Shqiptarët në Filadelfia festuan festën e Flamurit

Rreth 500 shqiptar u mblodhën mbrëmjen e 26 nëntorit 2003 në lokalin Cannstatter Volksfest – Verein për të festuar së bashku 91 vjetorin e ditës së madhe të shpalljes së Pavarësis së Shqipërisë. Përveç shqiptarëve me banim në Filadelfia dhe rrethinat e saj, kishin ardhur në këtë festim edhe bashkatdhetarë të tjerë nga Washinghtoni, New Yorku, Pocono dhe deri nga Massachusetts.Kishin ardhur për të festuar së bashku me atdhetarët e vet edhe z. Adrian Shima, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sh.B.A. si dhe z.Viktor Isaku, Atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Washinghton.
Kryesia e Shoqatës “BIJTE E SHQIPES”, që kishte marë përsipër organizimin e kësaj mbrëmje festive kishte marë të gjitha masat që që kjo mbrëmje të kalonte sa më mirë dhe sa më gëzushëm.
Në këtë festim ishin të ftuar këngëtarët e dëgjuar shqiptar Aurela Gaçe dhe Gëzim Nika me grupin e tyre.

Mrëmjen e hapi z. Llazar Vero, n/kryetar i shoqatës i cili mbasi uroi pjesmarësit për festën ja dha fjalën z. George Ziu, kryetar i shoqatës i cili mbasi uroi të pranishmëve mirseardhjen dhe përfundoi me fjalët:
Gëzuar Festën e Flamurit. Kalofshi një mbrëmje të bukur.
Mbas kësaj këngëtarja Aurela Gaçe këndoi, së bashku me të gjithë pjesmarësit në sallë, të ngritur në këmbë, hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë.
Pra kështu filloi kjo mbrëmje e bukur, që qysh në parafillimin e saj me masat korekte të mara nga organizatorët premtonte për një festim mbreslënës.
Aurela Gaçe e filloi koncertin e saj me këngën: “Mbrapa të vjen historia”, kurse këngëtari Gëzim Nika me këngën: “Ismail Qemali lëshon kushtrimin”, këngë të kushtuar plakut patriot Ismail Qemali që më 28 Nëntor 1912 ngriti në Vlorë flamurin e kuq me shqiponjën dy krenore duke shpallur mëvehtësin e Shqipërisë. Mbas kësaj muzika e bukur popullore shqiptare nga të gjitha krahinat e vendit dhe trevat shqiptare, të interpretuara mjaft bukur nga të dy këngëtarët, si dhe këngët tona të lehta vazhduan për më se 6 orë duke ftuar në vallzim të gjithë pjesmarësit në sallë, të cilët nga ana e tyre nuk nguronin të ngriheshin sapo fillonte muzika. Tavolinat, e shtruara mjaft bukur nga të zotët e lokalit më shumë rinin bosh sepse të gjithë ngriheshin për të vallëzuar. Pista e vallëzimit në këto raste nuk mjafton dhe shqiptarët vallëzonin edhe rreth tavolinave grupe – grupe.

Në pushimet e muzikantëve pjesmarësit e mbrëmjes dëgjuan:
– E reja Kamela Devole recitoi vjershën “Për Flamurin”, kurse i riu Marineo Galica, vjershën “Në Manhattan para Flamurit Kombëtar”
-Znj. Elvira Budo, anëtare e kryesis së shoqatës, bëri njoftimin për hapjen e shkollës shqipe, të cilën kryesia e shoqatës ka programuar për vitin e ardhshëm.
Z. Vlashi Fili trasmetoi në sallë për të pranishmit urimin për festën e madhe të Flamurit, dërguar, nëpërmjet website të shoqatës, nga disa bashkatdhetarë me banim në Messachusetts e New York (U.S.A), Kosovë, Maqedoni, Itali, Gjermani, Hollandë, Angli dhe Japoni.
Mbrëmja u bë mjaft e larmishme kur në sallë u zhvillua llotua tashmë tradicionale që shoqata e bën falas në çdo mbrëmje të tillë.
Mbs 6 orë shumë të gëzushme me muzikë vallzimi, këngë e valle të gjithë u larguan nga salla me mbresa shumë të mira dhe me urimin:Kështu u mbledhshim përhera.