Mbledhja e shoqatës – 2004

Në mbështetje të statutit, më 3 Tetor 2004 u bë analiza vjetore e punës së shoqatës. Në këtë analizë u dëgjuan raportet e Këshillit Drejtues të Shoqatës:

1-“Bashkë mund të bëjmë më shumë”, nga Llazar Vero, N/kryetar i Shoqatës.

2-“Raporti i përgjithshëm financiar 2 vjeçar “, nga Sotiraq Pema, Arkëtar i Shoqatës.

3-“Shtimi i rradhëve te shoqatës, detyrë e çdo anëtari”, nga Vlashi Fili, Sekretar i Shoqatës.

Po ashtu u raportua edhe për vendimet e marra nga Këshilli Drejtues i Shoqatës në periudhën midis dy mbledhjeve nga sekretari i shoqatës.

Anëtarët e shoqatës që morrën fjalën më pas aprovuan punën e Këshillit Drejtues të reflektuar në raportet e mbajtura.

Mbledhja percaktoi edhe masat për ecurinë e më tejshme të shoqatës.