e Halluinit.Ishte kënaqësi tek i shihje të grupuar që pozonin para aparateve fotografikë.
Mbasi u grumbulluan të gjithëdhe u ulën nëpër vendet e tyre. Mësueset e shkollës mblodhën gjithëçka qëkishin sjellë fëmijët dhe mbasi mbushnin pjatat, i vendosnin nëpër tavolina. Sejcilit nga fëmijët ju vu para edhe pica.

Me urimin: “Gëzuar Halluinin” filloi kjo festë për fëmijët e shkollës tonë. Fëmijët filluan të hanin dhe tëzhurmonin me njëri – tjetrin. Me të ngrënë, me shakara dhe të qeshura, kjo atmosferë vazhdoi për një orë. Mbas kësaj fëmijët filluan të shpërndahen, sigurisht të shoqëruar nga prindërit.

Kështu u festua kjo festë edhe në shkollën shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia.
Filadelfia 1 nëntor 2004