Nënë Tereza u nderua edhe nga shqiptarët e Filadelfias

Shoqata Atdhetare – Kulturore, Shqiptare – Amerikane “BIJTË E SHQIPES” me qëndër në Filadelfia, më dt.12 tetor 2003, organizoi një aktivitet me temë: “Nënë Tereza – Shqiptarja e madhe”. Aktiviteti u organizua në mbështetje të shënjtërimit të Nënë Terezës, si pjesë përbërëse e të gjitha aktiviteteve që po zhvillohen kudo në trojet shqiptare.
Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të shoqatës si dhe simpatizantë dhe mbështetës të saj, në një numur të madh saqë një pjesë e tyre nuk mundën të uleshin mbasi salla u tej mbush.
Mernin pjesë gjithashtu edhe të ftuar.
Aktiviteti u zhvillua në bazë të programit të hartuar qysh më parë nga Këshilli Drejtues i Shoqatës.
Në sallë ishte vendosur një ekspozitë fotografike në 7 stenda, nga jeta dhe aktiviteti i Nënë Terezës.
Në krye të sallës ishte i shpalosur një flamur i madh shqiptar. Në të dy anët e presidiumit që drejtoi aktivitetin, ishin vendosur një portret i madh i Nënë Terezës, punuar me mjaft mjeshtëri nga piktori Odise Lakuriqi, si dhe stema e bukur e shoqatës.
Aktiviteti u hap me hymnin shqiptar.
Mbas kësaj z.Vlashi Fili, sekretar i Këshillit Drejtues të shoqatës mbajti fjalën e hapjes së aktivitetit.

“O Zot, në se s’mund të bëj asgjë për këta njërëz, atëhere së paku më jep fuqi të vdes në mesin e tyre, për të treguar dashurinë tënde”. Kjo ishte një nga lutjet e Nënë Terezës të cilat i lexuan të rinjtë, Kamela Devole dhe Marineo Galica.
Mbas këtyre z. George Ziu, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”, mbajti kumtesën kushtuar Nënë Terezës me titull: “Përkujtimore nënderim të Nënë Terezës”.
Përshëndetjet vazhduan më pas aktivitetin. Në fillim përshëndeti Rev. Mr. Michael Arno në emër të Arkiodioqezës të Filadelfias i cili duke falënderuar për ftesën e bërë nga shoqata, përmëndi fjalët e Nënë Terezës kur ajo ka qënë në qytetin e Filadelfias. Në fund tëpërshëndetjes së tij Mr. Arno bekoi aktivitetin.

Mbas kësaj përshëndetje një tjetër amerikan përshëndeti aktivitetin. Kjo ishte Barbara Hyseni.
“Dy fjalë zemre për Nënë Terezën” ishte boshti i përshëndetjes të z. Llazar Vero, n/kryetar i shoqatës. Mbas tij përshëndeti z. Ligor Luarasi, anëtar i shoqatës si dhe përfaqësues i buletinit “Emigranti”.
Më pas aktiviteti vazhdoi me disa recitime. Në fillim të rejat Elsa Gore dhe Lorena Bendaj recituan poezin e Nënë Terezs “Lamtumirë”, e para në shqip dhe e dyta në anglisht.
Çuman Çumani recitoi poezinë “Nënë Terezës”. Kjo poezi ishte pjesë përbërëse e librit të tij të dytë me poezi të botuar së fundi nga ky autor.
Suzana Vangjeli recitoi poezinë e Laureta Petoshatit kushtuar Nënë Terezës.
Në përfundim të aktivitetit pjesmarësit kaluan në biseda të lira grupe grupe duke shijuar njëkohësisht edhe shumë ushqime të shijshme tëpërgatitura nga amvisat shqiptare.
I gjithë aktiviteti zgjati rreth 2 orë e 30 minuta .