FËMIJE, PRINDËR, MËSUES DHE ANËTARË TË SHOQATËS FESTOJNË SË BASHKU CEREMONIA E MBYLLJES SË SEZIONIT TË PARË MËSIMOR

Përfundoi, me shume sukses, sezioni i parë i shkollës shqipe të Filadelfias. Ky përfundim i suksesëshëm tregoi edhe një herë se emigrantët shqiptar në Filadelfia të Sh.B.A dëshirojnë të ruajnë gjuhën e bukur shqipe edhe tek fëmijët e tyre. Po ashtu u duk qartëdashuria e fëmijëve për të mësuar me shkrim dhe lexim gjuhën e prindërve të tyre, dashuri kjo e trashëguar nga prindërit.

Gjatë këtij sezioni u vu re nje perparim mjaft i mirë i fëmijëve që ndoqën shkollën rregullisht, në mësimin e gjuhës tonë. Kështu kishte femijë të vegjël që nuk dinin asnjë fjalë shqip me të shkruar, kurse tani shkruajnë shumë bukur shumë fjalë dhe shprehje të mësuara nëshkollë. Kishte fëmijë që nuk dinin të flisnin asnjë fjalë shqip, kurse mbyllja e këtij sezioni tregoi se ata këndonin dhe recitonin shumë bukur në shqip. Apo kishte të tjerë që ishin më të rritur, pra që nuk ishin fillestarë, që e shruanin gjuhën shqipe por me shumë gabime gramatikore dhe gjatë këtij sezioni bënë shumë përmirësime. Por që të arihesh deri këtu u desh një punë e madhe qysh në përgatitjen për hapjen dhe fillimin e kësaj shkolle, në sigurimin e mjeteve mësimore, sigurimin e sallave ku do të zhvilloheshin mësimet dhe deri tek ndjekja javë pas jave e ecurisë së shkollës me zgjidhjen e nje seri problemesh qe delnin gjatë ecurisë. Por me një përkushtrim të madh të anëtarëve tëkryesisë të shoqatës “BIJTË E SHQIPES” që morën përsipër këtë ndërmarje, me interesimin e pjesës më të madhe të prindërve si dhe me një vullnet për tu pasur zili nga vet fëmijët-nxënës në këtë shkollë, ashtu siç siç ishte parashikuar, suksesi u arit.

Për të festuar përfundimin e sezionit të parë më datën 6 qershor, këshilli drejtues i shoqatës organizoi ceremoninë e mbylljes së sezionit, e cila u këthye në një festë shumë të bukur të fëmijëve. Ceremonia e mbylljes së sezionit u organizua në të njëjtën sallë që u bë edhe ceremonia e hapjes së kësaj shkolle, në adresën: 7340 Jackson street – Philadelphua, PA. 19135.

Salla ku u zhvillua ceremonia ishte zbukuruar si për festë ku binte në sy në krye të sallës flamuri ynë i kuq me shqiponjën dy krenore nëmes, si dhe dy portrete të heronjve tanë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe Ismail Qemali.

Në këtë ceremoni mernin pjesë përveç fëmijëve-nxënës edhe fëmijë të tjerë që nuk e kishin ndjekur këtë sezion shkollor, prindër tëfëmijëve, anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës. Interesi i kësaj ceremonie kishte ngjallur kureshtjen edhe të disa gjysheve të fëmijëve tëcilat nuk kishin nguruar të asistonin në sallë dhe që në fund u larguan shumë të kënaqur, kënaqësi që e shprehën hapur.
Asistonte gjithashtu edhe kryetari i shoqatës Dr. George Ziu.
Ceremonia ishte organizuar në dy pjesë. Pjesa e parë ajo ceremoniale dhe pjesa e dytë e shout të fëmijëve
Ceremoninë e hapi sekretari i shoqatës Vlashi Fili, i cili veç të tjerave përmëndi edhe disa shifra statistikore të shkollës.
7 mars – Ceremonia e hapjes së shkollës. Filloi kështu rrugën e saj shkolla e parë shqipe në Filadelfia.
6 qershor – Ceremonia e mbylljes së sezionit të parë të kësaj shkolle.
12 – Nukuri i seancave mësimore të zhvilluara në shkollë.
24 – Numuri i orëve të mësimdhënjes.
37 – Numuri i fëmijëve që ishin regjistruar deri ditën e parë të shkollës.
82 – Numuri gjithsej i fëmijëve të regjistruar dhe në javët e më vonëshme
56 – Numuri i fëmijëve që i ndoqën mësimet rregullisht dhe që fituan të drejtën të dëshmohen në ditën e ceremonisë së mbylljes sësezionit.
6 – Numuri i mësuesve që dhanë mësim, falas në këtë shkollë.
2 – Numuri i zonave në të cilat u organizua shkolla, një në pjesën veri-lindore dhe tjetra në pjesën jug-perëndimore të Filadelfias.
6 – Numuri i klasave të kësaj shkolle.
4 – Numuri i niveleve sipas të cilave u zhvilluan mësimet dhe konkretisht:
– Niveli i parë (fillestarët). Fëmijët me moshë 5 – 8 vjeç që nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin shqip. Ndër ta kishte fëmijëqë dinin të flisnin por kishte edhe fëmijë që nuk dinin fare shqip.
– Niveli i dytë. Fëmijë të moshës 10 – 15 vjeç që dinin të flisnin shqip por nuk dinin të shkruanin e të lexonin.
– Niveli i tretë. Fëmijë të moshës 10 – 15 vjeç që dinin të flisnin, dinin të shkruanin e të lexonin por me gabime të shumta gramatikore
– Niveli i katërtë. Të ritur që nuk dinin shqip as të flisnin as të shkruanin, të lindur prej kohe këtu.

Mbas kësaj ju dha fjala z. Llazar vero, n/kryetar i shoqatës i cili falenderoj të gjithë të pranishmit në sallë dhe në veçanti mësuesit qëdhanë mësim në këtë shkollë,znj. Juljana Toshi, znj. Mirela Qirici, znj. Mirjana Kina, znj. Lindita Hysko, znj Mimoza Priftanji dhe z. Sotiraq Binjaku.

Z. Llazar vazhdoi edhe me rëndësin e mësimit të gjuhës shqipe si domosdoshmëri të trasmetimit të gjuhës në breza, si dhe bëri të ditur që qysh tani ka filluar nevoja e të diturit të gjuhës së huaj në shkollat e mesme (si e tillë vlen shqipja), për të fituar kreditet e nevojëshme për maturim. Gjithashtu ai njoftoi edhe projektin që ka shoqana për të ardhmen, për të krijuar fondacionin “Studenti shqiptar” në të cilin do tëvendosen shpërblime vjetore për studentët shqiptar më të mirë, kushte e të cilit do të shpallen më vonë kur të krijohet fondacioni.

Pastaj pjesmarësit në këtë ceremoni dhanë mendime për vazhdimin e shkollës në shtator si dhe për përmirësimin e më tejshëm të saj.
Me kaq përfundoi pjesa e parë, ajo ceremoniale dhe filloi pjesa e dytë që i përkiste fëmijëve, pjesë kjo që u shoqërua me duartrokitje të shumta në sallë dhe me shumë emocione.

Mësuesja e talentuar Mirela Qirici ftoi nxënësit e saj të nivelit fillestar të cilët kënduan dy këngë të mësuara në shkollë. Këngën “Për Flamurin” dhe atë humoristike”Macja ime ka që mbrëmë”. Të dy këngët u shoqëruan nga të gjithë të pranishmit në sallë dhe u duartrokitën shumë gjatë, duartrokitje këto që i përkisnin fëmijëve por edhe mësueses.
Ardita Koka, 8 vjeç e nivelit fillestar demotroi në board (drasë të zezë) duke shkruar me një kaligrafi për të patur zili edhe nga të rriturit disa fjalë që ka mësuar në shkollë
Taulant Vruzhaj i veshur krejt në të kuqe dhe me shqiponjën dy krenore në gjoks, recitoi poezin për Flamurin.
Alba Baze recitoi poezin e Naim Frashërit “Shqipëri o jetëgjatë”
Gerta Hebeja recitoi poezinë “Sa të dua Shqipëri”.
Klosedo Muço recitoi në shqip “Gjuha jonë” të Naim Frashërit. Themi e recitoi në shqip sepse Klosedua nuk dinte të fliste fare shqip para se të fillonte shkollën shqipe.
Të gjitha pjesët e interpretuara me mjaft bukuri nga fëmijët, u shoqëruan me duartrokitje të forta.
Sigurisht kjo ishte dhe pjesa më emocionante që krijoi edhe kulmin e kësaj ceremonie.
Mbas kësaj u shpërndanë dëshmitë për fëmijët që pqërfunduan me sukses sezionin shkollor shqip si dhe ju dha nga një dhuratëmësuesve të shkollës nga shoqata.
Në fund si zakonisht cereoninë e mbylli koktej i zakonshëm që kryesia e shoqatës “BIJTE E SHQIPES” organizon në të gjitha aktivitetet.

Filadelfia 7 qershor 2004