LIGA E FUTBOLLIT NË SALLA TË MBYLLURA (MESHKUJ) VJESHTË 2003 – SKUADRA JONE FITUESE E VENDIT TE PARE

Më dt. 20 tetor 2003, filluan takimet e futbollit për meshkuj nëkuadrin e ligës së futbollit në salla të mbyllura – “Vjeshtë 2003”.

Në këtë sezion futbollistik mer pjesë dhe ekipi i shoqatës “BIJTE E SHQIPES” me emrin “Albanian Eagles” (Shqiponjat Shqiptare).

Ekipi ynë mer pjesë në divizionin perëndimor së bashku me ekipet: “Jame’s”; “NPD”; “Diamond”; “Bridges”; “SOB”; “A & V” dhe “Body Beautiful”.
Për njohuri po tregojmë disa rregulla të këtij futbolli:
= Ndeshjet zhvillohen në salla të mbyllura në fusha me përmasa të vogla.
= Skuadrat përbëhen nga 5 lojtarë, njëri prej të cilëve ështëportjer.
= Lojtari që gjuan topin dhe prek tavanin e sallës del jashtënga loja për dy minuta pa të drejtë zëvendësimi.
= Fusha nuk ka kufizime me vija por është e rrethuar nga tëkatër anët me mur (si në hokei mbi akull) dhe loja vazhdon për sa kohë topi përplaset në mur. Ajo ndërpritet vetëm kur topi kalon mbi mur ose prek në tavan të sallës.
= Gjatë lojës ndërimet e lojtarëve nuk janë të kufizuara dhe ato bëhen pa marë leje nga gjyqtari i lojës.
= Loja zgjat 2×23 minuta.

Ndeshjet zhvillohen në zonën sportive të rrugës ERIE, pranëfabrikës së Koka Kola, një herë në javë, çdo të hëne. Të katër takimet e këtij grupi fillojnë në ora 7-00 PM. Deri në ora 11-00 PM. Ekipi jonë i ka ndeshjet gjithmon në ora 10-00 PM.

Kampionati filloi më 20 tetor dhe deri më 18 dhjetor do tëpërfundojnë të gjitha takimet në grup. Më dt. 22 dhjetor, 5 dhe 12 janar zhvillohet Play-Offs prej nga del kampionia e Divizionit tëPerëndimit. Më 14 janar 2003 zhvillohet takimi i kampiones sëperëndimit me atë të lindjes për të përcaktuar kampionen.

Anëtarët e ekipit tonë janë djem të rinj që drejtohen nga trajneri Endi Hyka, djali i ish futbollistit të njohur të Tiranës Skënder Hyka.
Karakteristikë në këto takimet e para ka qënë se, në takimin e parë kishte pak sportdashës shqiptar, në të dytin dhe të tretin numuri i sportdashësve që mbështetën skuadrën ishte shtuar shumë. Ata mbanin në duar edhe flamurin tonë kombëtar.

Le t’u urojmë djemve tanë: Suksese nga ndeshja në ndeshje.
P.S. Kush dëshiron të ndjeki ndeshjet e ekipit tonë le të lidhet me telefon (numurat e telefonit janë dhënë në faqen e parë tëwebsite të shoqatës tonë) dhe ne do ti orjentojmë për vendin ku zhvillohen ndeshjet. Ju kujtojmë edhe një herë se ndeshjet zhvillohen çdo të hënë në darkë.

SKUADRAT PJESMARESE

1-“Jame’s”
2-“NPD”
3-“Diamond”
4-“Bridges”
5-“SOB”
6-“A & V”
7-“Body Beautiful”
8-“Albanian Eagles”

KALENDARI I NDESHJEVE

20 tetor 2003
Body Beautiful” vs “Albanian Eagles”

27 tetor 2003
“Albanian Eagles” vs “A & V”

3 nëntor 2003
“Jame’s” vs “Albanian Eagles”

11 nëntor 2003
(e martë)
“Diamond” vs “Albanian Eagles”

17 nëntor 2003
“NPD” vs “Albanian Eagles”

24 nëntor 2003
Pushim

1 dhjetor 2003
“Bridges” vs “Albanian Eagles”

8 dhjetor 2003
“SOB” vs “Albanian Eagles”

18 dhjetor 2003
“Body Beautiful” vs “Albanian Eagles”

PLAYOFFS
22 dhjetor 2003
8-00 PM 3rd vs 6rd (Ndeshja 1)
9-00 PM 4th vs 5th (Ndeshja 2)

SEMI – FINALS
5 janar 2004
8-00 PM. 1st vs Fituesja e ndeshjes 2
9-00 PM. 2nd vs Fituesja e ndeshjes 1

FINAL
12 janar 2004
9-00 PM. Finalja e Perëndimit

14 janar 2004
8-00 PM. Për titullin KAMPION
Lindja vs Perëndimi

REZULTATET E NDESHJEVE

“Body Beautiful”-4 “Albanian Eagles”-7

“SOB” – 0 “Albanian Eagles” -2
“Bridges” – 7 “Albanian Eagles” -19
“NPD” – 5 “Albanian Eagles “-7
“Diamond” – 2 “Albanian Eagles “-13
“Jame’s” – 4 “Albanian Eagles” – 4
“A & V” – 1 “Albanian Eagles” -13
“Body Beautiful”-9 “Albanian Eagles” -10

SKUADRA JONE PRETENDENTE PER TITULL
(PERMBLEDHJE E NDESHJEVE TE LIGES)

Siç e keni ndjekur nga njoftimet tona për çdo ndeshje, skuadra jonë “Albanian Eagles” (Shqiponjat Shqiptare), mori pjesë në ligën e fitbollit në salla të mbyllura së bashku me 7 skuadra të tjera. Dhe rezultatet e skuadrës tone ishin shumë te mira.

Shorti e vuri skuadren tonë qysh në ditën e parë me skuadrën “Body Beautiful”, që siç treguan rezultatet e më vonëshme ishte skuadra pretendente për titull. Duke mos patur pervojë në këtë lloj futbolli pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi në disfavor të tanëve me rezultatin 1 me 8. Në pjesën e dytë të ndeshjes ekipi i ynë paraqitet krejt ndryshe falë edhe përvojës së fituar nga pjesa e parë dhe e detyron kundërshtarin të gjunjëzohet totalisht. Fiton krejt ndeshjen me rezultatin 10 me 9. Duhet thënë se ndeshja ishte mjaft e fortë dhe e vështirë për ekipin tonë.

Në ndeshjet që vijuan djemtë e ekipit tonë u japin leksione se si luhet futbolli, të gjitha skuadrave. Fitojnë me lehtësi ndaj skuadrave “A & V” : 13 me 1, “Diamond” : 13 me 2, “NPD” : 7 me 5, “Bridges” : 19 me 7, fiton një ndeshje në tavolinë (aforfe) me ekipin “SOB”, dhe barazon vetëm një ndeshje (kjo për njëanshmëri të gjyqtarit të ndeshjes) 4 me 4 me ekipin “Jame’s”.

Në bazë të kalendarit të hartuar nga organizuesit e kampionatit ndeshja e parë në ditën e fillimit të kampionatit u përsërit edhe në fund të ndeshjeve në grup. Rasti e solli që skuadra e jonë që është në krye të klasifikimit, vetëm me një barazim, të takohet përsëri me skuadrën e vendit të dytë, që kishte vetëm një humbje, me skuadrën tonë. Kundërshtarët tanë shpresonin të mernin hakun e humbjes në ditën e parë të kampionatit dhe të delnin në krye të renditjes. Por çfarë ndodhi në fushën e lojës? Të dyja ekipet hynë në fushë me bindjen se do ta fitonin ndeshjen. Ekipi “Body Beautiful” luajti shumë fort, në disa raste edhe shumë rëndë, por “Albanian Eagles” me teknikën e tyre ju lanë të kuptojnë kundërshtarëve se fitorja e ditës së parë (10 me 9) nuk ishte rastësi dhe se e meritojnë kryesimin e kamtionatit. Ndeshja përfundoi me fitoren e ekipit tonë me rezultatin 7 me 4. Kështu ekipi ynë kalon në playoffs duke qënë në vendin e parë, direkt në gjysëm finale, takim që do të zhvillohet më dt.5 janar 2004 në ora 8-00 PM.

Pra në përfundim të këtyre ndeshjeve skuadra e jonë ka 7 fitore dhe 1 barazim me golaverazhin pozitiv 75 të shënuar ndaj 32 të pësuar.
Ja renditja përfundimtare e skuadrave:
1 – “Albanian Eagles”
2 – “Body Beautiful”
3 – “A & V”
4 – “Jame’s”
5 – “NPD”
6 – “Diamond”
7 – “Bridges”
8 – “SOB”
6 skuadrat e para futen në playoffs. Dy skuadrat e para futen direkt në gjysëm – finale.

Le të presim çfarë do të na dhurojnë djemtë tanë në playoffs gjithmon me pretendimin për të fituar kupën e kampionatit dhe titullin kampion.
PLAYOFFS

Ndeshjet e playoffs-it filluan më dt.22 dhjetor 2003 me takimet çerek-finale, ku u ndeshën skuadrat e renditura nga vendi i tretë deri në vendin e gjashtë. Ndeshjet çerek finale dhanë këto rezultate:
“A & V” – “Diamond”…………..8 me 5
“Jame’s” – “NPD”……………….8 me 3
U kualifikuan për në gjysëm – finale skuadrat “A & V” dhe “Jame’s”

SEMI – FINALS
5 janar 2004
“Albanian Eagles” me “Jame’s”
“Body Beautiful” me “A & V”
Në gjysëm – finalen e parë ekipi ynë u ndesh me “Jame’s”. Gjatë gjithë ndeshjes ekipi ynë ishte superior.
Sapo filloi pjesa e parë e ndeshjes djemtë tanë u hodhën në kërkim të golit i cili nuk vonoi të dilte. Që në minutën e 2-të të ndeshjes skuadra jonë kalon në avantazh, i cili me kalimin e minutave vazhdon të thellohet dhe në përfundim të pjesës së parë shifrat janë 5 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë djemtë tanë lëshojnë teren duke i krijuar mundësi kundërshtarëve të shënojnë në min. e 5-të dhe të 8-të. Por mbas kësaj djemtë tanë ushtrojnë presion ndaj kundërshtarëve dhe shënojnë edhe tre herë të tjera duke e fituar përfundimisht takimin gjysëm – final me rezultatin 8 me 2.

Kështu skuadra jonë “Albanian Eagles” kalon në finale ku më 12 janar 2004 do të ndeshet me fituesen e takimit “Body Beautiful” me “A & V”.
Finalja do të zhvillohet ne të njëtin kompleks sportiv ku janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e deritanishme në adresë: 700 E Erie Av. (Pranë Coca – Cola)

Ju bëjmë thirje të gjithë shqiptarëve të mbështesin djemtë tanë në takimin final, pra më dt.12 janar 2004 në ora 9-oo PM.në adresën e më sipërme.

Skuadra shqiptare “ALBANIAN EAGLES”
fituese e vendit të parë të ligës.

Shënim: Për arësye organizative (probleme të qëndrës sportive), ndeshja finale nuk u zhvillua. Organizatorët e ligës lanë në fuqi klasifikimin e mëparshëm ku në vendin e parë ishte skuadra jonë. Duke qënë kështu skuadra “Albanian Eagles” shpallet fituese e ligës