125 VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT

Këshilli drejtues i shoqatës, më 15 Qershor 2003, organizon mbrëmjen përkujtimore me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878).

Në sallën ku u zhvillua mbrëmja përkujtimore, ishin vendosur 3 stenda fotografike nga kjo ngjarje historike, tullumbace kuq e zi dhe për herë të parë u vendos stema e shoqatës e zmadhuar në kanavacë, punë e piktorit Odise Lakuriqi, me ide të Dr. George Ziu, kryetar i Shoqatës “Bijtë e shqipes”

Mbledhjen e hapi zv/kryetati i shoqatës z. Llazar Vero,i cili me pak fjalë vlerësoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si ngjarjen më të rëndësishme që nga koha e Skënderbeut.
Mbasandej u mbajtën kumtesat e përgatitura për këtë mbrëmje përkujtimore.
a – “Atje ishte e gjithë Shqipëria”………………………………………………………… Përgatit dhe referoi z. Sotiraq Pema.
b – “Lidhja e Prizrenit-bazë për Pavarësin e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar”- Përgatitur nga z. Fatos Gjakova.
Kumtesat u dëgjuan me vëmendje nga të pranishmit dhe u vlerësuan.
Mbrëmja vazhdoi me shijimin e gatimeve karakteristike shqiptare të përgatitura nga amvisat shqiptare, e shoqëruar kjo me muzikën e bukur shqiptare.

Filadelfia, 15 Qershor 2003